27 Dhjetor 2024

Si duhet ndryshuar

Shkruar nga Hilmi Gjakova

Kur zellshmëria, efikasiteti, aftësia, ndershmëria, disiplina dhe vlera të tjera të mira praktikohen dhe shihen më nga afër, patjetër që progresiviteti i një vendi do të arrihet.

Por kur këto vlera janë të një standardi mjaft të ulët ose mbahen shumë lartë por nuk zbatohen, pa diskutim qe ai komb do te shkojë gjithmonë pas.

(Mahathir Mohamad ish-kryeministër i Malejzisë)

Normalisht që ndryshimi i gjendjes së vendit nuk mund të arrihet vetëm me premtimet symbyllazi që po i dëgjojmë çdo ditë nga politikanët tanë dhe me programet e tyre qeverisëse me të cilat ata po garojnë në mes tyre, të cilat ashtu si herave të tjera pritet të mbeten vetëm në letër. Mirëpo në anën tjetër nuk duhet harruar se burim i çdo ndryshimi për të mirë apo për të keq është vetë qytetari me votën e tij të lirë, prandaj kërkohet maturi dhe analizë e gjendjes në të cilën gjendemi aktualisht.

A mund të përmirësohet gjendja me ata që i kishim në parlament ku miratohen ligjet? Njëri lexonte gazetë, tjetri i përgjumur, njëri llomotiste, tjetri fliste në celular, tjetri zgërdhihej...Shpresojmë që pas \'\'shpërbërjes\'\' së këtij parlamenti nuk do të \'\'përbëhen\'\' më kurrë një skotë e tillë njerëzish!

A mund të përmirësohet gjendja me një lider që ka cilësitë e mëposhme? Ky lider  është nisur për tu shpalosur qytetarëve programin qeverisës. Por me ç\'farë ka arritur ai deri tek ky lokacion? Siç vërehet, me një makinë e cila kushton afro njëzetmijë euro dhe i cili sa ishte kryetar i Prishtinës ka vozitur një makinë që kushtonte rreth gjashtëdhjetë mijë euro!

Normalisht që s\'mund të pritet që nga ky lider të kemi qeverisje të drejtë kur ky vozit një veturë të tillë luksoze, pa shikuar në pjesën tjetër të pasurisë së tij që ky e posedon, kurse vendi po noton në varfëri e papunësi, e shumë familje kanë edhe mungesë ushqimi e mungesë kulmi mbi kokë.

Kjo vlen edhe për politikanët e tjerë të cilët i karakterizon po i njëjti karakter. Këtu hynë edhe çështja e fitimit të pasurisë së tyre të cilët i shfrytëzojnë paratë publike për ndërtimin e vilave e ndërtesave të tjera milionëshe të cilat të gjithë i dijmë, andaj qytetari më nuk bën të mashtrohet.

A mund të përmirësohet gjendja me politikanë e ministra të cilët janë shkaktarë që në institucionet tona e kemi prezent në përmasa shkatërruese dukurinë e nepotizmit, korrupsionit, hajnisë, keqpërdorimit të mjeteve dhe të mirave materiale të vendit?

Madje dukurinë e nepotizmit e të korrupsionit, dukuri të cilat janë shkaku kryesor i prapambetjes ekonomike dhe i gjendjes së mjerueshme që e kemi sot në vend në të gjitha aspektet, pak nga partitë po e përmendin në programin e tyre ashtu siç duhet, më mirë të themi se përveç lëvizjes Vetëvendosje deri më tash asnjëra parti nuk i ka zënë në gojë fuqimisht këto të dyja! Luftimin e korrupsionit keni pasur mundësi ta dëgjoni, por a keni dëgjuar nga partitë e tjera se do ta zhdukin nepotizmin?  

Natyrisht që jo! Apo sa herë e keni dëgjuar këtë fjalë këto ditë nga këo parti? E kjo na jep të kuptojmë se si qëndron raporti i këtyre partive me këto dukuri.

Poashtu pak nga partitë politike po fokusohen dhe pak nga ato po e vënë si prioritet funksionimin e sistemit të drejtësisë i cili është elementi bazë për një shtet funksional dhe tek rritja e cilësisë në arsim. Bile njëra parti në programin e saj parashihte vetëm ndërtimin e disa shkollave dhe objekteve tjera, duke mos planifikuar mënyren e daljes nga humnera në të cilën gjendet arsimi kosovar.

Para pak ditësh e patëm provimin e klasave të nënta, provim ky i cili u mbajt me shumë manipulime e me shumë parregullsi të cilat dëshmojnë për nivelin ku gjendet arsimi aktual.

Mirëpo kjo nuk vlen vetëm për këtë nivel shkollor, këto parregullsi që më mirë do të ishte t\'i quajmë këto cilësi shkatërruese ekzistojnë në të gjitha nivelet e tjera arsimore, ato vazhdojnë në shkollë të mesme e deri nëpër fakultete.

Qytetari më nuk duhet që tu besojë e të mashtrohet sidomos me partitë të cilat deri më tash ishin në pushtet dhe e dëshmuan mënyrën e tyre të qeverisjes, njëra nga këto parti kishte në pushtet vetë qeverinë, njëra kishte në pushtet kryeqytetin e Prishtinës, tjetra kishte në pushtet komuna të tëra të cilat i humbi si pasojë e qeverisjes së keqe etj.

Për këtë arsye po vërehet edhe një \'\'zgjim\'\' në rradhët e qytetarëve të cilët arritën ti ndëshkojnë këto parti në zgjedhjet lokale, kurse tani pritet që nga këta qytetarë të kemi goditjen vdekjeprurëse për partitë e vjetëruara si nga qeverisja ashtu edhe nga koncepti pa marrë parasysh slloganet e tyre qoftë \'\'drejtimi i ri\'\' apo \'\'misioni i ri\'\', këto nuk kanë dallim në mes tyre!

Pra qysh nga alternativat qeverisëse të këtyre partive po vërehet çartë se ato nuk e kanë shumë brengë përparimin e prosperitetin e vendit dhe nxjerrjen e tij nga kjo situatë e rëndë, por e kanë si preokupim të tyre marrjen e pushtetit dhe përfitimet e pozitave udhëheqëse, pasi që nuk po fokusohen tek elementet kyçe por shumica e tyre po duan që tia \'\'lyejnë sytë\'\' popullit si psh. me planin për hapjen e vendeve të reja të punës apo me përrallën e pagës mesatare prej njëmijë eurove kurse me lirimin e pagesave për studentët që u bë më herët po synohet që të \'\'hidhet rërë\'\' në sytë e tyre, reforma këto që nuk diskutohet se kanë qenë të nevojshme por që nuk kanë vlerë nëse studenti nuk është i aftë për tregun e punës dhe nuk ka mundësi për të kontribuar në lëminë që e ka studiuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)