Si e shihte Bedri Pejani në vitin 1941 çështjen e Kollashinit dhe mbrojtjen e Pazarit të Ri
Shkruar nga Ismet Azizi
Sanxhaku, si dhe të gjitha viset e Ballkanit pa ndonjë vështirësi në pranveren e vitin 1941 ranë nën administrimin e italianëve dhe gjermanëve. Kah mesi i korrikut të vitit 1941 pati kryengritje ne Sanxhakun perëndimor.
Nga superioriteti ushtarak dhe organizimi më i mirë se ushtria e kryengritëse (partizanët), trupat italiane lehtë copëtuan rezistencën dhe kështu, më 10 gusht, të gjithë këtë territor e ripushtuan.
Deri në mes të tetorit do të ketë aksione kryengritëse në rajon, e vatrat e konfliktit do të transferohen në trevat lindore të Sanxhakut, përkatësisht në Sanxhakun lindor.
Përleshjet e ndërsjella ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve në njërën anë dhe serbëve në anën tjetër, kanë vazhduar gjatë muajit gusht dhe shtator të viti 1941.
Më 19 gusht të atij viti, formacionet çetnike vranë në fshatin Zemanicë katër xhandarë dhe gjermanët, për t’u hakmarrë, dy ditë më vonë e dogjën tërë fshatin. Deri në fillim të shtatorit, në qarkun e Dezhevës (Pazarit të Ri) u organizuan grupe çetnike të Kosta Peçancit dhe Dragolub Drazha Mihailoviqit.
Së pari, Kosta Peçanci e Mashan Gjuroviq, formuan aradhen çetnike të Suhopllaninës në luginën e Ibrit.
Kjo aradhë përfshiu disa njësi në trevën e rrethit të Dezhevës. Në të njëjtën kohë, në territorin e Kolashinit të Ibrit u formua aradhja çetnike e Todor Dobriqit, në të cilën u futën shumë refugjatë të ikur nga qarku i Shtavicës (Tutinit) dhe Beranës.
Për shkak se vojvoda Mashan Gjuroviq në fund të gushtit kaloi në kolaboracion të hapur me gjermanët, aradhja çetnike e Bjeshkës së Suhodollit ishte jashtëzakonisht mirë e armatosur dhe mirë e paguar nga qeveria e Millan Nediqit.
Përveç paraqitjes së një organizate të re ushtarake në trevën e rrethit të Dezhevës, situatën më tepër e përkeqëson konflikti në Qarkun e Mitrovicës.
Kah mesi i shtatorit ka pasur një konflikt të armatosur mes reparteve të çetnikëve të Bjeshkës së Thatë (Suha Planina) dhe xhandarmërisë shqiptare nga Mitrovica të udhëhequr nga Pajazit Boletini, i biri i Isa Boletinit. Beteja u zhvillua në luginën e lumit të Cerajës, në jug të Leposaviqit.
Në fund të muajit, me ndërmjetësimin e gjermanëve, u arrit paqja dhe treva në jug të lumit Cerajë është përdorur si pjesë ndarëse midis ndikimit serb dhe shqiptar.
Autori Zhivkoviq thotë se “forcat e përziera boshnjake e shqiptare, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, dogjën në fund të shtatorit një numër të madh të fshatrave në Kolashinin e Ibrit. Pas kësaj ngjarjeje, komanda gjermane në Mitrovicë këtë trevë e ka konsideruar si të ‘shpopulluar’”.
Nexhmedin Spahiu, ka vlerësim krejt tjetër nga ai i Zhivkoviqit: “Nëse zhvishen nga rrenat e stërmadhimit ngjarjet tjera nga historia e komunistëve, kjo ishte lufta me më së shumti luftëtarë pas kryengritjes së Hasan Prishtinës të vitit 1912 (30 mijë luftëtarë).
Por, nuk janë vetëm numrat që e tregojnë dimensionin e një lufte. Janë motivet në radhë të parë. Motivi i gjithë këtyre luftëtarëve vullnetarë ishte të shpëtonin popullsinë e pafajshme të Sanxhakut të Novi Pazarit nga gjenocidi.
Pjesa më e madhe e këtyre luftëtarëve në atë kohë jetonte në një shtet tjetër (Drenica e Rugova ishin në Shqipëri, ndërsa Mitrovica, Shala e Bajgorës e Novi Pazari në Serbi).
Ata nuk bënë sehir duke thënë se sa gjynah si po vrasin serbët gra e fëmijë në Sanxhakun e Novi Pazarit, po rrokën armët dhe harxhuan plumbat qe i blinin me para. Lufta e Kolashinit paraqet standardin më të lartë të patriotizmit në historinë shqiptare.
Nuk kishte qeveri apo agjenturë që qëndronte pas tyre. Ishte thjeshtë organizim dhe sakrificë e ndërgjegjes. Ishte solidarizim me tjetrin, me të pafajshmin. Ky është kulmi i ndërgjegjes së një populli”.
