23 Dhjetor 2024

Skena politike me Ramushin

Shkruar nga Vedat Krasniqi

Se skena politike nё Kosovё do tё pësoj ndryshime përmbajtёsore, tash me kthimin e Ramushit, duket se nuk vije mё nё pyetje. Por edhe pyetjeve se kur do tё ndodh kjo, dhe kush do tё jetё nё pozitat kyçe, president, kryeministër etj., gjithashtu nuk besoj se do t’i shkoj larg dhe edhe kёto do tё jenë tё njohura.

Tash mё nuk konsiderohet befasi qё PDK partner tё koalicionit do ta ketё AAK-nё, por nё kёtё konteskt shtrohet natyrshëm pyetja; pse kryeministri Thaqi nuk doli me protokoll shtetëror ta pres z. Haradinaj kur ky i fundit herën e parё doli i pafajshëm nga Tribunali i Hagёs.

Shantazhet ndaj qeveritarëve tё lartё tё Kosovёs, tash e njё kohё tё artikuluar nga Lёvizja VV, pas përgjimeve telefonike kanё filluar tё ravijëzohen qartё.

Mekanizmi i përmasave globale i quajtur “SHBA” duket se ka shёnuar qëllimin pёrfudmtarё pёr rajonin e Ballkanit, dhe deshëm apo nuk deshëm, popujt e këtij gadishulli nё veçanti shqiptarёt e Kosovёs, do t’i nënshtrohen këtij ‘pejgamberi’.

Pasi qё SHBA-tё nuk e donё Serbinё pёrzgjatim tё Rusisё nё Ballkan, pёr shkak tё ndikim tё shumanshëm tё saj nё kёtё rajon, tё konsideruar nga fuqitë e mёdha si poligon i rёndёsisё sё veҫantё gjeo-strategjike, kujdesin e kan tё shtuar qё njё gjё e tillё, pra ndikimi i Rusisё nё Ballkan, tё amortizohet pahetueshёm dhe me qetёsi.

Por ky mekanizёm e di edhe atё se largimi i Serbisё nga Rusia ka ҫmim, pra ёshtё i kushtueshëm, nga ҫka natyrshëm shtrohet pyetja ‘kush duhet ta paguaj kёtё ҫmim’? Kosova?

Kosovёn nё njёrёn anё e fituan, apo mё saktё e rikthyen shqiptarёt aty ku edhe duhet tё jetё, gjersa serbёt tё cilёt kёtё vend e quajnë çerdhe tё serbizimit, nuk duan ta humbin tё tёrёn pёr ҫ’arsye janë duke u munduar qё tё ҫnukin aq sa munden nga ajo, pёr ҫ’arsye edhe luajnë me dy karta; o Kosovёn o Rusinё.

Por si do ta paguaj Kosova kёtё ҫmim? A do t’u jepet serbёve tё veriu njё autonomi substanciale, apo siҫ disa e quajnë Ahtisaari plus, apo madje ndonjë emërtim tё pa dëgjuar deri mё tash e qё nё esencё nuk do tё jetё tjetër veçse autonomi me parametra tё asaj substanciales. Po, fatkeqësisht po.

E tash kthehemi te kthimi i Ramushit. Nuk ёshtё shumё me rёndёsi tani-pёr-tani verdikti i aktgjykimit tё Ramushit, me rёndёsi ёshtё se cilat do tё jenё objektivat e tij nё strukturat e reja udhëheqëse tё Kosovёs tё cilave ai do t’u prij, apo thёnё pak mё saktë objektivave tё inkorporuara “dhunshëm” nё mendjen e tij nga ndёrkombёtarёt.

Kryeministri Thaҫi pёr shkak se udhëheq njё qeveri tё brishtё tё sulmuar pareshtur nga Lёvizja VV, edhe pse jo edhe aq sa e si duhet nga LDK-ja dinake me njё lider sa nё opozitё po aq nё pozitё, dialogun me Serbinё nuk po mundet ta kthej nё përfitime politike, përkundrazi.

Jo pёr shkak tё kësaj trysnie edhe ashtu tё pamjaftueshme, por pёr shkak tё brishtësisё sё qeverisё, e sidomos pёr shkak tё kёrkesёs sё ndёrkombёtarёve pёr gjetjen e njё partneri tjetër me tё cilin do tё formonte njё qeveri stabile dhe tё qëndrueshme, Thaҫi i ёshtё ekspozuar shantazheve tё ndryshme, e nёse devijon nga objektivat e ndёrkombёtarёve, Dick Marti i cili aktualisht duket i largët, mund tё kthehet sa qel e mshel sytё, e nёse mendoni se Ramushi e ka përfunduar Hagёn, mendoni edhe njё herё. E kёta tё dy duket se do tё jenё personalitetet kryesore tё udhëheqjes sё ardhshme tё Kosovёs; Z. Thaҫi president, e z. Haradinaj kryeministër apo anasjelltas.

E a ua merr mendja se tё tillёve u intereson pjesa veriore e Kosovёs nёn këto shantazhe? Jo. E kur ёshtё fjala pёr postet e tilla shtrohet edhe njё pyetje tjetёr; pse AAK-ja nuk pranoj tё jetё pjesё e qeverisё atёherё kur PDK-ja kishte fituar numra tё pamjaftueshëm pёr njё qeveri tё fuqishme?

Pёrgjigjen zyrtare tё AAK-sё e dimё; ‘aktualisht jemi tё gatshёm pёr marrjen e pёrgjegjёsive tё reja pёr tё cilat mundemi dhe duam tё japim kontributin tonё’.

Atёherё, pra nё kohen kur PDK-ja ishte ne kërkim tё njё partneri, si duket AAK-ja nuk ishte e gatshme pёr marrje tё pёrgjgjёsive shtesё, nё atё kohё nё Kosovё ҫdo gjё “funksiononte” si mё sё miri!?

Tash besoj ёshtё pak ma e qartё se pse Ramushi u prit nga Thaҫi me tё gjitha protokollet shtetërore.

Thjesht pёr shkak se ai, pra kryeministrit aktual i duhet njё partner qё shton ‘vlerё’ nё qeveri dhe sigurisht pёr shkak se ndёrkombёtarёt e donё qёndrueshmёrinё qeveritare deri nё normalizim tё marrёdhёnieve me Serbinё - autonomi substanciale apo ҫfarёdo emërtimi qё mund tё ketë ky normalizim. Po a thua do ta lirojnë Fatmirin?
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)