21 Prill 2025

Studenti dhe angazhimi në jetën politike në Kosovë

Shkruar nga Argjend Softolli

Gjatë pothuajse shumë dekadave kemi dëgjuar e lexuar shumë për veprimtarin e studentëve në botë e posaçërisht në Kosovë.

Para pothuajse 2 dekadave studenteria kosovare lidershipi studentor ishte motori kryesor për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ishte faktor kryesor dhe vendimarres për situaten politike e ekonomike sa ishte Kosova nen regjimin Serbe dhe duke pas ketë rol të fuqishem në shoqëri ata shfrytëzuan çdo mundësi madje të gjithë e dijm për protestat e vitit 81  që studentet ishin factor kryesor në atë protestë dhe njëmend aty u bë një kthesë e rëndësishme  për vendin dhe kombin mirëpo mos të harrojmë që ajo studenteri e asaj kohe përveç që kërkonte liri kërkonte edhe Bashkimin Kombëtar.

Liria dhe pavarësia e vendit u arrit por jo edhe kërkesa e dytë për Bashkim Kombëtar .!

Mirpo nese shtrojm pyetjen se cfar duhet te bej sot studenti i Kosoves  perveq qe te studioj,studentet ne Kosove duhet te protestojne madje te protestojne fuqishem dhe jo vetem para rektoratit por te protestojn edhe para institucioneve me te larta udhehqese siq jan Parlamenti e Qeveria  te protestohet për  kushte me te mira studimi për një jete me te dinjitetshme studentore  per gjendjen e rende ekonomike e sociale dhe politike te vendit .

Te protestohet po mirëpo jo te protestohet kur na therrasin partitë politike qe janë ne Parlament e jashtë Parlamentit, studentet nuk duhet te jen mbështesë te atyre te cilët kërkojnë shkatërrim te institucioneve sepse Pozit e Opozit ne kuvend vjedhin bashke  dhe krimin e organizuar e bëjn bashke askush nuk është me shume fajtor për gjendjen e rende qe gjendet vendi përveq partive politike .

Prandaj studentet njëherë e mire duhet te unifikohen dhe njëzeri te kërkojnë qe politika ti mbaj duart larg nga Universiteti  dhe menaxhmenti i Universiteve Publike ne Kosove .

Studenteria Kosovare njëherë e mire duhet ta kuptoj rolin e saj te fuqishëm qe ka ne vend madje kjo studentri  ne ketë vend nuk duhet ti përgjigjet asnjë thirrje për  protesta nga partitë politike te cilat për studentet ju bjenë ne mend vetëm atëherë kur janë zgjedhjet dhe asnjëherë tjetër për jetën studentore  madje edhe e veshtirsojnë  jetën studentore duke ndërhyr në punet e Universiteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)