Siguria e pjesëmarrësve dhe elaborati i evakuimit urban
Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli
Siguria e ndërtimeve dhe funksionimi normal i komplekseve urbane të cilat krijojnë një tërësi urbane të quajtur qytet,janë parakushtet kryesore që duhet me iu siguruar banorëve të një vendbanimi urban apo rural.
A i është dhënë rëndësi aspektit të sigurisë urbane në Kosovë në shekullin e ri,apo është vazhduar si në të kaluarën afërme ku planifikimi i hapësirës jetësore është zhvilluar në mënyrë stihike, me ndikim minimal të dorës së profesionistëve,po vërehet në çdo hap sot.
E tëra që kanë bërë vendimmarrësit tanë ishte vetëm legalizimi i asaj që ndodhte në mënyrë të pa kontrolluar,në hapësirën urbane të vendbanimeve tona dhe asgjë tjetër.
Mbetet shqetësuese se sa janë të zbatueshme dhe si po aplikohen këto dokumente urbane nga vendimmarrësi tonë.
Për mua nuk është fare befasi ajo çka po ndodhi në kohët e fundi nëpër disa qytete në Kosovë,ato janë rezultat i tërë asaj se si kemi punuar në shekullin e ri, në fushën e organizmit të hapësirave publike në vendbanimet tona.
Shumë herë në kohë reale kamë reaguar, me qëllim për të parandaluar veprimet e tilla të vendimmarrësve kosovar që kanë filluar të na hakmerren,ata të vetmin qellim e kishin dhe e kanë për përfitime personale dhe politike.
Janë dëshpëruese reagimet e kundërshtarëve politik të cilët kinse në emër të sigurisë kritikojnë, duke harruar se vetë ata ishin kreatorët kryesor të kësaj situate urbane, në të cilën e kanë pru popullin e mjerë të Kosovës i cili nuk po ka fuqi fizike të reagon.
Rastet e fundit të ndodhur në kryeqytet,treguan një të vërtetë se si në i qasemi funksionimit norma të një vendbanimi e posaçërisht kryeqyteti të shtetit të Kosovës Prishtinës.
Ne dimë të kritikojmë vetëm pasi na ndodhin rastet edhe me pasoja tragjike . Udhëheqja e tanishme komunale situatën aktuale në kryeqytet e ka trashëguar nga e kaluara kur nuk është respektuar asnjë kriter urban në procesin e zhvillimit të kryeqytetit, e ma së pakti është menduar për SIGURIN e banorëve të saj, mysafirëve dhe të turistëve të shumtë që e vizitojnë Prishtinën.
Ende edhe sot në kokat e tyre dominon ajo mendësia primitive e organizimit të jetës urbane në kryeqytet, ku zhvillimi i ndërtimeve dhe aktiviteteve të ndryshme konsiston vetëm në anën mekanike të tyre, pa menduar se urbanizimi dhe zhvillimi i jetës urbane është shumë ma komplekse, kërkon angazhimin e shumë faktorëve relevant, nga planerët urban,arkitektët,historianët deri të filozofët dhe sociologët urban dhe të tjerët.
Shfrytëzimi i këtyre hapësirave publike është pika ma e dobët e qeverisjeve komunale në Kosovë.
Dhënia e lejeve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme nuk është çështje rutinore,çdo aktivitet i ka specifikat e veta që duhet analizuar paraprakisht detal, elementi i sigurisë i pjesëmarrësve në ndodhi të tilla është kryesori, për këtë nuk guxon askush të bënë lëshime apo kompromise.
Për këtë duhet përpiluar shemat e evakuimit eventual,duhet ekspozuar në ato hapësira,për të qenë në dijeni të gjithë pjesëmarrësit, me qellim që të ketë pasoja minimale të mundshme.
E tërë kjo duhet të jetë e bazuar në elaboratin e evakuimit. i cili duhej të ishte pjesë e veçantë e projektit të sheshit, i cili kurrë nuk është kërkuar të punohet. Kjo e tregon nivelin e diturisë të atyre që porositin projekte dhe ndërtojnë mekanikisht sheshe ose pjesë të Bulevardit të pavarësisënë Prishtinë.
Natyrisht kjo nuk e amniston qeverisjen aktuale, të cilës i duhen vite të tëra me korrigjuar dhe sanuar gabimet e mëdha urbane, në të kaluarën e afërt në kryeqytet.
