21 Prill 2025

Si fitojë Thaçi dhe administrimi i votës së qytetarit

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Në Kosovë funksionon administrimi i votës,kjo është kalkulim i votës dhe shifrës së daljes së qytetarëve  bazuar në kontrollin financiar të kategorive social, mbikëqyrja është pjesë e rëndësishme në administrimin e votës dhe përcjelljen e befasive të vogla në zhvillimin e demokracisë elektorale.

Bazuar në  formulën fituese është kalkuluar në këtë variant; numri i punëtorëve të administratës  së shtetit, pra këtu hynë shërbimi publik dhe shërbimi civil si dhe kontrolli i sektorit privat nuk ishte rasti me Ramiz Kelmendit pronar i ETC por edhe më shumë të tjerë nga bota e biznesit që shkuan në PDK dhe njerëzit e shoqërisë civile dhe mediave me herët, formula është  e qartë  pra  kontrolli, menaxhimi ,mbikëqyrja-  një formula e lehtë  që përdoret në vendet e varfra.

Administrimi i votës në vendet e varfra kalkulohet njëjtë në shtetet e botës së tretë, kur dalja e elektoratit bie si rezultat i pakënaqësive atëherë tentative është me kontrollua pjesën e mbetur të elektoratit.

Kështu po ndodhë në Kosovë kua dalja është e vogël   dhe përfshinë vetëm njerëzit e interesit social qe janë te lidhur me partitë politike si përfitues, administrimi i votës copëtimi i opozitës pra ndarja dhe përçarja e opozitës dhe kalkulimi efektivë  në numrin e daljes së qytetarëve në votime, apo ndryshe që quhet elektorat me dalje të stabilizuar  dhe  të standardizuar, kjo matematik prishet veç nëse trupi  elektoral i daljes rritet dhe bëhet i paparashikueshëm në të kundërtën,  projeksioni elektoral del i saktë pra fitorja është e projeksinuar.

Ky administrim përfshinë skenën politike dhe grupet e interesit pra intern(partitë politike) dhe ekstern elektoratin . Nuk do ta elaboroj me tutje ,ky administrim i votës i ka edhe rreziqet e veta në dalje ose mos dalje në votime të qytetarëve ,dhe  ka edhe gjera tjera të cilat i them tjetër here në mënyrë më të plotë.

Çka pas fitores së PDK

Drejtën me thanë mjaftë vështirë, edhe me fituar  e lere me më hup?Por edhe fitorja e tillë gjysmake shtron para nesh shumë dilema çfarë të bëhet më tutje??

Thaçi per me i besua dikush këtij “Misioni” duhet shumë çka të ndryshojë në konfiguracion të brendshëm  të kabinetit të ardhshëm qeveritar, askush nuk beson  në “mision te ri” me njerëz  të vjetër.

Por që nuk është vështirë është  mjaftë shumë, se pritjet mund te jenë shumë të mëdha për Thaçin, dhe “besën” e dhënë elektoratit se të gjithë do të përfitojnë nga ky “mision”, kjo platformë për t ë tregu diçka të re që të do të vijë, mundet asgjë mos me ardhë”, por rritje të pagave mund të bëhen, pagat i rritë sërish se kalkulimet janë në sasinë e parave buxhetore që edhe mund të ruhen si suficit vjetor dhe në prag të zgjedhjeve tjera sërish të pason rritja, kjo është e ngjashme me atë që ka bërë,  nga format kursimit buxhetor apo prej suficiteve në fund i rritë pagat e pensionet e tjerë.

Koalicionet e PDK

Varianta me lehtë hyrja në koalicion me PDK- LDK dhe qeverisja stabile që  nuk mund të shkojë me gjatë së tre vjet, ose qeverisja me subjekte ekstreme të vogla, tregu është më i lirë me subjektet politike të vogla me iu dhanë disa resorë   dhe për të ruajt resorët bazë e si dhe resorin e financave nga PDK, përderisa problem do te jenë  edhe me partitë e mbetura të vogla që do kanë apetite të mëdha dhe shohin absolutisht mirë vetën në këtë situatë që gjendet PDK, s’ka shumë alternativa, ose shteti do të gjendet në situatë të jashtëzakonshme për të ndërtuar qeverinë e re. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)