07 Janar 2025

Sokol Balla skandaloz me veprime antikosovare!

Shkruan: Asllan Dibrani

Asnjëherë nuk më ka lënë përshtypje si gazetar Sokol Balla,  pikërisht duke i parë te metat  e tij nga oborri komunist qe u rrit dhe u frymëzuar. Andaj edhe publicistika e tij është ashtu e tillë, që ma së paku ju pëlqen shqiptarëve e pikërisht Kosovës.

Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë  më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj  publikisht kundër tyre ,prandaj edhe ky tipi me paraqitjen  e tij, të fundit me një akt antikosovar, përmes  televizioni shqiptar “Top Channel” ka nxitur shumë reagime negative, pasi në hartën e “Gadishullit Ballkanik” gjatë transmetimit të motit e ka kthyer Kosovën në kufijtë brenda Serbisë Aty, në hartën e Evropës, nuk figuronte fare Kosova, por vetëm territori që e synon Serbia për vete  bashkë me Kosovën, e që e mbajti me të pa drejtë nën sundimin  e vet  që 100 vite,kur dihet  sllavet e Sokol Ballos janë ardhacak në tokat tona!!!

-Është tepër një ironi  skandaloze nga një tip  matrapazi qe, nga një kënd i vockël  informativ donë ta zhbëjë Kosovën nga hata e vet shekullore!!! Sokol Balla i veshur me petkun e sllavo-shovenizmit serb  përpiqet që t’a anuloj “Pavarësinë e Kosovës” edhe se e  kanë  njohur mbi 100 shtete  nga Bota!?. Shfaqjet  e tij skandaloze dhe  kontraverze me Kosovën dhe për Kosovën, nuk janë të reja, as  nuk është rasti  i pare i tij?.

  Citojmë “Deklaratën e tij nga  një artikull i shkruar me  titull “Pasojat e një precedenti”  te datës 27 Korrik 2010,  në revistën “MAPO” ku thekson mesa vijon:

„Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori një vendim të rëndësishëm këtë javë, duke e quajtur legal dhe të justifikuar aktin e shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008“.

-Këta rreshta japin mjaft dëshmi, që ky është një pjellë  antikosovare dhe antikombetare !!!
Me këtë akt skandaloz, ky ka shkel në aspiratat e shqiptarëve,  brez pas brezi. Manipulimi i tij dhe paraqitja e tij kundër “Pavarësisë së Kosovës” dhe lënien e Kosovës nën hartën serbe ,epet që ta kuptojmë, se është një shqipfolës  me një qëndrim proserb. Fort mirë e dimë, ne kosovarët se çdo të thotë çizmja  serbe.  Nuk do të lejojmë që mbeturinat e tilla të ngrenë zërin në kurrizin  e Kosovës, as të kombit shqiptar, kur dihen  sakrificat dhe vlerat  e Kosovës në thesarin kombëtar dhe historia e saj.
Ky pseudogazetar shprehet ma tutje  si ma poshtë, po në të njëjtin artikull citojmë:

“Duhet të kemi kujdes se gjithsesi harta e Ballkanit, përderisa vendet e tij nuk janë integruar të gjitha në BE, duket nuk ka përfunduar akoma dhe hijet e ndryshimit të kufijve do të qëndrojnë aty, jo si fantazma të së shkuarës por si paralajmërime të së tashmes”.

-Edhe kjo thënie  është argument i  fuqishëm, se ky tip sharlatani, këtë skandal me hartën e Kosovës nuk e ka bere rastësisht,por ka vepruar me paramendim  dhe si të tillë e gjykojmë dhe kërkojmë përgjegjësi nga  vet stafi i TV-së ,“Top Channel”  në Shqipëri , po ashtu edhe  nga vet shteti shqiptar që të distancohet nga pseudo gazetar të tillë,qe kundërmojnë aromë sllavizmi dhe antivlera në cilësinë e sahanlëpirësve dhe shërbëtor për interesa të shteteve të  huaja...Kosova zyrtarisht duhet t’i kërkojnë përgjegjësi, Shqipërisë,po edhe TV“Top Channel”  ta  marr një  dënim të merituar dhe largim e këtij maskarai sa ma parë nga vendi i punës.
Këtë duhet gjykuar !Ky tip matrapazi dhe shumë pseudo gazetarë në Shqipëri duhet t’i ndëshkojmë  me rastin  dhe paraqitjen  e tyre antikosovare.

Të apostrofuarit si Sokol Balla  me veprimtari antikombetare    e bëjnë   në cilësinë  e   debilve , bashibozukëve, mercenarëve dhe bashkëpunëtoreve  për interesa të huaja,duke  derdhur vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare , kundër kulturës sonë dhe vlerave   të artit dhe shkencës.

Këta  njerëz  të dyshimtë , po edhe me  gjak të përzier me të lartpërmendurit që ishin  si okupator në trojet  tona duan t’i rrënojnë  edhe themelet e këtij kombi, duke prekur veprat ma   të vlefshme,  qe me gjak dhe sakrifica i krijoj ky popull  liridashës . Këta mercenarë   të dashuruar  në ish pushtuesit  tanë,fyejnë,shajnë,degradojnë dhe  cenojnë edhe figurat tona ma me vlerë ,po ashtu  edhe identitetin tonë kombëtar . Duhet mbështetur faktori intelektual e njerëzor shqiptar.

Populli ynë ka gazetarë të guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, andaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësirë për te shkrire potencialin e tyre në dobi të shoqërisë dhe kombit tonë, me një qëllim qe ti demaskojmë  gazetarët e tip Sokol Balles dhe të tjerëve me qëndrime kontraverze dhe antikombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)