Si po formohen klasat ekonomike në Kosovë
Shkruar nga Mr.sc.Blerim Burjani
Interesant, Kosova pas luftës ishte vendi më i varfër dhe pas institucionalizimit të saj, çështja kryesore ishte se si të bëhën klasat ekonomike.
Në një vend të shkatërruar nuk u kursye asgjë të gjitha mjetet dhe metodat u përdorën për të arrit që të diferencohen klasat ekonomike.
Kështu fillojë ngadal, e disa shumë shpejtë të tregohen se janë të djathtë jo rastësisht se askush në Kosovë nuk e dëshirojë të majtën në politik, sepse logjika e njerëzve të klasave të vafëra dikur ishte se të majtët janë të varfër.
Shumë interesant krejt dëshirojnë të jenë të djathtë për shkak se krejtë syrin e kanë të kapitali, e majta është e varfër, e djathta e pasur, e disa të tjerë kishin thënë dhe vazhdojnë të thonë se e majta në Kosovë ka pas hije të keqe, ndërsa e djathta e ka hijen të mire, se të gjithë bëjnë kapital e bëhen të pasur , askush nuk shikojë e as nuk e analizojë nga partit politike se çka domethanë koncept i majt politike a po i djathtë.
Të gjithë ia mësyen kapitalit, e rëndomë në vendet e varfëra duhet me u bërë politikan, qysh të mundesh e din, veq per më u bërë i pasur, kështu edhe ndodhi qe ia mësyne të gjithë kapitalit dhe të djathtës që sjellë prosperitë e kapital dhe ndërgjejgje kapitaliste, e krejt e urrejnë vafrërinë dhe të majtën.
Kështu që pa marr parasysh a dinë te ne partit politike të kuptojnë se çka është e djathtë e çka e majt, krejt ia mësyn se si të bëjënë kapital.
Normal politika në Kosovë po shërben për momentin për te themeluar klasa, e atë kapitaliste, normal duke kursyer e duke bërë të gjitha të mundshme, vetëm për të bërë para qotë me paga , meditje deputetesh e ministrash qoftë rrugtëimit të pandreprerë e lobizimit.
Por ideja për të akumuluarë dhe për të bërë para, për ti ik skamjes së dikurshme të cilët të gjithë i takonin, këtu ska kompromise, kjo është e dhimbshme dhe mbetet tragjike , që klasat politike në vend që tregu ekonomik ti ndaj atë, po e bëjnë të ashtuqujturit politikan në klasa të varfër, të mesme dhe të pasur, po i ndanë politika e përbërë nga varfnjakët.
Kështu të pasurë janë shumë pak, klasa e mesme është e varfër, si klasë e pasur vlerësohen deputet , ministrat, profesoret e UP, po tua llogarisim vetëm pagën mujore dhe meditje, e jo edhe tjerat gjera të paligjshme , ata kanë mbërri të bëhen të dajthtë në një vend ku mbi 55% e qytetarëve jetojnë në varfëri, e 15 % në varfëri ekstreme, përderisa klasa e varfër janë mësuesat dhe arsimtaret e shkollave të mësme, kjo është logjika e Kosovës.
Debati për klasat ekonomike duhet të hapet se klasa ekonomike e pasur në Kosovë vlerësohet te jet diku 20%.
Është e dhimbshme kështu ndodhi edhe në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kroaci deri diku po që se analizojm me tutje Kosova mund të krahasohet me Tanzanin, Bangladeshin,Mali, Etiopi etj.
Logjika e bërjesë së klasave në Kosovë është ende në formim, duhet të kalojnë edhe 10h vjet për të folë për ndonjë klasa të konsoliduar ekonomikisht, kjo jep të kuptojmë se duhet ende shumë kohë për të formuar klasa ekonomike po shpresojë se Kosova nuk do ta ketë fatin e Haitit, ku 50 % janë të pasur dhe 50% të varfër, ku ekziston diskiriminim i madhë klasor ku Kombet e Bashkuar janë të angazhaur të ndalin skallëvrin, ose Mali, ku 70 % e territorit është rural dhe 30% qyetete të pasurish, këto janë disa ekstreme pa pas dëshirë të frikojë ndokend, por vetëm për ti hap sytë shoqëria jonë se kah po shkojm???
Në Kosovë është beteja me e madhe kush po bëhet i pasur dhe kush po mbetet i varfër , por jo kush është i majt e kush është i djathtë , andaj këtu nuk ka logjike politike por ka logjike pasurimi, pra smund të flasim për këtë, ne duhet të kemi një lidership që nuk mendon për vete dhe cilës klasë ata do ti takojnë ata , por si do të orientojnë shoqërin dhe shtetin e Kosovës.
Krejt ia mësyn të djathtës edhe asaj të qendresë madje ??
Tash ka filluar edhe një llojë xhelozie politike në mes partive se kush është i djathë sepse, LDK me letra u bë e djathtë ajo është edhe anëtare e partive konservative apo popullore, përderisa me padurim po presim të shohim se ku do të anëtarsohet PDK dhe disa subjeketet të vogla tjera që ia kanë nie erën se ma mirë është të jenë të djathtë se ka prsoperitet ekonomik dhe pasuri nëse përkrahenë pasanikët, etjera.
Më mirë me dasht të pasurin se fukarën, kjo është logjike e varfër politike në Kosovë, përderisa populli është largë këtyre ideve se ku janë ata dhe lideret e tyre politik, popullit i intereson si me gjet punë për familjen e tyre, partitë skan ndonjë interesë momental që të profilizohen në mënyrë të saktë dhe të sinqert, sepse një pjesë edhe nuk kanë njohuri për këto profile, por natyrisht se mendojnë se me kalimin e kohës ata do te profilizohen, ndoshta edhe është ende heret për profile të tilla ose vonë ,varësishtë se si e shohin interesin e tyre për këtë temë.
Ka pas dhe ka analiza të shumta në këtë drejtim por një është e sigurtë se ska qëndrim përfundimtar real por ka interesa tjera që nuk mund te thuhen se janë të qarta.
E djathta e dëshiruar është një segement shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, por se me kalimin e kohës do të fillojë mendimi tjetër politk në vend , dhe se qytetarët do të profilizojn partitë në baë të interesave të tyre ,kur ata votojn parti që sjellin realisht mirëqenie sociale apo ekonomike, pra rruga është e hapur dhe mbetet kështu përderisa partitë për momentin nuk kanë shkallë të zhvillimit adekuat dhe të nevojshëm demokratik që të bëjën profile të tilla.