Stagflacioni karakterizon ekonomit Evropiane
Shkruar nga Safet Gërxhaliu
Kriza ekonomike si pasoj e pandemis Covid 19 dhe tani nga efektet negative të luftes Ruso-Ukrainase është në rritje konstante e ne veçanti në vendet Evropiane.
Inflacioni në rritje, ramja e investimeve , rritja e dollarit perballë Euros janē sfidë e madhe për Europen.
Europa po kalon në një sfid tjetër që eshte më e rrezikshme se inflacioni dhe po kalon në stagflacion.
Stagflacioni është gjendja e një vendi ose zona e bashkimit monetar në të cilën ekonomia është njëkohësisht në një gjendje stagnimi dhe inflacioni.
Termi vjen nga fusha e makroekonomisë, e cila përshkruan një periudhë me inflacion të lartë, ndërkohë që produkti kombëtar bie ose të paktën nuk rritet. Ekonomia atëherë nuk rritet apo bie, shkalla e papunësisë mbetet në të njëjtin nivel, por niveli i çmimeve ende rritet.
Si pasoj e efektetit stagflativ janë edhe paralajmrimet e Bankes Botrore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për tkurje ekonomike në vendet e UE dhe se do te jenë të goditura edhe shtetet tjera në mënyr të efektit zingjiror.
Ky fenomen eshtē aktual edhe në Kosovë përkunder proklamimeve institucionale për rritje ekonomike dhe shtimin e numrit të të punsuarve.