27 Dhjetor 2024

Standard e kriter, profesionalizmi, e jo militantizmi

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Kalben njerëzit e ndershem aty ku lartësohen lajkatarët. (S.Frashëri)
 
Nuk është vetëm një rast, por shumë e shumë raste.Nuk është vetëm nga njëri lider, por pothuaj nga gjithë liderët, Nuk është vetëm nga njëri subjekt politik, por pathuaj nga të gjitha subjektet politike të Kosovës.

 

Te njejtën “valle “, e filluan, që nga zgjedhjet e para, që pati Kosova e pasluftës, e vazhduan edhe pas zgjedhjeve tjera, qofshin nacionale apo lokale, dhe e trashëguan edhe shumica e të parëve të pothuaj shumicës së komunave të Kosovës, por, edhe më “të pushtetshmit” tjerë, si në nivelin qëndror, ashtu edhe në ate lokal, nëpër institucione të ndryshme të vendit.
 
Pra, në mënyrë zingjirore, pa dallime të mëdha , edhe kush “hypi”, por edhe kush “zbriti” nga pushteti, në kontinuitet, e vazhdoi, dhe po vazhdon të sillet e të veproj, pa iu trembur syri e pa fije turpi e ndërgjegjie , sikur , edhe paraja publike, edhe prona shtetërore, por edhe institucioni që udhëheqë e qeverisë, të ishte, jo e vendit të tij, e popullit të tij. dhe në veqanti, e shtetit, që si nocion, (shprehimisht e kemi gojen plot), e aq shumë e kemi pritur, kërkuar e dëshiruar, por bëjnë veprime e sjellje, që më së paku reflektojnë mesazhe pozitive e veprime konkrete dhe serioze, për të ndërtuar një shtet dhe një vend, që do tia kishim lakmi në radhë të par ne, që këtu jetojmë e identifikohemi , e pastaj, pse jo, do ti bindnim, edhe ata, që nuk na duan, e që nuk i kemi miqë, por që realieti , do ti zhgenjente.
 
Pos shumë fenomeneve dhe dukurive tjera negative, që janë cekur e identifikuar, qoftë nga individë e disa media vendore, por edhe nga mekanizma ndërkombëtarë, difekti mjaft i madh, për të mos thënë edhe kryesor e me peshë, i cili, po zbeh, jo vetëm imazhin e institucioneve dhe të lidershipit, por, po prodhon në vazhdimësi, edhe dëme të pakrahashueshme, në raport, me zhvillimin dhe kerkesat e nevojat, për suksese në institucionet dhe mekanizmat shtetëror, është, angazhimi dhe punësimi i militantëve partiak, nëpër pozita dhe poste, të cilat, kriter kryesor, dhe standard strikt, për punësim, do duhej ta kishin, në radhë të parë, vetëm profesionalizmin, e pastaj të tjerat.
 
Nuk do të merrej si dicka e jashtëzakonshme, dhe shumë e papranushme, sikur, ish liderët, por edhe ata aktual, por edhe të parët e shumicës së institucioneve tjara, të punësonin, qëftë në pozitat e këshilltarëve të tyre, qoft nëpër borde e kompani publike , por, edhe nëpër drejtori komunale e shkolla të mesme e fillore, Universitete e Qendra shendetësore, Rektorat e misione diplomatike dhe konzulare, gjyqësorë e polici…qeveri e parlament, njerëz dhe përsona që kanë një përgatitje, bile solide profesioanle, por edhe morale, kombëtare e njerëzore.
 
Por , fatkeqësisht, jemi dëshmitar, kur, këta liderë dhe ish liderët, kur, ish kryetarët e komunave dhe këta aktual, kur, ish kryeparlamentarët dhe ky i tanishmi, kur ish presidentët, dhe kjo aktualja, kur ish kryministrat dhe ky i tanishmi (që ka rahatu më së shumti), kur ish minsitrat dhe zëvëndës minisitrat, por edhe këta aktualë, me akomodimin në postet e tyre, angazhim primar, patën.në radhë të parë, punësimin e militantëve dhe të afërmëve të tyre, dajëve dhe tezeve, nipave e mbesave, grave e dashnoreve, miqëve e jaranave, lajkatarëve…dhe kjo taktike e logjike dhe ky sindrom, vazhdoi dhe po vazhdon edhe me tutje.
 
