Si më larguan nga puna si transfuziologe
Shkruar nga Dr. Luljeta Gashi
Pas tri vjet pune dhe angazhim profesional në mënyrë arbitrare dhe urdhëruese tentohet të më ndërrohet vendi i punës nga Prizreni në Gjakovë .
Po filloj nga tetori i 2019 , ku drejtori ekzekutiv i QKKTGJ – Dr. Bukurie Zhubi përmes një njoftimi në email më obligon që pas 2 jave të vazhdojë punën në njësinë rajonale të transfuzionit në Gjakovë, sepse shefja e njesisë atje del në pension.
Menjëherë keërkoj takim me drejtoreshën për të shqyrtuar se cili do jetë pozicioni im atje dhe çka konkretisht është në pyetje – sistemim i peërkohshëm apo transferim apo cka , pasi unë me kontratë jam e punësuar në njesinë e transfuzionit në Prizren (kontratë e përhershme), madje para nënshkrimit të kontratës (me 2016) kam kërkuar sqarim ligjorë të nenit 3 të kontratës nga juristi i QKKTGJ z. N.G i cili ma sqaron se ne aspekt ligjore vendi im ë punës është në Prizren dhe ska të bëjë asgjë me sistemim apo transferim në njësi të Gjakovës…
Fillimisht drejtoresha B.Zhubi nuk ka pranuar se une jam e punësuar me kontratë ne Prizren por ne Gjakove , mandej mbas takimit tim me te dhe perfaqsueseve te auditit(te ftuar nga drejtoresha pa dijenin time) si dhe juristes se tanishem te QKKTGJ,edhe perkunder ofendimeve dhe kercenimeve qe kalova ne atë takim, une ua prezantova faktet se vendi im i punes eshte ne Prizren si dhe i njoftova se do te pranojë te shkoje ne Gjakovë ashtu siç me obligon ligji (30 dite) ne momentin qe drejtoresha do ma leshon vendimin per sistemim te perkohshem konform ligjeve ne fuqi te Republikes se Kosoves.
Mbas kesaj drejtoresha nxjerrë njekosisht dy vendime :vendim per vrejtje me shkrim si dhe vendimin per sistemimin tim ne Gjakove .
Te dy kto vendime me sillen ne te njejten dite (dite e premte ) vetem 10 min para perfundimit te orarit tim te punes, permes se ciles obligohem te filloj punen ne njesin e Gjakoves menjeher te henen (pra mbas 2 dite te vikendit)
Menjeher te njejten dit e njoftoj zyrtarisht drejtoreshen se nuk i kam nenshkruar vendimin dhe do te vazhdoj punen ne Prizren, sepse vendimi juridikisht eshte i paplotsuar (pa këshille juridike) dhe kerkova qe te me sqarohet neni dy i vendimit per sistemim pasi ne nenin dy te ketij vendimit thuhet se duhet te vazhdoj punen ne Gjakove deri ne nxjerrjen e nje vendimi tjeter , gje te cilen e kuptova se mund te keët hapësirë per interpretime te ndryshem juridike andaj kerkova sqarim. Pergjegjeja nga ana e drejtoreshes ka qenë se:,, vendimi eshte obligative dhe i pa diskutushem,,
Derisa une vazhdova te punoj ne Pz , drejtoresha nxjerr vendimin e radhes per suspendimin tim te perkohshem nga puna (ne afat deri 6 muaj) dhe rreth 5 dit pas skadimit te ketij vendimi drejtoresha nxjerr vendimin per nderpreje te kontrate se punes . Arsyetim konkret nuk ka ne kete vendim por eshte i bazuar ne vendimin e komisionit disiplinor .
Komisioni disiplinor me ka ftuar ne seancë vetem pak para skadimit te vendimit per suspendim te perkohshem (rreth 7 dite) dhe quditerisht vet anëtaret e komisionit deklarojnë se te gjitha vendimet e nxjerra nga drejtoresha ,,kane ra ne uje – nuk vlejn,, përveç vendimit per suspendim te perkohshem.
Ateher parashtrova une pytjen komisionit se per qka jam une perballe jush derisa vendimi per suspendim te perkohshem eshte rrjedhoj e vendimit per sisitemim te perkohshem , per te cilin ju thuani se ,,ka ra ne uje -nuk vlen,,
Quditerisht komisioni disiplinor nuk me lejoi te flas per asnje vendim por vetem per nenin tre te kontrates se punes , ku insistuan te merrnin nje PO ose nje JO te paster nga une , ndersa pergjigjeja ime fillim e fund para komisionit ishte se Po i permbahem kontrates edhe nenit tre ashtu siq ma ka interpretu personi zyrtar- ligjore i QKKTGJ. Por çuditerisht njera nga anëtaret e komisionit me thot se a ke menduar ndonjeher se nje dite mundet te dal perball juristi e te thotë se nuk kam qenë mire e nuk kame dite si e kame interpretu kete nen apo gabim e kam interpretu madje thote anëtarja se ne si staf para instancave tjera mund te deklarojm se te gjithe e kemi ditur se konkursi eshte shpallur per Gjakove e si vetem ti Dr Lule nuk e ke ditur, por kjo antare e nderuar harroi se ne konkursin e shpallur eshte cekur vetem numri 3 per tre pozita, e nuk jane cekur vendet e aq me pak vendi Gjakovë nuk figuron dhe nuk me eshte thene asnjeherë nga askush nje gje e tillë.
