23 Dhjetor 2024

Sikur të ndodhte…

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Dituria është themeli i vetëdijes,ndërsa vetëdija është themeli i organizimit{A.Demaci}


 Lideri i rezistencës kombëtare , Adem Demaci,ditë më parë, në një takim përkujtimor të organizuar në Prishtinë, për nderë të përvjetorit të një atdhetari të shquar, i cili, ka kohë që nuk është në mesin e të gjallëve,pos tjerash, kur, iu drejtua të pranishmëve, tha edhe këtë:”Po ju marr lakmi,gjithë atyre që kanë ra dhe nuk janë më gjallë, e nuk po i shohin, edhe disa, nga shokët e tyre, të cilët, po e plackisin e vjedhin… këtë, Kosovë”!

 E tha këtë Baca Adem, edhe ne prezencë të shumë ish të burgosurve e përsonave që kishin një përvojë të gjatë nëpër kazamatet sërbe, por edhe të një ministri të Qeverisë Thaci, e disa zyrtarëve tjerë shtetrorë,disa prej të cilëve, asësesi nuk janë të amnistuar, sa i përket akuzës, që drejtoi baca Adem.

 Mesazhi i Bacës Adem,ka peshë të veqantë,sepse e thot njeriu që më së shumti sakrifikoi për këtë Kosovë, dhe për këtë vend,e tha njeriu që dha shumë, por nuk mori asgjë,edhe pse nga disa, viteve të fundit,është “identifikuar” si “i nënshtruar para Thacit e krahut të luftës,si i privelegjuar, pse mori nje veturë dhe një pagë nga Qeveria…”, pastaj si “ i sildisur”…,por po harrohet,me qëllim apo rastësishtë, se Baca Adem, sikur të ishte për tu shitur,ai pa kurfarë dileme, do shitej dhe ate shumë shtrenjtë, për shumë e shumë para, benefite, privilegje, e të mira, dhe ate para një ish shteti e pushteti, shumë të fuqishëm,sic ishte asokohe Jugosllavia e Titos, dhe ate nga Trigllavi deri në Gjevgjeli, e që me siguri ai shtet ate kohe nuk do të kursente asgjë, për ta nënshtu dhe përfitu e bë për vehte, dhe ate me te vetmin qellim, që mos tia prishte rahatinë atij pushteti, por edhe atyre pushtetarvëve, të asaj kohe, e që dihet mbijetonte dhe funksiononte, falë edhe shqiptarëve që atë kohë ishin, por disa edhe sot, janë në këtë pushtet “demokratik”.

Fatkeqësishtë,këtë prononcim të Bacës Adem,nuk e përcollën mediat kosovare ,pos njërës gazetë, e cila e prezantoi këtë takim,por nuk citoi këtë deklaratë të tij, dhe si edhe shume herë tjera, që po na ndodhë, me mediat kosovare, opinioni i gjërë , edhe kësaj radhe. mbeti i painformur dhe pa njohuri, se cka u tha në këtë takim, i cili, është dashur të mbulohet, shume më mirë e më gjatë.

Baca Adem, sic tha, u mori lakmi, atyre, që nuk janë më në mesin e të gjallëve, por kuptohet, ky qëndrim dhe kjo deklarëtë e tij e guximshme dhe shumë aktuale, me peshë të madhe për momentin,hap debat dhe kërkon të zbërthehet edhe me teper , por edhe të përkthehët apo konvertohet edhe kontra,dhe nëse [hipotetikisht themi] do mund te ndodhte, që vërtet, ata që u flijuan për këtë vend, të mund të ngriteshin nga varret, dhe të shikonin se ku është dhe kah po shkon Kosova,se kush ka qeverisë gjatë këtij 12 vjeqari, dhe si po qeverisë me këtë vend, e në veqanti , cilët janë disa nga ata , që në emër të popullit e shtetit po rrahin gjoks e po krekosen, me siguri, jo vetëm, që do të zhgënjeheshin, por pa një pa dy , do të ndiqnin rrugën e Gjergj Fishtës,apo me siguri do të përjetonin infarkt klasik!

