29 Dhjetor 2024

Siguria dhe shërbimet intelegjente

Shkruar nga Alban Berbati

Siguria është një qëllim themelor për të gjitha shtetet në marrëdhëniet globale bashkëkohore. Për të mbështetur dhe në persiatje te sigurisë, të gjitha shtetet mbledhin informacione.

Rëndësia e shërbimeve të inteligjences është njohur prej shekujsh.Në një prej përdorimeve më të hershme te ruajtura të spiunëve, Moisiu urdhëroi spiunet ne Kanaan të “hulumtonin tokën” per të parë nese ajo mund të pushtohej ose jo nga izraelitët.

Gjenerali kinez Sun Tzu viteve 500 p.e.s. i dedikoi rolit të spiuneve kapitullin e fundit te librit të tij,  i cili lexohet ende gjerësisht  - Arti I luftes. Sun Tzu, i kushtonte rendësi informacioneve rreth kapaciteteve ushtarake dhe planeve te armiqve.Ushtritë romake nën drejtimin e Jul Cezarit,  gjurmonin lëvizjet dhe kapacitetet e trupave armike.

Për shekuj me radhë dëshira dhe nevoja per informacion ka qenë konstante,  informacioni në dispozicion,  teknologjia e komunikimit,  mjetet e grumbullimit të tij si dhe shpejtësia e saktësia e transformimit të informacionit të papërpunuar ne kuadër të perfunduar dhe të gatshëm për perdorim nga politikëbërësit,  kanë ndryshuar të gjitha në mënyrë dramatike.

Këto ndryshime janë berë karakteristikat kritike dhe percaktuese të asaj çka quhet sot Epoka e Informacionit.

Inteligjenca

Inteligjenca i referohet shkallës së vetëdijesimit dhe të kuptuarit që ka një shtet për mjedisin e tij strategjik duke u bazuar ne mbledhjen,  analizimin,  prodhimin dhe perdorimit të informacioneve rreth shteteve,  grupeve,  individeve ose aktiviteteve potencialisht të rrezikshme.

Ai dallohet nga burimet e tjera të informacionit sepse shpesh herë,  por jo gjithnjë, mblidhet në menyr të fsheht dhe sepse shtetet perpiqen të mos I lejojnë njëri-tjetrit ta shtien atë në dorë.

Ai mund të përfshij edhe aktivitete special,  të destinuara të influencojnë zgjedhjet e politikes së jashtme ose të brendshme të shteteve të tjera,  pa zbuluar burimin e influencës.Inteligjenca i referohet gjithashtu entiteve qeveritare që e grumbullojnë dhe e analizojnë informacionin,  si dhe procesit nëpërmjet të cilit ekzekutohet ky funksion.

Sherbimet e inteligjencës-prodhojnë analizë në fusha relevante që lidhen me sigurinë kombetare,  japin paralajmerime të hershme lidhur me krizat e mundshme, i sherbejnë menaxhimit të krizave kombetare dhe ndërkombetare duke ndihmuar në qartësimin e qëllimeve të armiqve të tanishëm dhe të atyre potencialë, informojnë me qëllim të planifikimit të mbrojtjes dhe operacioneve ushtarake kombetare, mbrojnë sekretet si të burimeve ashtu edhe të aktiviteteve të tyre dhe të agjensive të tjera shtetërore dhe mund të veprojnë fshehurazi për të ndikuar në rezuzltatin e ngjarjeve ne të mir të intersit kombetar.

Ekzistojn katër kategori të inteligjences që mund të dallohen dhe që kan krijuar sherbime ose agjenci të ndryshme të inteligjencës : inteligjencë të jashtme,  të brendshme,  ushtarake dhe penale.

Shekulli njëzetenjë dëshmoi jo vetëm rritjen e nevojës dhe të perdorimit të inteligjencës,  por edhe një rritje të mënyrave të grumbullimit të saj.Këto zhvillime kan ngritur pyetje rreth ligjshmeris dhe moralit të operacioneve të inteligjencës:

Së pari,  ligjet e brendshme të shtetit grumbullues lejojnë gjithnjë dergimin e personelit të tyre jashtë vendit për qëllime të tilla. I rekruton këta njerëz,  i trajnon ata,  i paguan dhe u garanton atyre tërheqjen.

Së dyti, e drejta pozitve ndërkombëtare është e heshtur pergjithësisht ose tolerante sa i takon çështjes se spiunazhit,  e drejta nderkombetare zakonore është e turbulltë mbi këtë çështje-shumica e autoreve e shohin praninë e spiunazhit si provë të një niveli legjitimiteti,  ndërsa një pakicë e tyre e konsiderojnë atë ilegal në çfarëdo lloj rrethane.

Së treti,  ligjet e të gjitha shteteve u ndalojnë qytetareve të tyre t’u tregojnë shteteve të tjerë sekrete shtetërore.

Për sa kohë qëllimi i spiunazhit është të mbrojë dhe forcojë sigurinë e nje shteti dhe për sa kohë mjetet e perzgjedhura jan ato më pak intruzive në dispozicion,  shumë autor e konsiderojë etik grumbullimin e inteligjencës.

Standardet demokratike nga të cilat udhehiqën sherbimet inteligjente-një pjesë e madhe e punës së sherbimeve inteligjente është sekrete, zbulimi I burimeve, metodave, mjeteve apo sukseseve në menyrë serioze mund ta rrezikojë efikasitetin e tyre.Kjo do te thotë se ato nuk mund të jenë aq transparente sië janë entitete të tjera qeveritare dhe se nevojiten mekanizma të veçantë per mbikëqyrjen e tyre.

Kontrolli demokratik i shërbimeve inteligjente fillon me një kornizë ligjore të percaktuar qartë e cila percakton se komuniteti i inteligjencës duhet të respektojë e rendin dhe ligjin dhe të drejtat fundamentale njerëzore të qytetareve.