Jam përkrahës i madh i humanizimit të hapësirave publike dhe shesheve,ajo arrihet me lejimin e aktiviteteve të ndryshme atraktive, duke respektuar të gjitha rregullat elementare,gjithnjë në funksion të mirëqenës dhe ngritjes së kualitetit të jetë urbane të banorëve saj.
Sa po respektohet kjo në disa raste e vërtetojnë edhe reagimet e arsyeshme të banorëve të saj të cilat duhet marrë në konsideratë.
Kurrsesi nuk jam të abrogohet-ndalohet një ndodhi e tillë,festa e birrës,ajo i duhet kryeqytetit,ngjarje të ngjashme kemi gati në të gjitha qendrat Evropiane.
Nuk duhemi ti frikohemi këtyre ngjarjeve atraktive, por për organizimin e tyre duhet angazhim profesional i të gjithë pjesëmarrësve në proces që nga Komuna e deri te Organizatori kryesor.
Sipas diturive të mija asnjë komunë e Kosovës nuk i ka bërë elaboratet e evakuimit dhe të intervenimeve emergjente në hapësirat publike,në rastet e fatkeqësive të ndryshme,të bazuara dhe të harmonizuara me Dokumentet Hapësinore,ashtu si e kërkojnë normat dhe standardet ndërkombëtare.
Se si po i planifikojmë hapësirat komunale,në ato komuna që kemi qasje,ma së miri po e tregojnë rastet e ndryshme që po na ndodhin,si rasti i fundit në Prishtinë.
Ka disa kritere elementare të cilat duhen me qenë obliguese,kur lejohen ndërtime dhe planet rregulluese të hollësishme me leje në të gjitha vendbanimet e Kosovës,e ndër të tjerat duhet me qenë edhe elaborati i evakuimit që vendimmarrësve kosovar iu ka dukur i pa rëndësishëm.
Besoj se ka koka të kthjellëta,me dituri profesionale e me kompetencë që mos të bëjnë këso veprime diletante me mundësi fataliteti pasi sheshet janë, si ka theksuar me urtësi dhe mençuri,diku një arkitekt shqiptar si hapësira publike,të përbashkëta,vende ku artikulohen konfliktet e mundshme të mendimeve,kundërvihen tendencat për identitet urban,shfaqën pakënaqësitë e ndryshme sociale edhe politike,në thelb sprovohet demokracia e brishtë e shoqërisë shqiptare.
Ato duhet të shërbejnë si dhoma të ditës së kryeqytetit,si hapësira të shoqërimit,qëndrimit,vende me atributet e një teatri të hapur ku njerëzit shkojnë me dëshirë për aktivitete të ndryshme.
Si hapësira publike me shumë specifika origjinale,ato prezantojnë karakterin e shoqërisë,sheshet janë hapësira ku identitetet e ndryshme provinciale ballafaqohen dhe ripërcaktohen,modernizohen.
Në raste të tilla specifike si ishte ky manifestim tre ditor i festës së birrës,është i domosdoshëm bashkëpunimi me nivelin qendror pasi kapacitetet njerëzore të nivelit komunal nuk janë të mjaftueshme.
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB),vepron Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME),e cila i ka objektivat çart të definuar,angazhimi dhe kontributi i mirëfilltë i saj në kryeqytet mendoi se është i domosdoshëm.
Nuk duhet harruar se jemi duke jetuar në një botë globalet të pa sigurt,rastet e ndodhura në kohën e fundit në disa qendra Evropianë kanë krijuar psikozën e pa sigurisë së madhe, që edhe ishte shkaktari kryesor për panikun e krijuarat atë mbrëmje.
Kjo vetvetiu imponon aktivizimin e të gjitha potencialeve të disponushme në organizimin e ngjarjeve të tilla pa pasoja të mëdha.
Është fakt i pa mohueshëm se funksionimi i mirë urban i qytetit është detyra parësore e vendimmarrësve komunal,krahas problemeve tjera të rëndësishme që i dikton jeta në qytet.
Nuk duhet harrua faktin se ajo se çka i kanë bërë hapësirave urbane në Kosovës shumë ngadalë dhe vështirë rehabilitohet,ajo merr kohë dhe para të cilat ne nuk i vlerësojmë.
Kurrsesi ato veprime nuk duhet harruar,pasi ato shihen, preken dhe direkt,edhe sot po ndikojnë negativisht në jetën urbane, posaçërisht në kryeqytet.
Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)