"Stop" vrasja e fjalës së lirë dhe kërcënimet ndaj gazetarëve!
Shkruar nga Asllan Dibrani
"Disa njerëz në Kosovë nuk e shohin lirinë e fjalës si një ideal abstrakt, por më shumë si një mjet i kërcënuar, po që shkruan dhe publikon realitetin e hidhur? Ndjeshmëria ma e theksuar po ndihet të temat politike qe i përket publicistikës ,korrupsioni, hajnisë ,hapjes se dosjeve mbi të bërat e bashkëpunëtoreve të UDB-ës dhe ish regjimeve mbi popullin e Kosovës.
Janë në thumb kritike dhe të censuruara, apo edhe krejt të ndaluara nëse trajton tema të çështje politiko-shoqërore të ditës etj, siç ju ndodhi këto ditë edhe gazetarëve konkretisht, kryeredaktorit të gazetës Bota Sot Idriz Morina dhe gazetari tjetër të kësaj të përditshmeje Nehat Shaqirit!
Tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështje politiko-shoqërore të kohës në shtypin e përditshëm atë periodik ose në botime të veçanta, sot po ndihen si të rrezikshme për një pjese të klasës politike.
Në fushën e publicistikës "Gazetaria" e mirëfilltë,dhe gazetarët e shkëlqyeshëm janë dritarja dhe sinjali ma i mire për mbrojtjen e vendit nga kasaphana e matrapazëve politik, që me politiken e tyre janë duke e rrezikuar vendin me një rezistencë të re, kërcenim ndaj fjalës së lirë . Të përzihet politika në punën e gazetarëve është barazi me përzierjen e punës se gjykatësit, në punën e shkencëtarit apo mjekut, dentistit,artistit etj .
Qeveria dhe njerëzit e zhytur nuk duhet t'i frikësohen realitetit ,dhe gazetarëve të vet, publicistëve të vet , dhe krijuesve të vet pa marrë parasysh se cilit krah politik i përkasin përbrenda kornizave kombëtare.
Gazetarët duhet privilegjuar e jo ndëshkuar! Ligjvënësit e parlamentit të Kosovës duhet të skuqen para popullit të vet, që foltoret e Parlamentit i kanë shndërruar në (qërim hesapesh në gara), se kush kenë po e akuzon ma shumë , se kush kenë po e shanë ma shume, se kush po e shet ma shume vendin , se kush po mbjell ma shumë ekstremizëm dhe zhbërje të kombit .
A thua pran këtyre skenave dhe këtij barbarizmi të mbyllet goja dhe shprehja e lirë ?. A thua të heshtet e kaluara e bashkëpunëtoreve ,që akoma i kanë duart e përgjakura me neve qe na burgosen ,vranë dhe shantazhuan për qefin e Beogradit!!!???...
-A thua është në rregull t'i diktohet gazetarit se për cilin institucion të shkruan mirë, e për cilin keq?A thua të heshtet kërcënimi që ju bë kryeredaktorit të " Botes sot" zotit Idriz Morinës, një gazetar i shkëlqyeshëm , që në thumb kritike ka ta mbroj shtetin nga partizanët bizantin te barbarizmit dhe krimit te organizuar!. Ta mbrojmë, apo ta gjykojmë gazetar të devotshmërisë dhe të guximshëm që trajton temat e ndryshme, po edhe ato me karakter politik, qofshin pozitiv apo negative.
Ky tregon realitetin dhe e publikon artikullin në gazetë. Nëse pala ka arsye demontimi ,dil mbroje veten apo edhe demanto shpifësin kush do që të jetë? A thua kërcënimi i poshtëshënuar nuk është një argument i mjaftueshëm për ta shqetësuar opinionin tonë. Sjellim ma poshtë citatin e të shprehurit nga kërcënuesi ndaj kryeredaktorit të "Botes sot":
-"Nuk ka rëndësi se sa kanë gabuar të tjerët, as ata që e kanë botuar listën që në vitin 1999, as ata që e kanë risjellë në media në vazhdimësi për shumë vite, me rëndësi është, se Bota sot, stafi i saj është pritur që të bie në këtë pikë. Ne këtu, bash këtu ju kemi pritur, ska rëndësi se çfarë ka ndodhur më parë! Tash ju do të paguani!
Kjo mjafton që ta kuptojmë shtruar se për çka bëhet fjalë? Këtu ka të bëjë me listën e agjenteve të UDB-ës jugosllave,para lufte dhe pas saj .Të zbulohen vrasësit dhe të shpallen përgjegjës para popullit teëshume vuajtur.
-Për mua nuk ka rëndësi si e ka emrin kërcënuesi. E rëndësishme është heshtja dhe jo aftësia jonë si shoqëri dhe shtet për të mbajtur të kërcënimin e fjalën së lirë, informimin e drejtë dhe gjithçka tjetër që s'u shkon për shtati grupeve kriminale.
E vërteta dhemb pastaj ta qojmë deri në fund . Nga këtu bashkërisht si shoqëri ti themi "STOP" kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe të jemi në mbështetje të gjithë atyre që e luftojnë të keqën në shoqërinë kosovare.
Vet emërtimi i etikes gazetar, ka kuptimin e drejtë për ruajtjen e fjalës së lirë ndaj abuzuesit i cili donë të ushtroj shtet policor me kodin e aprovuar penal gjegjësisht nenet kontestuese sipas kutit të tyre. Sot gazetarit, po i imponohet ta luaj rolin e policit, të spiunit dhe të një njeriu demagog një krahi politik qoftë edhe kriminal!!!???