Sistemi elektoral është përgjegjës për ngërqin

Shkruar nga Mr. Blerim Burjani
Kosova duhet të ndryshojë sistemin elektoral të saj për të vendos përgjegjësi ne qeverisjet e ardhshme
Pse sistemi proporcional i pastër ?
Ky sistem në Kosovë ka sjellë probleme të theksuar në qeverisje të shtetit për shkak të mundësive të shpërndarjes së përgjegjësive ,duke nda pushtetin apo qeverisur me fituesin e zgjedhjeve një apo disa parti të vogla, shpesh ka ndodhë që qeveria e vendit të jetë e konstituar prej partive të vogla, dhe kështu në disa resorë fare nuk ka pas ndikim kryeministri i vendit, pra në ato dikastere qeveritare që janë udhëhequr nga subjekti i vogël në Kosovë.
Ky sistem kishte sjell në qeverisje të tre partive në vitin 2001, që ishin rivale të fuqishme ndaj njëra tjetrës, dhe ndodhi që ajo qeveri të funksionoj në mënyrë gjysmake, por kishte vetëm një të mirë shmangia nga kriza në vitin 2001.
Mirëpo edhe më vonë në vitin 2004 kishte sjellë probleme dhe mos dëgjueshmëri në mes dikastereve qeveritare përkatësisht partive në bashkë qeverisje, dhe ndodhi që një parti e vogël të ketë kryeministrin e qeverisë, kjo ishte test i demokracisë, krejt këto ndodhën në saje të mos fitimit të një partie politike bindshëm në zgjedhje. Instalimi i këtij sistemi në 2000 i solli dëm të madh të vendit veçmas në qeverisje.
E njëjta gjë ndodhi në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të vitit 2010, ku një parti e madhe bërë koalicion me disa partitë të vogla dhe shkaktoj një mishmash në qeverisje të përgjithshme të vendit me pasojat edhe për bordet e pavarura, ambasadat dhe shërbimet konsullore ku u dërguan njerëz të shumtë dhe militantë nëpër këto shërbime.
Ky sistem ishte përzgjedhur nga subjektet politike për shkak se ishte më i favorshme për parti të vogla madje edhe ekstreme politike.
Edhe pse kishte pas parti politike që kishin kërkuar sistemin mazhoritar, kjo nuk ndodhi sepse bashkësia ndërkombëtare ishte për një sistem që iu konvenon shumicës për të krijuar një siguri ne qeverisje dhe për të kaluar një fazë të rëndë të transicionit.
Sistemi i tillë proporcional bënë të mundur që të kalojnë pragun 4-5 subjekte politike plus partitë minoritare, që sjellë komplikime të mëdha në ndërtimin e qeverisë.
Ky është defekti më i madh dhe dëmi që i sjellë Kosovës. Shqipëria vendosi sistemin gjysmë proporcional dhe atje kemi tre subjekte që kaluan pragun zgjedhor, kjo çka po ndodhë në Kosovë është komedi dhe hajgare e pa parë në Evropë dhe me larg, edhe kjo ndodhë në këtë sistem i cili është i përkryer mos me pas asnjëherë qeverisje të fuqishme shteti dhe të përgjegjshme para qytetarëve, andaj kemi shumë probleme me rendin e ligjin më një transicion të vazhdueshëm të vendit tonë, korrupsion ,mos funksionim të pavarur të institucioneve të pavarura kushtetuese të cilat veç në letër janë të pavarura, sistem i përkryer kurrë mos me ditë çka p ndodhë me qeverisjen e shtetit?
Pastaj më shumë lider të të gjitha ngjyrave të cilët dalin e bëjnë fytyrën sikurse me pas- pasur elektoratin e një shteti evropian që ka 80 milion banorë, dhe smerren me asnjë punë tjetër se edhe nuk din por punë e vlerësojnë me u marr me parti, realisht ata përfaqësojnë në mënyrë mjaft shumë simbolike do fshatra të Kosovës.
Partitë politikë nuk patën guximin për të ndryshuar sistemi zgjedhor
Partitë politike në Kosovë nuk patën as guximin as vullnetin themelor për të ndërruar një sistem të tillë zgjedhor i cili po shkakton dhe do të shkaktoj probleme edhe më tutje në qeverisje të shtetit, me një mungesë të mos qeverisjes efektive dhe të përgjegjshme para qytetarëve, ku pra duhet vendoset një sistem gjysmë proporcional i cili nuk lejon shpërndarjen e përgjegjësisë në disa parti të vogla ekstreme apo parti pa profil të një subjekti, që janë me tepër kompani private se sa partitë politike, dhe në fund te kemi rezultat të një ngërçi të tipit të tillë.
Edhe pse jo krejt është fajtor sistemi proporcional, defektet janë edhe në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka kompetencë për partitë politike kur shkelin kushtetutën e vendit.
Me këtë ligj që funksionon gjykata nuk ofrohet asnjë kompetencë për të marr masa ndaj atyre partive të cilat shkelin kushtetutën e vendit dhe dalin mbi shtetin, një pjesë e partive politike e kanë shfrytëzuar këtë mangësi në kompetencat e kësaj gjykate dhe kanë bërë ngërçin politik aktual.
Reforma zgjedhore dështoj me qëllim, për shkak se në asnjë variant nuk iu konvenojë subjekteve të vogla politike të ndodhë reforma, madje as nuk e kanë diskutuar temën e ndryshimit të sistemi elektoral, pra nuk kanë lëvizur fare as prej vendi me reformë.
Ideja ishte të mbetet njëjtë sepse ky sistem asnjëherë nuk prodhon shumicën në parlament dhe partia fituese obligohet edhe me dashje edhe pa dashje për të negociuar qeverisjen me parti të vogla, të cilat edhe nuk janë realisht parti por grupe interesi të vogla dhe pa ndikim të madh të qytetarët, pra të tipit të Amerikës Latine që quhen grupe të pakënaqura me qeverisje.
Kësi grupe ka më bollëk në shtetet latine të cilat asnjëherë sjanë bërë parti por vetëm kanë rezistuar forma të qeverisjes shtetërore por se edhe partitë e mëdha nuk kanë lejuar që vota të shpërndahet sa më shumë vota, pra për të ardh deri të kjo ku gjendemi ne, pra pa shpresë për vendosjen e përgjegjësisë reale për secilin dikaster qeveritar dhe përgjegjësin para qytetarëve. Kosova ka nevojë urgjentisht të merret me reformën elektoral dhe ndryshimet kushtetuese.