Sa per dijeni konkursi eshte shpallu ne janar te 2016 , kurse ne shkurt i jam nenshtru intervistes dhe testit me shkrim, dhe nga shkurti deri ne shtator asnje pergjegje zyrtare nuk kam marr nga ana e kompetenteve te QKKTGJ, madje pas 3 muajve nga intervistat kam shkuar ne QKKTGJ kame taku drejtorin e atehereshem dhe kerkova te dije se qka po ndosh me konkursin, a eshte legjitim , a jam pranuar apo jo pasi pas gjithe ketyre muajve nuk kam asnje pergjegje zyrtare , ndersa ne anen tjeter Minsitria e shendetesisë ne faqen zyrtare te saj kishet publikuar listen e gjithe Doktorave te papunsuar ne Kosove , ku në kete list figuronte edhe emri im.
Dhe çudia e rradhes e ketij komisioni disiplinor eshte se ka nxjerr vendim ku me ka akuzuar se i kam shkelur te gjitha vendimet e njepasnjeshme te drejtoreshes, vendime per te cilat vet u deklaruan se kane ra ne uje -te pavlefshme.
Madje njera nga antaret e komisionit e pranoi se ,,qarkorja,, informative e nxjerr nga drejtoresha duhet te vlente edhe per njesin e Prizrenit-gje qe nenkuptonte se une duhet te shkoj ne njesin e Gjakoves jo me shume se 30 dite.
Gjate gjithe kohes ne te gjitha ankesat drejtuar komisionit te ankesave te QKKTGJ e kam potencuar se e pranoj sistemimin ne Gjakove konforme ligjeve ne fuqi por vazhdimisht nga ana e komisionit te ankesave kame marre pergjegje negative madje duke me akuzu se nuk po e pranoj sistemimin.
Ankesen time e kame adresuar edhe ne inspektoriatin e punes – ku shkalla pare me ka kthyer pergjegjeje pozitive -ku e obligonte QKKTGJ te me kthej ne vendin tim te punes, por pas ankeses nga ana e drejtoreshes ne shkallen e dyte, lenda eshte kthyer ne rishqyrtim shkalles se pare , ku deri me sot akoma nuk kam marre me pergjegjeje .
Po ashtu e kame parashtru kerkesen edhe ne Oden e Mjekeve te Kosoves , permes prokurorit te OMK-se kam kerkuar nga Keshilli Etik te vlersoj per shkeljet e mundshme eventuale te drejtoreshes B. Zhubi qe ne kohe pandemie me eshte nderpre kontrata e punes derisa e njejta ka aktivizuar Dr e pensionuar ne disa njesi rajonale te transfuzionit., por deri me sot as nga OMK nuk kame marre ndonje pergjegje.
Dhe se fundmi kame parashtuar padinë pran gjyaktës themelore ne Prizren .
Qe nga fillimi e deri ne fund, nga kompetentet e QKKTGJ jam akuzuar per rrezikim te shendetit te popullates .
Por athua do akuzohem pse njesia e Prizrenit ,tani qendroi rreth tre jave pa asnje transfuziolog, pasi transfuziologu i vetem qe punon aty eshte dashur te shkoje ne pushim … apo ndoshat do jem pergjegjese per rrezikim te shendetit te popullates edhe te rajonit te Gjilanit, Mitrovices, Vushtris kur transfuziologet e vetem qe punojn aty shkojne ne pushime dhe njesit mbesin pa asnje transfuziolog!
Kjo eshte Kosova ime e dashur , Kosova ime e shtrejt, Kosova ime e pergjakur , Kosova ime e ,, lirë ” ku ne shtepinë qe u linda dhe u rrita nuk ishte vetëm shtepia ime por e gjithe Kosoves sa here qe ju desht asaj, ishte ne qerrdhe e Levizjes ilegale qe nga zanafilla e saj… ishte dhe nje shkolle per femijet e saj (vitet ’90)…ishte…dhe do te jete pavarësishtë njerëzve qe bartë.
P.S. per të gjtha të lartëcekurat posedojë provat materiale.
/Dr. Luljeta Gashi - Transfuziologe/