26 Dhjetor 2024

Stabiliteti makrofiskal dhe buxheti

Shkruar nga Ma. sc. Fiknete Bejta

Përgatitja e buxhetit nga ana e qeverisë po shihet si buxhet i shkëputur vjetor dhe jo si një buxhet me efekte afatgjata dhe i  integruar në kornizat afatmesme ekonomike dhe fiskale.

Në linjen e kësaj hyjnë edhe veprimet e tjera buxhetore që zbatohen nga qeveria duke u varuar eksluzivisht nga momentet politike për shembull nga skandalet qeveritare apo proceset zgjedhore.

Dy institucionet më të rëndësishme të Kosovës, për mbledhjen e të hyrave buxhetore, janë Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Mbushja e buxhetit nga këto dy institucione, nuk është mundësi nga më të mirat për një buxhet të qëndrueshëm apo thënë ndryshe  kjo formë e mbledhjes së të hyrave është një formë që i karakterizon zakonisht shtetet e pazhvilluara.

Mundësi e volitëshme nuk shihet edhe për arsyen se në momentin që do të nënshkruhet procesi i  stabilizim-asociimit, atëherë të hyrat nga taksat doganore për mallrat dhe produktet( të hyrat më të mëdha) që vijnë nga Bashkimi Evropian, do të eliminohen. Duhet të dallojmë se  në pikat doganore grumbullohet edhe TVSH-ja në import dhe akciza.

Planifikimi buxhetor që po vazhdon të ndodh vite me radhë, Kosovën rrezikon ta fusë në një krizë financiare, është një gabim i madhë nëse  vazhdohet me  projeksione dhe në veqanti me një strukturë tillë  buxhetore.

Qëndrueshmëria buxhetore e Republikes së  Kosovës ka rëndësi esenciale, jo vetëm për financimin e funksioneve të domodoshme të administratës publike, shërbimeve publike, por edhe për  krijimin e kushteve të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik dhe të stabilitetit makroekonomik.

Në këtë aspekt nevojiten masa përkatëse në të dy drejtimet: krijimin e kushteve për rritje të qëndrueshme të të ardhurave buxhetore në një drejtim dhe racionalizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit të buxhetit në drejtimin tjetër.

Rritja e të ardhurave buxhetore mund të arrihet në një periudhë afatmesme para së gjithashë përmes  krijimit të ambientit miqësor për biznese dhe investime, si parakusht për rritjen reale ekonomike, kjo do  ndikoj drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike dhe është në favor të rritjes së shkallës së vjeljes së tatimeve ; zgjerimi i bazës tatimore përmes ngushtimit të evazionit fiskal dhe ekonomisë joformale, përmes kompletimit dhe aplikimit të ligjshmërisë dhe kontrollit e mbikëqyrjes më të rreptë të administratës tatimore e veçmas asaj doganore. 

Racionalizimi dhe efikasiteti i shpenzimeve buxhetore duhet të sendërtohet përmes aplikimit të procedurave dhe rregullave rigoroze të vlerësimit dhe monitorimit të efikasitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve dhe buxhetimit të entiteteve buxhetore në bazë të performancave dhe outputeve nga periudhat e mëparme.

Procedurë tjetër do të ishte, sjellja e konsumit buxhetor në nivel të vendeve që kanë zhvillim të përafërt me Kosovën, duke mundësuar që buxheti, në njërën anë, të realizojë funksionin e nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe, në anën tjetër, të optimalizojë mbulimin e nevojave të konsumit buxhetor. 

Dhe në fund, pritjet e qeverisë  për  në vitin 2014  se norma e rritjes ekonomike të jetë 4.1% ,duke u bazuar në projeksionet  të rritjes dhe konsumit. Këto pritje  shihen jo serioze pasiqë  pikërisht kalkulimet e këtyre të fundit kanë një devijim për të paktën 50% çdo vitë.

Për vitin 2012 pritej të kishte 5 deri në 8 % rritje u arrit vetëm 2.5  sikurse që do del edhe për vitin 2013. Nuk egziston teori që me  këto premisa Kosovën  për vitin  2014 ta nxjerrin  me normë të rrijtes mbi  8% .Ndërsa  shifra prej 4% edhe pse është e mundëshme edhe nëse arrihet do të jetë shumë dekurajuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)