25 Dhjetor 2024

Sovraniteti ka të drejtë të nxjerr ligje dhe të marrë vendime konkrete

Shkruar nga Ali Hertica

Pjesërisht në ditët tona, ka gjetur vend një pjesëmarrje e theksuar politike si vlerë me përshkrimin e ndryshimit që ndodh me njerëzit, në kalimin nga gjendja natyrore në gjendje shoqërore.

E rëndësishme është që tani njerëzit nuk duhet të jenë nën pushtetin arbitrar të të tjerëve.

Sipas vrojtimeve të gjendjes natyrore, sfera politike del nga një sferë tjetër sociale, në kuptimin e saj të pavarur njerëzor.

Mendimet e filozofëve mbi qeverisjen ligjore sipas tyre është që pjesëtarët e shoqërisë nuk kanë ndonjë lloj të drejte mbi sovranitetin dhe sipas këtij arsytimi, sovraniteti nuk ka ndonjë detyrim të qeverisë sipas ligjeve.

Sovraniteti ka të drejtë të nxjerr ligje dhe të marrë vendime konkrete, pa u mbështet në ligje.

Kjo nuk pengon,  të thuash që një qeverisje e zgjuar,  të funksionoj si komandë.Qeverisja duhet të bëhet vetëm në bazë të ligjeve dhe jo vetëm kur qeverisja të bëhet me ligje afatgjate, ku qëndron garancia kundër arbitrarit, se ligjet duhet të jenë njësoj për të gjithë, për të pasurit dhe të varfurit.

Ligjet e qëndrushme i përkasin kushtetutës në debatet  kushtertuse që eshtë një problem i rëndësishem e drejta për të bindur pasardhës, nëpërmjet të një kushtetute të pandryshueshme ose nëpërmjet ndryshimeve procedurale me shumicë të kualifikuar.

Është e vërtetë se pavarësisht se çfarë detyrimesh dhe premtimesh ka bërë një person, ai është i lidhur pas tyre siç janë të lidhur disa politikan dhe qeveritar të Kosovës,  sepse nuk mund të bejë asnjë lloj ratifikimi apo marrëveshjeje,  për fëmijët e tyre në të ardhmen.

Thelbi i arsytimeve politike në Kosovë nga qeveritarët mund të thuhet se janë parime të caktuara nga disa faktor nderëkombtar,  për qeverisjen e shoqërisë,  që nuk mund t’u shmangen asnjë brezi,  pa bërë ndonjë gjë joracionale ose jolegjitime.

Kryesorja është që një kushtetutë liberale është se me të nuk është lidhur vetëm një brez, ose një tjetër.

Është po aq e rëndësishme që kushtetuta të mbështetet në parim dhe sisteme që janë edhe në të ardhmen  të nevojshme për të siguruar qytetarët nga  qeverisjet arbitrare.

Në qoftë se një berz,  heq me shumicë votash një kushtetutë liberale  apo një marrëveshje dhe në vend të saj vendos një kushtetutë joliberale edhe brezat e ardhshëm më një kushtetutë, që nuk mund të hiqet në të njëjtën mënyrë, me shumicë votash, por i kanë ekspozuar pjesëtarët e shoqërisë para përdorimit arbitrar të pushtetit.

Lidhur me këto qe u tha për prirjet totalitare, mund të themi se janë në krah krejt ekundërta, megjithëse mund të shihen më pak rezervë parimet e tolerancës nga qytetarët.Kjo për sa u përket pikëpamjeve të individve janë shumë të dëmshme për shoqërinë  dhe me pasoja për vetë Kosovën.

Njerëzit nuk iu detyrohen për gjithqka shtetit dhe shoqërisë, por si në planin material, ashtu edhe atë shpirtror, kanë pronat e tyre, që kërkon respekt dhe nuk mund askush të bëjë amnisti pavarsisht nga shteti.

Pikëpamjet për shtetin , ku parsore është sigurimi i qytetarëve kundër pushtetit arbitrar.

Qeveritarët dhe autoritetet e shtetit duhet të qeverisin sipas ligjeve të pushtetit ligjëvënës dhe duhet përputhen me pushtetin ekzistus dhe gjykatat të ndershme duhet të gjykojnë çështjen civile dhe penale.

Një kuvend ligjëvëns duhet të lujë një rol qendror në legjislacion dhe populli ka të drejtë të mos i mbeshtesë më autoritetet, në qoftë se ato nuk marrin parasysh mirëqenjen e popullit.

Kërkesat për votën e çdo qyterari në miratimin e legjislacionit dhe kërkesa për ligj të përgjithshm, përbëjnë garanci  të rëndësishme kundër prirjeve totalitare.

Nënvizimet që bën në vend të ndryshimit apo marrjes së vendimeve për ratifikime apo amnesti e benë që sovrani është i pakufizuar nënkupton që shumica e mazhorancës mund të urdhrojë indoktrinim që do të jetë një kufizim i mendimeve dhe lirisë. Vullneti i përgjithëshem nuk duhet

Thyer se është vullnet i përgjithëshem ku qëndron i pandryshushëm.Lidhur me këtë kemi një raport të rëndësishëm që gjendet te koncepti "vullnet’’që duhet të jetë i plotësuar nga një subjekt apo qeveria e shtetit, që mos të bëj Ratifikimi e marrëvshjes dhe projektligj   pa vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)