Logjikisht, është një realitet dhe një e vertet, se edhe ne shtetet me demokraci më të zhvilluar, liderët dhe bartësit e institucioneve të larta shtetërore, afër vedi, në radhë të parë, ofrojnë dhe angazhojnë, njerëz të besueshëm dhe të aftë e të shkolluar dhe të ngritur profesionalisht, dhe që i ndihmojnë, si i pari i institucionit që drejton, jo vetëm liderit, por e ngrisin dhe fuqizojnë edhe institucionin ku punojnë, për të cilën gjë edhe paguhen.
 
Shikuar nga kendi realist, i këtij realiteti të krijuar në Kosovë, shumica e këshilltarëve dhe stafit të kabineteve të liderëve aktual dhe institucional, janë “skema sociale”, me njerëz, me të cilët, liderët, i lidhin, raportet shoqërore nga aktiviteti partiak dhe rajoni prej nga vijnë, pastaj nga bankat e shkollave të mesme (shumica studimet i kanë kry tash), por edhe, me interesa biznesore, dhe, të rralla, janë rastet, kur angazhojnë, përsonalitete, që janë vetëvetja, apo thënë shkurt, njerëz që kanë, dijen, unin, dhe qëndrimin, i cili, në realitet, ka vlerë, por edhe që premtojnë dhe i qojnë proceset përpara.
 
Fajet dhe ndëshkimet, për këto fenomene dhe abuzime, shumë pak i kanë ata që kanë zënë këto pozita dhe poste, sepse kur i pyet shqiptarët, shumica deklarohen se janë ndër më të menqurit, bile shpeshëhere, në kontakt me shumicën e tyre, ata sillen sikur janë të pazëvënsueshëm dhe janë “ekskluzivë” e të “lindur” për këto pozita, por deri më tash, edhe pse ndëshkimin është dashur ta bartin liderët, saksionimi i tyre ka munguar, edhe pse sinjalet e para, reflektuan dhe u vërejten ne disa komuna dhe në disa raste në zgjedhjet e fundit lokale, kur, pikërisht, për shkak të riciklimeve të individëve dhe përsonave e klaneve të caktuara, elektorati, arriti që të ndëshkoj me votë disa lidere, dhe disa subjekte politike, për cka edhe tregoi rezultati në këo zgjedhje.
 
Nese, Hashim Thaçi, kryministri aktual, dhe i cili, po deklaron edhe gjate këtyre ditëve, se do të vazhdoj edhe në një mandat të mbaj në postin që ka, (e njejta gjë vlen edhe për pretendentët tjerë)është koha dhe momenti i duhur dhe i fundit, që në mandatin vijues, bile në vendet kyqe dhe me rëndësi, të vendosen dhe emërohen njerëz dhe përsonalitete, që me punën dhe angazhimin e tyre , në radhë të parë, ia zbardhin fëtyrën vehtes, e kuptohet edhe institucionit dhe liderit e shtetit në veqanti, aty ku angazhohen, e jo si deri më tash !
 
Për fund: Kryministër, boll ma me plotësim kerkesash dhe dëshirash e nevojash.Gjatë dy mandateve që qeverise , të rrallë, apo asnjë përsoni që paksa të ka shërbyer, nuk mbete pa ia kthyer borgjin.

Edhe ata që të lavdëruan dhe të thurrën mite e të hyjnizuan, por disa edhe tu përkulën. Edhe disa që të bartën valigjet kur ishe jashtë vendit.

Edhe disa që një kohë i kishe afër dhe ndërkohë u dalldisën” nga benfitet” dhe ta kthyen shpinën, edhe disa që të kritikuan por ndërkohë i “palove”, edhe shumë e shumë të tjerë… , andaj, (nëse fiton edhe një mandat) larg duart nga keto veprime dhe ky servilizëm i tepruar, sepse, në fund të fundit, më së shumti, vet ke me ia pa sherrin.

Po vijnë rrethana tjera.Kohët po ndryshojnë, kryeministër…Leji premtimet…?!

 
 
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)