Me rëndësi është të shohim se si Bedri Pejani në at kohë e shihte çështjen e kësaj treve e cila ishte nën administriin gjerman, por që në vazhdimësi rrezikohej nga shfarrosja çetnike dhe spastrimi etnik. Në vazhdim po japim në origjinal ashtu siç janë të paraqitur qëndrimet e tija , sipas dokumenteve të kohës:
Çështja e Kollashinit
Po të hudhim nji sy mbi kartën gjeografike të këtyre katrë krahinave ( Mitrovicën, Pejën e Istogun, Kollashin dhe Pazarin e Ri I. A.), konstatojmë, pa u lodhë , nji nomali ethnike fare në shesh për sa i përket Kollashinit dhe mitrovicës i cili asht futë si nji thikë tradhtare shumë e rrezikshme ndërmjet Mitovicës, Drenicës, Istogut dhe Rozhajës.
Tutinës e Pazarit të Ri. Kjo anomali ethnike mundet me ps një forcë kërcnimi shumë të madhe në nji ditë kritike tuj na pre të gjitha komunikimet me Tutinën e me Pazarin e Ri e tiuj provokue shkatrrimin e popullatave t’ona në Sanxhak.
Ndër ditët e ngjarjeve të vjeshtës 1941, 19 katunnde të kësaj krahine u rrafshuan plotësisht apo seriozisht bash me 10 kartunde e malit të Rogoznës.
Popullatat serbe të këtyre katundeve u shtrenguan me kërkua buk e strehë në Rashkë, Kralevë e Kurshumli, për të vetëm arësye pse deshtë të lozin rolin që iu asht caktue prej pozitës së tyre gjeografike, rolin e thikës tradhtare. Sot për sot nuk ekziston as nji element anmik n[ mes Tutinës, pazarit të Ri dhe Mitrovicës: rrugët janë pastrues radikalisht.
Mirëpo, situate e krijueme në Kollashin do të mund të quhet definitive kur veprimtaria e jonë ndërtuese në këtë krahinë të Mitrovicës do t’a ndalojë, një herë e mirë, riinstalimin e elementit serb. Pra, Kollashini bashk me malin e Rogoznës duhet të fitojnë, sa më parë nji fizionomi ethnmike shqiptare.
Në Drenicë kemi, s’paku 300/500 e në Shalë të Mitrovicës 300 familje shqiptare që jetojnë pa tokë apo pa tokë të mjaftueshme. Këto familje mund t’instalohen gjatë viti 1942, pse do të nxitojnë ato vet me i nxanëtokat e Kollashinit me t’u ndale leja prej Qeverisë s’onë.
Po as mundim apo sakrificë tjetër. M ekëtë veprim ma se gjysma e punës mund të njihet si e kryeme. Sa për pjesën e punës jo të kryeme shohim e bajmë, pak ma vonë. Nji fillesë e mirë asht gjysma e fitimit.
Mbrojtaj e Pazarit të Ri
Ngjarjet e vjeshtës 1941 rreth Pazarit të Ri i kan dy kuptime:
Pazari i Ri mundet m’u mbrojtë prej rrezikut serb; b) Popullatat t’ona në Sanxhak mundet me luftue për Shqipninë si nji element ma trim e ma shqiptar të Shqipnisë s’onë të smoçme. Provat e dhanuna janë shumë të gjaklla për me shkue n’argumentimin e këtyre dy kuptimeve.
Megjithkëttë... për të sigurue definitivisht dhe radikalisht mbrojtjen e Pazarit të RI pre rrezikut serb po i parashtrojmë këto dy masa kryesore, të cilat duhet të mirën me të hye marsi i 1942: Me instalue në kazermen e Tutinës, Rozhajës e të Sjenicës tre bataliona shqiptare: 2.Me fillue qysh sot, me i armato]tue popullatën e këtyre tri Nënprefekturave t’ona.
Nga armatimi i popullatave t’ona të Sanxhakut nuk mund të kemi as nji dam, pse, traditat e tyne shekullore kërkojnë që këto popullata mos t’i përdorin armët veç se kundra malit të Zi dhe Serbisë.
Miqësia shqiptaro-serbe
Ka pas shqiptar dje, ka shqiptar qysh sot që beson se nji miqësi shqiptaro-serbe asht gja e realizushme. Komiteti i Kosovës, themelisht nuk asht kundrë këtij besimi. Mirëpo, kjo organizatë nuk është naive.
Për te nji realizim i tillë mvaret nga përmbushja e nji konditës “ sinecua non” e cila shkurtohet si pason: “ Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye.
Për me pas nji Serbi me mëndë e me krye, aspak agresive apo imperialiste duhet të mirren masa serioze nga ana e Shqiptarëve qysh sot.
Ndër këto masa mund të njihet si kryesore kjo që pason: tokat e Sanxhakut të Pazarit të Ri mund të ndahen në mes Shqipnisë dhe Kroacisë.
Kjo ndarje nuk cenon aspak drejtësinë, mbasi këto toka banohen me Shqiptarëve dhe Bosjhnjakëve. Vetëm nji Serbi deri te kufijt e saj të para luftrave ballkanike, e çarmatueme mirë mund të konsiderohet si nji “Serbi me mend në krye”.