Si tja futi... ?!
Shkruar nga Zejdush Kastrati
N.T :Më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh në gjunjë.
(proverb shqiptar)
Vetëm disa ditë pasi që Pacolli u zgjodh President falë votave të deputetëve të PDK-së dhe satelitëve të kësaj partie, por edhe kontributit të disa ndërkombëtarëve e në veqanti sms-ve, njëri nga deputetët e PDK-së i cili në opinion promovohet si njeri i fjalës dhe besës dhe i cili ia kishte dhënë votën Pacollit gjatë një ndeje tha edhe këtë: kurrë nuk e kam ndier vehten më keq se atë ditë kur isha i obliguar tia jap votën Pacollit, dhe më besoni tha ai se në sallë atë moment jam ndier shumë keq, më është ngritur temperatura dhe jam rrëqethë, gjë që ka ndikuar që shokët të cilët i kisha afër veti të më japin kurajo dhe shpresë për të përballuar situatën ka rrëfyer mes tjerash ky deputet.
Ai ka shtuar se edhe në burgun e Beogradit ku ka vuajtur dënimin disavjeqar nuk e ka ndier veten me keq. E kam bërë këtë vetëm për të mbrojtë institucionet dhe kam menduar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër ka thënë deputeti.
Edhe pse kjo deklaratë e këtij deputeti vërehej se ishte një hipokrizi e llojit të vet , pasi që ai kishte lobuar edhe te deputetë tjerë që të votonin Pacollin, pasi që kuptohet kishte marrë detyrë nga shefi i tij (Hashim Thaqi) për ta kryer një punë të tillë, në pytjen se a është penduar për këtë veprim , ai pa një pa dy u pergjegj:kurr ma nuk do te veproja kështu, kurrë më nuk do të lëjoja të bëj dicka të tillë dhe për mua kjo është e para dhe e fundit tha mes tjerash ky deputet i ilegales.
Tash, kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se me rastin Pacolli u shkel kushtetuta, kur pritet që ceshtja e Presidentit të jetë pjesë e lojwrave te reja e nw veqanti kur edhe njw herë PDK-ja është akterja dhe subjekti politik nga i cili varet veprimi dhe qëndrimi i saj për të krijuar nje stabilitet institucional , varet veprimi i kwtij deputeti që njeherë gaboi por edhe të tjerëve se si do të sillen karshi shefit të tyre por edhe elektoratit e popullit të Kosovës.
Kush ia futi Pacollit...?
Gjatë gjithë kësaj periudhe te pasluftës në Kosovë jemi dëshmitarë të përfoljeve për shumë afera e skandale me të cilat në shtetin ku funksionojnë ligjet dhe rregullat demokratike, e vërteta patjetër duhet te dali në shesh, kurse te ne po ndodhw e kundwrta dhe hajnat të thonë hajna spiujtë të thonë spiun të paditurit të thonëi paditur dhe i cmendur,canaklëpirësit behën institucionaista e kwshilltarw,te pabesët të bëjnë të pabesë, të pamoralshmit të quajnë të pamoralshëm.... dhe i vetmi arsyetim dhemburrje për ta është kur ata behën bashkë nëpër hotele, restorane, por edhe në institucione, ngrisin dolli me menze e pije qw kuptohet paguhen nga dikush por kurrw nga ata, rrahin gjoks e duke u krekosur për ate cka kanë bërë dhe po bejnë thonëIa ngulëm...
Por, fatkeqësisht pa përgjithësime, që nga punëtori i nivelit më të ulët, qoftë në institucione shtetërore apo edhe kompani publike e private , kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë shumë shpeshë , kur X-si ia futi Y-it.apo kur deputeti ia futi deputetit, kur ministri ia futi ministrit, kur gjykatësi ia futi gjykatësit, kur polici ia futi policit, kur mjeku ia futi mjekut, kur gazetaruci ia futi gazetarit, kur Kryeministri ia futi Presidentit, (njeherë Sejdiut e tash edhe Pacollit) Kryeparlamentarit, apo edhe ndonjë tjetri, por e vetmja që nuk kemi dëgjuar prej se është kryeministër Hashim Thaqi të ja ketë futur dikush këtij përsoni.
Edhe në politikë behet një lojë për ta mundur kundërshtarin, në të cilën marrin pjesë shumë akterë dhe kuptohet ai që e luan më së miri, fiton dhe del i pari, por si cdo lojë tjetër edhe politika i ka rregullat dhe kriteret, të cilat duhet të respektohen, por sa po arrijmë të vërejmë në Kosovë nuk ka kritere dhe rregulla që të obligojnë ti përfillësh, por i vetmi pikësynim i politikajwve tanë është si tia ngulin njëri tjetrit. Pa pardon....
Kur në Kosovë ambiciet për tu marrë me politikë janë të shumta dhe me tendencë rritjeje atëherë edhe slloganiSi tia futi... si duket do te jetë aktual dhe shumë i preferuar edhe për shumë kohë.
Por një gjë duhet ditur: Kur ia ngul dikujt.....