Si ta festojme Shën Valentinin
14 Shkurti është një datë e vecantë që i kushtohet dashurisë. Shumë njerëz kanë këndëvështrime të ndryshme lidhur me këtë festë, dhe mënyra të ndryshme të festuarit.
Disa janë kundër, disa mezi e presin, disa ndihen keq për faktin që nuk kanë me kë ta festojnë etj.
Përtej tradicionales, faktit që në këtë festë duhet patjetër të bësh dhurata materiale, le ta shohim dhe ta festojmë pak më ndryshe. Dashuria është një ndjenjë e fortë e cila lind pa na pyetur ne.
Nuk mund ta përcaktojmë kohën e lindjes as kohëzgjatjen e saj, por ajo cfarë mund të përcaktojmë është masa dhe vlera që i japim ne. Është e vetmja dashuria, e cila nuk paragjykon, por ekziston njëlloj si për të varfërit, të pasurit, të moshuarit, të zitë, të bardhët, myslimanët apo katolikët.
Ashtu si çdo festë e cila në kalendarin e jetës simbolizon një ngjarje të caktuar, edhe kjo ka simbolin e vet, dhe ky symbol është mjaft i bukur:Dashuria.
Nuk ka rëndësi nëse i dashuri apo e dashura ju bën dhurata, mos e prisni këtë gjë me ngulëm, nuk ka rëndësi nëse keni apo jo të dashur, mos e urreni këtë festë për këtë arsye, nuk ka problem nëse nuk keni para për ta befasuar apo lumturuar njeriun e zemrës me dhurata, prania juaj është mëse e mjaftueshme.
Largojeni vëmendjen nga mënyra se si të tjerët e festojnë këtë datë, dhe përqëndrohuni tek lidhja juaj. Kthejuni kohës mbrapa dhe shikoni
A është kjo data në të cilën ju ndiheni të dashuruar, apo janë momentet që keni kaluar të cilat ia japin vlerën dashurinsë, të cilat e kanë mbajtur gjallë deri në këtë ditë, dhe mund të vazhdojnë ta mbajnë gjallë akoma?
Kujtoni cdo detaj të historisë suaj sëbashku, kështu do ta kuptoni që në fakt kjo festë është thjesht një datë, për të vënë në provë mënyrën se si ju e konceptoni dhe e manifestoni dashurinë.
Është një datë, që nuk mund tju kufizojë, nuk mund tju afroj as largojë nga dashuria. Një datë e cila ju kthen vëmendjen dhe ju kujton jemi bashkë, kjo është dhurata më e bukur që simbolizon dashurinë tonë, dashurinë që i kemi dhënë njëri tjetrit gjatë gjithë kësaj kohe.
Festojeni këtë 14 Shkurt në mënyrën tuaj, qoftë ajo edhe duke mos e festuar
Por mos harroni dicka: dashuroni cdo ditë, një zemër e mbushur me dashuri gjithmonë është e lumtur.