Sherbimet e inteligjencës duhet të jenë gjithashtu edhe subject i të gjitha ligjeve që kanë të bejnë më të dhena personale dhe komunikim të gjerave private.Shërbimet inteligjente duhet të jenë profesionale dhe politikisht të paanshme,  ato duhet të jenë në gjendje t\'i sherbejnë shtetit në menyrë efektive pavarësisht ndryshimeve të qeverisë apo politikës.

Procesi I inteligjencës bëhet ne disa etapa

Cikli i inteligjencës fillon me sigurin kombëtare dhe zyrtarët e politikës së jashtme që deshirojnë të njohin diqka rreth shteteve ose aktoreve të tjerë global të perfshirë në çështjet botërore, veprimet e te cileve mund të cënojn sigurin e shtetit të tyre.Mbi të gjitha, informacioni është zakonisht diqka që shteti ose grupi i shteteve në objektiv nuk deshiron që ta përftojnë shtetet e tjerë.

Etapa e grumbullimit-agjenci dhe nënagjenci të ndryshme inteligjence do të fillojn ta grumbulloj informacionin nëpërmjet disiplinave të HUMINT,  TECHINT,  OSINT ose , zakonisht një kombinim i të gjitha disiplinave,  sidomos nëse tematika ka prioritet të lartë.

Etapa tjeter e inteligjencës është analiza-i gjithe informacioni  grumbulluar u pasohet analisteve,  të cilet duhet ta vendosin ate në kontekstet e caktuara historike dhe të perpiqën të ndajnë informacionin e vlefshëm nga dizinformacioni i shperndarë prej objektivit të inteligjencës për të peshtjelluar çdo shtet grumbullues.Informacioni që u dergohet analistëve quhet inteligjencë e papërpunuar ose e paperfunduar.

Etapa e fundit e procesit të inteligjencës është ajo që mbyll ciklin.Ajo përfshin shperndarjen ose dorëzimin e informacionit tek ata që e kerkuan atë së pari.Zyrtar të lartë qeveritarë, të pajisur me produktin e inteligjencës, janë në gjendje të ndjekin politika dhe të praktikojn artin e drejtimit të shtetit në mënyrë me të informuar dhe teorikisht të jenë më mirë në gjendje të forcojnë sigurinë shtetërore ose atë të aleancës.

Veprimtaria e maskuar-e quajtur  disa herë aktivitet special, u referohet veprimtarive të realizuara nga një shtet per të ndryshuar zhvillimet politike ose ekonomike ne një shtet tjetër, duke maskuar burimin e asaj influence.

Disa prej këtyre aktiviteteve janë relativisht të parrezikshme dhe minimalisht nderhyrëse si mbeshtetja financiare ose politike per parti politike miqësore, grupe punëtorësh, levizje popullore, media etj në shtete të huaja ku procesi demokratik është pergjithësisht i paprekur, por ndodhet nën mësymjen e forcave anti-demokratike.

Ndersa ka të tjera që thyejnë qartazi kushtet e Kombeve të Bashkuara për të mos nderhyrë në pavarsin politike ose integritetin territorial të shteteve të tjerë-si operacione te veprimtarive te maskuara për të mbeshtetur grupe ose fraksione favorizuese të perfshira në konflikte civile, duke i pajisur fshehtazi me armë ose personel ushtarak, duke sajuar e projektuar grushte shteti per të larguar nga pushteti liderë politikë armiqësorë ose edhe përpjekje per t\'i ekzekutuar ata.

Perdorimi i aktiviteteve të maskuara per të ndryshuar zhvillimet në shtete të tjerë përben një instrument tepër të rrezikshem të politikës së jashtme,  i cili duhet të perdoret me kriter dhe më masë.

Siq ka deklaruar Phillip Knightley, ”spiunët kanë ekzistuar prej shekujsh-të reja janë vetëm sherbimet e inteligjencës”.

Në shumicen e vendeve ato fillojn si njesi të inteligjencës ushtarake, duke siguruar informacion per komandantet dhe zakonisht terhiqëshin ose eliminoheshin me perfundimin e veprimeve ushtarake.

Në përgjithësi, shtetet me të medhenj dhe më aktiv në botë kanë një pjesë ose te gjitha llojet e meposhtme të agjencive të inteligjencës.

Natyra e secilës agjenci do të variojë në perputhje me kulturat e ndryshme politike, sistemet ligjore dhe stilet burokratike të cdo vendi.

Organizatat e operacionet e inteligjencës janë mbështjellë istorikisht nga fshehtësia, këto organizata krijoheshin dhe kontrolloheshin shumë shpesh nga një numer shumë I vogel zyrtarësh qeveritarë.

Në boten bashkëkohore, vetëm sherbimet e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë mund të pretendojnë të kenë zbulim dhe aktivitete vertet globale,  kurse shumica e sherbimeve të tjera ka interesa rajonale dhe aftësi operative më të kufizuara.

Komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bshkuara është më i madhi dhe me i mirëfinancuari,  me diferenc të madhe nga të tjerët, por sherbimet britanike merren seriozisht pjesërisht për shkak të historisë dhe marrdhënies së tyre me Shtetet e Bashkuara.

Inteligjenca Ruse ka ende nje shtrirje shumë të madhe dhe vazhdon të drejtohet kunder qytetareve dhe grupeve ruse,  ndonëse me më pak intensitet sesa gjatë epokës Sovjetike.

Gjermania dhe Franca janë të vetmet shtete te tjera perëndimore me sherbime të gjera inteligjence, por që të dyja këto vende pengohen nga fragmentarizimi dhe nga të kaluarat e nderlikuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)