22 Dhjetor 2024

Si do të dukej LDK parit politike e djathë e ekonomisë së tregut

Shkruar nga Xhevat Meha

Cilado parti politike që pretendon se është parti politike e ekonomisë së tregut duhet të ketë së paku tri cilësi që do të ishin shtylla të funksionimit: Konkurrencëshmërinë mbrenda partiake, Zbatimin në plotëni nga të gjithë të ligjeve dhe rregulloreve dhe Dinamizmin.

LDK si parti politike e djathtë, përveç këtyre cilësive duhet që si parti politike të është grupim i individëve që në bindjet dhe besimet e tyre politike kanë atë se shoqëria është e fuqishme kur përbëhet nga individ të zot. Në qendër të bindjeve dhe besimeve politike të një partie politike të djathtë është fuqia e individit ku partia politike shërben si platform e bashkimit për veprim të individëve me bindje dhe besime politike të tilla..

Gara ka shumë cilësi të dobishme për shoqërinë. Shkurtimisht, gara si rezultat ka kalitjen e individëve që të bëhën të zot, matjen e zotësive në mes të individëve, dhe dallimin e individëve se kush është më i mirë se tjetri/tjetra duke u bazuar në zotësitë vetanake individuale. Gara politike mbrendapartiake do t’i kalitë individët për veprime politike, do të kryej matjen e zotësive politike të individëve në garë, dhe do të përcaktoj se kush është më i mirë se tjetri/tjetra  për të përfaqësuar interesat politike të qytetarëve.

Ka filluar të dal në sipërfaqe nevoja që LDK të hap garën e plotë dhe të drejt mbrendapartiake. Gjithnjë e më shumë po bëhet e kuptueshme se votimi me më shumë kandidatë nuk është garë po është vetem mashtrim.

Gara për të qenë e plotë dhe e drejt duhet që të ketë cilësitë e garës që janë të kërkuara për të qenë garë e plotë dhe e drejt. Disa nga cilësitë e garës po i paraqes në vijim:

Rregullat e garës,
Zbatim në plotëni nga të gjithë të rregullave të garës,
Kushte të barabarta për të gjithë garuesit,
Kohën e paracaktuar të fillimit dhe të përfundimit të garës,
Matjen e drejt të rezultatit të garës.

LDK për t’u ndërtuar si parti politike e djathtë e ekonomisë së tregut duhet që të ketë të instaluar garëne mbrendapartiake. Për të hapur garën e plotë dhe të drejt, LDK duhet që të riorganizohet, duhet të përcaktoj struktur organizative dhe funksionimi që siguron garë të plotë dhe të drejt mbrendapartiake, duhet që të miratoj dokumente partiake (statuti etj.) që sigurojnë garë të plotë dhe të drejt mbrendapartiake.

Në përpjekje për të dhënë ndonjë kontribut për fillimin e kultivimit të garës mbrendapartiake në partitë tona politike si praktikë e re në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut, në vijim po paraqes pikëpamjet që kam rreth ndërtimit të garës mbrendapartiake në LDK.

Skema organizative e funksionimit – Në vijim është paraqitur skema organizative e LDK-së për nivelin qendror. Niveli vendor mund të përdor këtë skemë me parime të njëjta dhe me ndonjë përshtatje poqëse shihet si e nevojshme.

Kuvendi i LDK-së - Do të përbëhej nga delegatët që do të zgjedheshin përmes garës mbrendapartiake nga nivelet vendore të degëve në bazë të numrit të votave. Delegatët e Kuvendit të LDK-së do të përzgjedhëshin përmes garës mbrenda partiake.

Kryetari i LDK-së  - Do të zgjedhej përmes votimit nga delegatët e Kuvendit. Kandidatët për Kryetar do të garonin me programet e tyre vetanake para anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit për një periudh kohore të caktuar (për shëmbull një muaj). Kandidati që merrë shumicën e votave përcaktohet si Kryetar i Partisë dhe kandidat për Kryeministër të Kosovës me synim të marrjes qeverisjes. Nëse në votime fiton mandatin e Kryeministrit, vet e përcakton kabinetin qeveritar dhe përgjigjet për punën e tij. Nëse humb garën për Kryeministër me automatizëm dorëhiqet dhe hap garën për Kryetar të ri.

