23 Dhjetor 2024

S'mundemi më, jemi shumë të varfër..!

Shkruar nga Alketa Ballkamani dhe Ali Hertica

Me këtë shprehje ku nënkuptohet se s'ka shumë shpresë për ndryshim, shumë njerëz largohen cdo dite nga vendi, sepse varfëria nënvizon mungesën e nevojave themelore të tyre si mungesë ushqimi, uji, veshje, strehimi, kujdesi shëndetësor, arsimor etj, etj..

Tek ne varfëria është prezente tek shumica dhe e ka përhapjen e gjerë si në zona rurale, ashtu edhe ato urbane. Ajo me format e ndryshme të saj, luhatet nga varferia ekstreme deri tek ajo absolute.

Të papunët janë më të varfërit, por nuk flet askush për ta. Madje i shohin duke harruar se pas tyre qëndron njeriu me dinjitet, me dëshira e shpresë.

Numri i familjeve në nevojë e që kërkojnë mbështetje sa vjen e rritet dhe është shumë më i madh se ata që e përfitojnë në realitet këtë mbështetje.

Nga ana tjetër, pagesa që përfitojnë padiskutim nuk arrin të ndihmojë këtë kategori të luftojë varfërinë ekstreme.

Të ardhurat e pensionistëve janë nën 120 euro,rreth 160 -170 mijë lekë të vjetra në muaj, që s'do mjaftonin për detyrime si ujë e energji, apo ngrohje e jo më për ilace e ushqime.

Shumica e familjeve me 4 persona automatikisht janë të varfër absolute, sepse dy janë fëmijët që duhet të arsimohen e dy janë prindërit që të ardhurat, edhe kur janë të dy të punësuar, nuk i kalojnë 300-400 euro në muaj e harxhimet, nevojat e shpenzimet sado minimale kostojnë shumë më tepër.

Për të mos përmendur varfërinë te të pastrehët,të sëmuret etj,etj ...

Pra të gjithë, kush më në mes e kush më në cep, vozisim me varkën e skamjes e varfërisë dhe po kërkojmë larg brigjeve tona një breg të huaj shpëtimi, të shpëtojmë ditët tona të mbetura nga moseksiztenca e të mosjetuarit, të shpëtojmë ende ëndrrat tona, pasionet tona edhe pse vonë dhe të mos i lemë peng tek ky vend ku vazhdon të bjerë e të mos pushojë këmbana e varfërisë ekonomike dhe padyshim dhe e shkeljes të së drejtave të njeriut (Padyshim njerëzve që jetojnë në varfëri,në mënyrë disporpocionale ua janë shkelur të drejtat njerëzore)

Të ndërgjegjësuar s'mundemi e bërtasim,por s'na degjon kush,s'mundemi dhe një nga një të dorëzuar para realitetit duke mos e patur forcën ta ndryshojmë, largohemi nga vendi duke boshatisur rrugët, bankat e shkollave, zemrat e të afërmëve që do u mungojmë.

Vetvetiu arsyeja pyet: A do mbetet ende njeri në këtë vend?!

Tanimë varfëria e pafund, e tejzgjatur e ka cliruar guximin dhe askush s'ka frikë të tregojë se tek ne ka të tillë padrejtësi e pabarazi të madhe ekonomike, ku ndërkohë ,nëse shumica fle me barkun bosh,dikush tjetër pa meritë gëzon, dëfren,udhëton,pushon në luks dhe nuk e dëgjon këtë britmë varfërie që shpreh vuajtjen,zhgënjimin,shpresën.

Askush s'ka frikë t'u thotë sot, se nuk është kjo që premtuat dhe s'po na dëgjoni më.

Edhe pse po kërkoni të na burgosni fjalën ne jemi zgjuar e padyshim s'do mundni që jetën të na i mbani peng me asnjë ligj të vetshkruar e vetfirmosur.

Tashmë, ne nuk kemi frikë të themi se ndërhyrja ndaj skamjes është shumë e dobët, se varfëria nuk luftohet me fjalë ,por me vepra.

Ne mund t'ju themi edhe pse pretendoni se ne si popull nuk vuajmë për bukë që nga mesjeta , shkoni e shihni listat me lekë të papaguara të bukës që blihet borxh.

S'kemi frikë t'ju themi se po na boshatisni vendin,se po na detyroni të largohemi e se kur të kthehemi një ditë në këto pragje s'do gjejmë askënd që të na presë.

Ne s'kemi frikë t'ju themi se padyshim nuk e kërkuam varfërinë. Atë na e krijoi egoizmi,paaftesia, lakmia dhe padrejtësia juaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)