Si shkeli presidentja kushtetutën dhe ligjin për zgjedhje e përgjithshme
Shkruar nga Blerim Burjani
Presidentja e Kosovës shkeli ligjin për zgjedhje me rastin e Fadil Malokut, vendimi është në kundërshtim të plotë edhe me kushtetutën neni 139 pika 4 , i cili i referohet vetëm emrimit , por jo edhe shkarkimit.
Procedura e shkarkimit është e rregulluar në Ligjin për Zgjedhjet me nenin 61.5 në pikat a),b),c),d), e), por jo me nenin 139 pika 4 të Kushtetitës së Kosovës, me çka presidentja ka shkel ne mënyrë flagrante Kushtetuten dhe Ligjin për zgjedhjet dhe ka bërë shkarkim të anëtarit të KQZ.
Fadil Maloku pretendon se i janë shkel edhe të drejtat e njeriut si shprehja e lire e mendimit neni 40 pika 1 e Kushtetutes si dhe Nenin 6 për simbolet kushtetuese meq ai kishte shpreh mendimin e lirë për simbolet dhe në pajtueshmëri edhe me ligjin për simbolet shtetërore të vitit 2008.
Presidentja kishte shkel në mënyrë flagrante ligjin për zgjedhjet e përgjithshme - nenin 61. pika e) Pavarësisht nga pika (d) e këtij paragrafi mandati që përfundon nëntëdhjetë (90) ditë ose më pak para zgjedhjeve ose deri 90 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, automatikisht zgjatet për 90 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ky nen i referohet mandatit dhe emërimit te anëtarit të KQZ.
Presidentja pa kurrfar baze ligjore thirret ne nenin 61.5 pika a) citat i ligjit për zgjedhje te përgjithshme :anëtari dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj-ky paragraf është i pvlefshëm po që se nuk janë shkel paragrafet 61.5 pika b,c,d, të ligjit të përgjithshëm për zgjedhjet.
Përderisa Z.Maloku nuk ka shkel paragrafet e tjerë të këtij neni 61.5 nen b),c) , d) dhe nën e), andaj ndërpritja e mandatit të Maloku ishte pa bazë ligjore dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjin për zgjedhjet e përgjithsme në fuqi.
Konluzion: presidentja ka dështuar ta shkarkoj Maloku bazuar në nenin 139 pika 4 të Kushtetutës së Republikes së Kosovës që nuk ka bazë kushtetuese dhe njëherit ka shkaktuar ndërhyrje në KQZ si organ i pavarur kushtetues, të përkujtojm se Kushtetuta e Kosovës neni 139 nuk ka dispozita që flasin për shkarkim por vetëm për emrimin të anëtarve të KQZ.