Pleqësia e LDK-së – Do të zgjedhej përmes votimit nga delegatët e Kuvendit duke iu nënështruar garës mbrendapartiake. Kandidatët për Pleqësi do të paraqitënin pikëpamjet e tyre para anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit të partisë për një periudh kohore (shëmbull 3 mujore).

Pleqësia do të përzgjedhte Administratën e Partisë, do të mbikëqyrte dhe do të ishte përgjegjëse për të gjitha punët admninistrative të partisë.

Pleqësia do të përbëhej nga 20-30 Pleqënar! Hmm. Dikujt mund t’i tingelloj se këta individë do të janë të moshuar! Nuk është ashtu! Anglezët këta individ do t’i quanin “Seniors”. Për ata/ato që janë larguar nga kultura jonë e mëparme dhe e kanë humbur kuptimin se kush dhe çfarë moshe kanë qenë pleqnarët, dhe për ata/ato që nuk kanë patur rastin të kanë njohuri të tilla, pleqnarët kanë qenë individë me dijeni dhe përvoja të thella e të gjera, kanë qenë individ të rexhur nga jeta. Edhe anglezët me “seniors” përshkruajn afërsisht individët e njëjtë.

Anëtarët e Pleqësisë do të kishin mandat 5 vjeçar me mundësi rizgjedhje të pakufizuar. Pleqësia do të ishte përgjegjëse për zhvillimin e mendimit politik dhe drejtimit politik të partisë. Anëtarët e Pleqësisë do të mund të kandidonin për Kryetar të partisë a cilëndo pozitë tjetër dhe në rast të përzgjedhjes do të tërhiqëshin nga Pleqësia. Kur numri i të tërhequrve për çfarëdo arsye do të arrinte 1/3 e numrit të tërësishëm të anëtarëve të Pleqësisë, do të organizohej mbushja e vendeve të lirapërmes procedurave të njëjta. Pleqësia do të përzgjedhte Kryesuesin e Pleqësisë.

Lista e LDK-së për delegatë të Kuvendit të Kosovës – Lista e kandidatëve për delegatë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës do të përcaktohej me votim nga Kuvendi i LDK-së duke iu nënështruar garës mbrendapartiake. Kandidatët për delegat do të garonin me programet e tyre vetanake para anëtarësisë dhe delegatëve të Kuvendit për një periudh kohore të caktuar (shëmbull një muaj).

Dokumentët e partisë (statuti, programi etj) – Llojin dhe përmbajtjen e dokumentëve të partisë do t’i përgadiste Pleqësia e partisë dhe Kuvendi do t’i miratonte me shumicë të votave për t’u dhënë fuqinë zyrtare.

Pleqësia e partisë në përgaditjen e dokumenteve të partisë do të siguronte funksionimin e partisë si platformë e ofrimit të hapësirës për veprime politike me kushte të barabarta për të gjithë anëtarët e partisë. Pleqësia me përmbajtjen e dokumentëve të partisë do të siguronte organizim të garës mbrendapartiake e cila sjell konkurrencëshmeri të plotë dhe të drejtë për të gjithë anëtarët e partisë.

Në fazën e tanishme të zhvillimeve politike në LDK, duhet të vihet në pah se dokumentët e partisë duhet që themelet e tanishme mbi të cilatë anëtarët kryejn veprimet e tyre politike të përcaktuar nga Neni 8.1 i statutit të tanishëm të zëvendësohen me përshkrime që u sigurojnë anëtarëve të partisë shprehje të lirë dhe të plotë të mendimeve, pikëpamjeve, bindjeve e besimeve të tyre politike dhe atë kudo dhe kurdo që e shohin të arsyeshme. Sçarim: Statuti i tanishëm i LDK-së në pikën 8.1 Anëtari i LDK-së ka të drejt: - mes tjerash shkruan: "Të shpreh lirshëm mendimet mbrenda organeve të LDK-së".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)