Si mund tiu ndihmoj zonja Presidente

Presidente, Ligjërish e as me Kushtetutë nuk mund ti shpallni zgjedhjet e reja. Rruga e vetme është ti mbledhësh të gjitha partitë sëbashku në një tryezë.
\"Madame la Presidente; comment puis-je vous aider\"? Por, të lutem mos i rrudhë sërish krahët, sepse vërtetë keni nevojë për ndihmën time dhe të secilit qytetarë të Kosovës që ka mundësinë tiu ofroi atë.
I lus të gjithë qytetarët që kanë sadopak influencë tek liderët tanë që të kërkojnë tolerancë dhe të bisedojnë në një tavolinë. Shqiptarët sduhet ta hanë njëri-tjetrin?!
Zonja Jahjaga, ju e dini mirë se interesi i Kosovës është më i madh se interesi i partive politike. Veprimi juaj nuk duhet të lejoi që partitë tona me qëllim ta qojnë vendin drejt IZOLIMIT me botë Demokratike dhe Perëndimore. Ketë e duan vetëm armiqtë tanë.
Bllokada vjen si pasojë e interesit të ngushtë të disa udhëheqësve tanë politik. E them sërish pas dy javësh, se zgjidhja e ngërçit është e thjeshtë në momentin kur të gjithë sëbashku bisedojnë në tavolinë.
Arsyet pse deri këtu?
We are your friends and We are your allies Ne jemi miqtë dhe aleatët tuaj, tha sekretarja Hillary Clinton në Kuvendin e Kosovës kohë më parë. Amerika dhe Anglia do ta zhvillojnë Ushtrinë dhe Inteligjencën e shtetit tonë. Janë mbi 1 miliard që do të investohen në këto pesë vjet.
Rishtazi, Kancelaria Angela Merkel afroi pranë vetës dy Kryeministrat shqiptarë. Madje, Kryeministri Rama ka udhëhequr mbledhjen e Kryeministrave të Ballkanit në Konferencën e Berlinit. Gjermania u përkushtua të ndërtoj Hekurudhën e Kosovës në relacionin Durrës-Prishtinë-Vjenë. Të zhvilloi autostradën energjetike Kosovë-Shqipëri dhe Ballkan. Janë mbi 2 miliard të përkushtuara që do të investohen vetëm në Kosovë për 5 vjet.
Papa Françesku enkas i bekoi SHQIPTARËT në Tiranë. Ti popull shqiptar, Fisnik dhe Bujar Albanians, you Noble and Generous nation. Me këto fjalë u vulos fati i suksesit të Kombit Shqiptarë. Për këto 100 vjet që kemi hyrë, Populli Shqiptar, nëse di, do ta udhëheqë Ballkanin.
Kështu i gjithë kombi shqiptarë në 6 shtete në Ballkan u Fisnikërua, vlerësimi më i madhi në Botë që mund ti bëhet një Kombi.
Por si duket, vendet jo-mikë të Kombit Shqiptarë kanë investuar shumë që të na shohin të ndarë duke punuar kundër interesave të popullit dhe vendit tonë. Më vjen në mënd vjersha Moj Shqipëri, e mjera Shqipëri.
Zgjidhja Modeli i kapërcimit të ngërçit
Presidente, aktualisht është vetëm një model i zgjidhjes së ngërçit; ska tjetër.
PDK merr Kryetarin e Kuvendit; ndërsa LAN-i e merr Qeverinë. Kryeministrin e ndajnë Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. I pari për 16 muaj; derisa ti kaloi mandati Presidentes. Pastaj z. Mustafa votohet President dhe z. Haradinaj e udhëheqë Qeverinë deri ne fund të mandatit. Lehtë mund ti ndryshojnë vendet z. Mustafa dhe z. Haradinaj. Marrëveshja mes tyre tregon se interesi nacional është mbi interesin personal.
E dhimbshme për mua si kandidat i pavarur për President, por interesi i vendit është më i rëndësishëm për mua. Por, me këtë veprim, liderët tanë nuk humbin, por fitojnë si në afatet e shpëtimit të vendit, ashtu edhe në reputacionin e tyre personal. Poashtu, është e vetmja zgjidhje e shpejtë para shkarkimit të z. Mustafa dhe dështimit të tërë koalicionit VLAN.
Me fuqinë e madhe, vjen edhe përgjegjësia e madhe With great power comes great responsibility - këtë sduhet ta harroi asnjëri lider.