Sjemi kërkah!
Të vërtetat që heshten bëhën helmuese. (Z.Zaratrusta)
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Të dielen ne mbremje, në ekranin e një televizioni nacional, që ka shtrirje në tërë teritorin e Kosovës, ata që e kanë përcjellur këtë program, kanë pasur rastin të dëgjojnë disa deklarata të shkurtëra, të disa banorëvë (jo qytetarëve pasi që mendoj se qytetarë ka vetem ne ato shtete ku ka rend e rregull) të Kosovës, dhe ate gjinish, profesionesh por edhe moshash të ndryshme,e që lehtë identifikoheshin edhe nga fjalori dhe paraqitje e tyre para kamerave, për korektësi dhe seriozitet, kur përgjigjeshin në pytjet e gazetares se si e vlersonin perudhën 12 vjeqare të pasluftës së fundit, kur nga Kosova u largua pushteti apsolut sërbë, dhe u instaluan, fillimisht institucionet e përkohshme vendore së bashku me ato ndërkombëtare.
Pothuaj, të gjithë të intervistuarit, që është për keqëqardhje dhe sinjal shumë negativ, pa hezitim, shprehën mëllefin dhe kritika, ndaj gjitha Qeverive dhe Institucineve të deritashme që udhëhoqën me Kosovën, duke i akuzuar për paaftësi,dështime e devijime ,e në veqanti për shtrirje të korupcionit dhe krimit të organizuar si dhe nepotizëm, e shumë pak interesim e angazhim, për shtetëndërtim e atdhedashuri.
Kush është fajtor për këto dështime ?
Eshtë fakt, se gjatë këtij 12 vjeqari të kësaj perudhe, pas largimit të pushtetit sërbë, në Kosovë, ndodhën shumë gjëra që edhe kronisti më fanatik, e ka vështirë ti përshkruaj dhe tia prezentoj opinionit, në radhë të parë për shkak të konfuzitetit dhe rrjedhës në skenën politike që përcolli këtë periudhë kohore, e që mund të emërtohet edhe me slloganin boshnjak Hypi Hasa zhdrypi Husa!.
Deri para tri vitesh, kur Kosova, nuk kishte shpallur Pavarsinë, dhe lidershipi kosovarë arsyetohej për jokompetenca, për fuqizim të elementit shtetëformues, nuk ishte shumë vështirë që popullit ti hidhet hi syve, se janë ndërkombëtarët, ata që po pengojnë proceset, dhe po ngulfatin iniciativat dhe qëllimet, për të bërë Kosovën, një shtet funksional dhe properendimor, por nuk duhet shume mencuri e dituri, të dihet e thuhet troc, se që nga dita e parë, pra, që nga qërshori i vitit 1999, objektiv primar(me përjashtime të rralla)i gjithë atyre që hynë si clirimtarë në Kosovë, së bashku me Nato-në, ishte lakmia dhe përfitimet për të grabitur,uzurpuar jo vetëm pushtetinë por edhe pasurinë e kapitalin.
Kur kësaj, ia shtojmë, edhe perfiditetin e disa elementëve të dyshimtë, që i patën shyrbyer me besnikëri, jo vetem monizmit, por disa prej tyre edhe pushtetit apsolut sërbë, e që expres pa kurfarë pengese iu bashkuan në radhë të parë liderëvë komunalë apo komandantëve të ndryshëm, të cilët, nuk hezituan ti ofrojnë afër vedi, pasi që nga lakmia dhe benefitet që përjetonin, kishin harruar edhe luftën edhe idealet por dhe qëllimin pse ndodhi lufta,!.
Këto dy elemnte, të cilave nëse u shtohet edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtarë, që nuk kishte ardhur me qëllime të mira,por punuan dhe vepruan me komoditet, që në ato organe të përkohshme e në veqanti në Gjyqësor, Polioci, Dogana... të intalojnë macën dhe kucën, dhe nga ky bashkëdyzim ,bashkarishtë vepruan dhe mbijetuan e u faktorizuan, gjatë këtyre 12 viteve, pa ndonjë problem të madhë , dhe vetëvetiu bilanci përfundimtarë është rezultati i këtyre zhgënjimeve që prezenton opinioni i gjërë kosovarë, por edhe një pjesë e atij ndërkombetarë për këtë periudhë kohore.
Kjo periudhë kohore, ishte ideale, jo vetëm për disa që ishin në pushtet, dhe afër pushtetit, për tu pasuruar dhe krijuar kapital marramendës, por gjithashtu, edhe, për tu sistemu e ngrituir profesionalisht mbrenda natës me tituj universitarë.master, e pse jo edhe me titull DR, me të vetmin qëllim, që të pozicionohen e akomodohen në Universitetin publik por edhe ato private, Dogana, Polici,Gjyqësi, Kompani publike e agjensi kinse tëpavarura por edhe mediume publike, QKU-kë, e deri tek posti i Zevendeskryeministrit, dhe paramendo cili është kapaciteti dhe intelekti i tyre por edhe angazhimi i tyre i njëmendët për të bërë shtet!
Pra, kjo është njëra anë e pasqyrës që prezenton Kosova e këtij 12 vjeqari!
Edhe trevjecari i Pavarësisë , ishte shpresë e madhe dhe e mirëpritur, se(ndoshta) lidershipi kosovarë do të këndellet, dhe Kosova më në fund do të pozicionohet në këmbë të veta,se më në fund do te kemi me cka te mburremi, edhe para vetëvehtes por edhe faktorit nderkombëtar, duke u nisur nga fakti se Europa dhe SHBA-të e miqët tjerë, do të na ndihmojnë, për të cuar proceset përpara ,në radhë të parë për shkak të investimeve që kanë ba gjatë kësaj periudhe,por edhe këtu rezultatet munguan!.
Gjithashtu ka ekzistuar një opinion se me Kryeminstrin aktual Hashim Thaci, i cili që nga dita e parë e marrjes së pushtetit, para masës premtonte shtet funksional, properendimor e proamerikan... të njohur nga mbi 1oo shtete, të anëtarësuar në Nato e ..., për Kosovën, nuk do të ketë shumë probleme, që proceset të ecin përpara në aspektin pozitiv, por fatkeqësisht si edhe premtimet e liderëve tjerë, edhe këto deklarata deri më tash kur Kosova po përkujton një 12 vjetor, mbetën vetëm premtime dhe premtime boshe.Janë edhe shumë dobësi tjera që karakterizojnë këtë 12 vjeqar e në veqanti qështja e integritetit teritorial,(pa)siguria,sistemi paralel në shendetësi, arsim, polici....
Mbi të gjitha ky 12 vjeqar ishte perudhë shumë e përshtatshme për servilë, puthadorë, hajna e matrapazë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë.Me nje fjalë, sjemi kërkah!