 Zhgënjimi do të ishte shumë i madhë dhe i gjatë, sepse ATA,{është fjala pë ata që vërtet u flijuan për këtë vend}do të shihnin, jo vetëm ministra,zëvëndësministra, zëvëndëskryministra me bollok “e të pispillosur”,me syze “allkaponqe” ,shumica të dyshimtë e matrapazë,me vetura të shtrenjta, me shumë truproje e femra të bukura afër veti, që po na udhëheqin,por do ballafaqoheshin edhe me shumë prokurorë e gjykatës ,të cilët kanë gjykuar e dënuar shumë shqiptarë, në emër të vëllazërim bashkimit e bashkëjetesës,pastaj shumë policë e kryepolicë që arrestonin e shfryenin epshet duke rrahur shqiptarë vetëm pse kërkonin të drejtat e tyre, doganierë e zyrtarë të lartë digasteresh, profesorë universiteti me alamet tituj,deri akademikë, por kuptohet, të përkulur atë kohë para Partisë komuniste, e tani para liderëve partiak që u japin nota, jo duke u shkuar liderët në fakultete, por ata duke shkuar tek ta në kabinete,diplomatë e amabsadorë që ishin pjesë të diferencimeve të kolegëve të tyre,disa drejtues mediash , kryeredaktorë e redaktorë,që përkatitnin e konstruktonin konkluza komitetesh , analistë e gazetarë të cilët, edhe atë kohë, por edhe tani, janë në gjendje që pa kurrfarë turpi, edhe për ata që punuan,kunder Kosovës dhe popullit të vet, të shkruajnë në superlative për ta, dhe ti krahasojnë me herojë me te ndritur te kombit, kurse për ata që nuk u përkulën asë atë kohë, por as tani,por që nuk janë në pushtet apo afër tij,dhe nuk pajtohen me mënyrën, se si po qeveriset Kosova, pa fije turpi i shpallin edhe trathtarë, edhe të krisur edhe të cmendur, dhe kuptohet, ndodh kjo ,meqë ata janë të rekrutuar, nga ata që kanë qeverisë, po qevrisin, apo edhe nga padronë tjerë.

 Edhe më shumë do të zhgënjeheshin,kur do të shihnin me sytë e vet se si disa nga më të afërmit e tyre,duke u thirrur në emër të vëllëzërve,motrave,baballarëve… që u flijuan, po kërkojnë të jenë të privilegjuar, në cdo aspect, dhe ate, nuk po kursejnë metoda, për të realizuar ato qëllime dhe kërkesa, dhe kjo, më së miri, vërehët, edhe me pasurinë, që kanë ba, e që nuk është shumë e vogël, në krahasim edhe me disa pushtetarë milionerë!

Pra kjo është Kosova demokratike që është proklamuar nga të gjithë ata që qeverisën dhe po qeverisin tani e 12 vite..

Është Kosova, së cilës, më siguri, nuk do ti marrshit lakmi Ju, si edhe shumë të tjerë, edhe pse, në shumë përkujtime ,pikërsishtë këta liderë, kanë deklaruar, se po e qojnë në vënd amanetin e juaj duke u paraqitur si bashkeluftetare dhe shoke te juaj qe nuk ju ka nda as ideali,aktiviteti,sakrifica e qëllimi, por as shtrati!

Po e thonë, dhe do ta thonë, edhe në të ardhmen, sepse kështu e ka demokracia, sipas tyre.

Me një fjalë,siq e thash me lartë, sikur të ndodhte ajo që nuk mund te ndodhë, dhe të ngriheshit nga varret, do të bindeshit se Kosova është e molisur, akoma është e okupuar ,por nga brenda,dhe se duhet të clirohet edhe një herë,në veqanti nga ata, që prioritet e kanë lakminë dhe pushtetin!

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)