21 Prill 2025

Stabiliteti politik çelës për integrimin ekonomik

Shkruar nga Mr. Lulzim Beqiri

Stabiliteti politik është një faktor esencial për normalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm eko­nomik të çdo vendi. Lufta e fundit në Kosovë bart me vete edhe një sërë transformimesh në rrafshin politik dhe ekonomik.

Me përfundimin e luftës, fokusimi i udhëheqjes kosovare u shtri në hartimin e strategjive për “një shtet të ri” para së gjithash politik. Ky fokusim, për legj­i­t­i­m­itet ndërkombëtar karshi Kosovës, duke u konsideruar primar dhe çelës për fushat tjera të zhvillimit të vendit, mori energjinë më të madhe të përkushtimit.

Madje Kosova si “rast politik” (dhe vetëm politik) është ende shumë aktual. Kosova është ende e pranishme në mediat botërore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mediat ndërkombëtare janë duke e përcjellë betejën diplomatike (mes udhëheqjes kosovare dhe asaj serbe).

Kjo dërgon një imazh të jost­a­b­ilitetit tek investitorët e huaj. Edhe pse deri më sot, Kosova është njohur me mbi 100 shtete, duke përfshirë 22 Shtete Anëtare të BE-së, megjithatë refuzimi i pjesës tjetër i vendeve anëtare për ta njohur Republikën e Kosovës po e pengon zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit.

Hartimi i projekteve dhe strategjive duke normalizuar raportet me shtetet që tashmë njohin shtetësinë e Kosovës dhe duke ndjekur ecurinë e njohjeve tjera Kosova mund të normalizojë edhe fun­k­sionimin ekonomik të vendit.

Në këtë kuadër, NVM-të kosovare mund të kenë qasje më të shpejtë e më të plotë në hartën evropiane të veprimtarisë së tyre dhe të përfitojnë nga për­vojat, investimet, projektet dhe instruksionet që mund të marrin nga shtetet e Bashkimit Evr­o­pian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)