Skandali më i madh pas lufte
Shkruar nga Xhevat Prebreza
Në zgjedhjet e nëntorit, gjegjësisht në ballotazh, qytetarët ishin të paknaqur me punën e ish kryetarit Isa Mustafa. Tash kur ende pa u bërë dy muaj nga qeverisja e VV- së, së Shpendit me kryeqytetin, kryetari i tanishëm mori vendime te ngushtëshme. Skandali i parë që bëri ky, është se, lojën e filloi me nxënësa duke i futur në politikë.
Kjo lojë nuk filloi që nga e premtja kur pa asnjë paralajmërim, u lëshuan nxënsit nga shkollat e tyre, por në fakt kjo lojë kishte filluar me protestat e stundetve që udhëhiqet nga kjo levizje.
Arsyetimi i vetëm, që tashme është i njohur, doli të jetë i kundërtë me atë të MTI- së, si dhe MASHT- in. Problemi qenësor këtu është se, kryetari i një komune nuk ka të drejtë të urdhëroj që shkollat të mbyllen në atë mënyrë.
Nëse në komunë ekziston hierarkia, atëherë duhet që drejtoria komunale e arsimit në bashkëpunim me ministrin e arsimit, ti raportoj kryetarit dhe ti shpjegoj se ku qëndron problemi, jo të mirrën vendime në vete.
Kur dihet mire se legjislacioni i cili është fuqi, ndërprjen e procesit mësimor mund ta marrë vetëm MASHT- i, në bazë të Ligjit për Arsim Parauniversitar të nr. 04/ L- 032. neni 8, paragrafi 6.1, si dhe neni 5.4, paragrafi b, të ligjit për inspeksionin e arsimit në Kosovë, nr 2004/ 37. E dyta është se, kuvendi komunal, opozita, mund ta shkarkoj drejtoratin e arsimit, por edhe kryetarin.
Loja me nxënsite shkollave fillore dhe ato të mesme, është skandali më i madh i pasluftës. Ligji për arsimin në komunat e Kosovës, nr. 03/ L 068, Neni 5 paragrafi e, kompetencat e komunave në nivel 0,1,2 dhe 3 të arsimit publik ( Parashkollor, fillor të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë ), është e drejtë e komunës mes të tjerash të merret edhe me shëndetin publik të nxënsve, por jo ti mbyllë shkollat.
E drejta për ti mbyll shkollat, është vetëm e nivelit qëndror dhe jo atij komunal. Nësë ky derivat është kancerogjen, atëherë jo vetëm në Prishtinë, por në shumë komuna duhet të mbyllen shkollat, sepse pjesa më e madhe e shkollave të Kosovës, nxehet me naftë dhe kjo normal që ka krijuar një panik në tërë vendin.
Dhe më këtë problem duhet të mirret MTI- a, me inspektorët që i ka në teren, e jo policia siç deklaroi kryetari Ahmeti. Këtu tani lind pytja : Athua kryetari Shpend Ahmeti, vërtetë dëshiron që fëmijët prishtinas ti duan si fëmijët e vetë dhe nuk donë që të vij deri te nga më e keqja, apo thjeshtë në ditën e premte, kur edhe ishte e paralajmëruar protesta në orë 12.00, nxënsit të përdorën për qëllime politike para rektoratit ?
E para është se, kryetari jo që duhet të jetë i afërt me qytetarët e komunës, por, krenaria më e madhe është të jesh sa më i afërt me fëmijë. Por nga kjo nuk del se, mësimi kishte mundur të vazhdoj, sepse temepaturat kanë qenë shumë të favorshme për mësim.
Nuk ka qenë e nevojshme që mësimi të ndërprehet dhe të bëhet një panik shqetësuese tek qytetarët e sidomos tek prindërit që e kanë marrë me shumë seriozitet këtë gjë. Reagimi i prindërve ndaj kryetarit Ahmeti, ka qenë shumë me vend.
Po ashtu këshilli i prindërve bëri një thirrje që mësimi të vazhdoj. Këtu i pari i komunës nuk e ka paramenduar se kjo do të ndikoj psiqikisht jo vetëm tek prindërit, por edhe tek nxënsit. Qëllimet politike duhen të arrihen në kuvend, aty ku edhe ja ka besuar qytetari, jo në shkolla.
Nëse kjo ka qenë e qëllimshme, atëhere, është krejtësisht e drejtë që këshillat e prindërve të të gjitha shkollave të Prishtinës, të kërkojnë nga kuvendi komunal i Prishtinës, shkarkimin e drejtorit të arsimit dhe kryetarit te komunës.
Komuna ka të drejtë ti mbyll shkollat vetëm në raste emergjente si termetet, ose nga ndonje rast tjeter natyror. Dhe e dyta është se, nëse nxënsit janë përdorur për qëllime politike që të dalin në protestëa, me të vertetë ky është skandali më i madh i pasluftës.
Gjatë edicioneve të lajmëve dhe nëpër portale te ndryshe dhe rrjete sociale, kam parë të qarkullojnë video, se si të rinjët e shkollave të mesme, ftojnë me telefona shokët e tyre që të vijnë në protestë te rektorati.
Kësaj here Shpend Ahmeti dhe VV, i arriti dy qëllime brenda javës, e para ka të me rektorin Gashi, i cili dha dorëheqje nga presioni i organizatës studentore që është degë e VV- se, brenda universitetit dhe qëllimi i dytë ai i mbylljës së shkollave pa paralajmërim dhe për qëllime politike.
Nëse politika e VV- së, nga komuna fillon të ndikoj nëpër shkollat tona të qytetit, unë them se së shpejti do të ketë ndonjë skandal tjetër të radhës dhe skandali i radhës do të ishte, ai i paralajmërimit të një proteste nga VV- ja, shoqëria civile dhe organizata stundentore KSV ( krah i VV ), në universitet.
Kryetari Ahmeti, ka qenë dashur që analizat, se a është nafta kancerogjene apo jo, të kërkohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, jo nga kompania private, siç është Kosova Lab .
Kjo kompani nuk i ka bërë analizat në rezervarët e shkollave të Prishtinës për ta ditur saktë se a është nafta kancerogjene apo jo, por vetëm ka kërkuar nga kopmania që ti bëjë analizat e naftës në shkollat e qytetit.
Dhe ende pa dal kjo kompani me rezultate, komuna së bashku me kryetarin bënë atë që deshtën, Ti fusin nxënsit në lojën e politikës.