Shyhrete Berisha meriton mbështetje, Presidente ku je
Shkruar nga Erald Selca
Ende te ne në shoqërinë shqiptare gratë nuk trajtohen dinjitetshëm dhe siç duhet por ato shtypen në heshtje dhe përbuzen nga shoqëria jonë mentaliteti patriarkal dhe vetë institucionet tona shtetërore.
Çfarë mentaliteti është ky që Gratë të mos kenë të drejtë në trashigimi të pronës ,ky mentalitet primitiv anadollak duhet luftuar ashpër nga shoqëria shqiptare dhe vetë gratë duhet ti lenë dokrrat morale dhe kanunore kinse mos më kërkuar hise në familje vet ,ose mu bë \'rob\' kur martohen këto gjëra duhet ndryshuar urgjentisht sepse një gjendje të tillë absurde nuk e hasim askund pos të ne kurdët ,turqit dhe çeçenët .
Ilirët kishin mbretëreshë Teuten kjo dmth shumë ,por pas pushtimit egër osman u imponuan veset e pushtuesit dhe te ne akoma në pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare femra shihet si rob akoma pyetet a jeni me ata rob ? gratë akoma shikohen si lodra sexi dhe shtëpiake pra atyre ju shkilen të drejtat e njeriut .
Shqiptarët në Kohë Skenderbeut dhe Enverit e kanë trajtuar Gruan mirë pa harruar Rilindasit ,mentaliteti turkoshak duhet luftuar tek ne të barabartë jemi edhe para zotit edhe ligjit pse me kuota gjinore pse akoma flitet në shek 21 për Barazi gjinore .
Ja rasti i zonjës Shyhrete Berisha kësaj nëne bashkëshorte të përveluar kësaj grua fisnike ju masakrua familja burri dhe fëmijet në Therandë nga krimineli serb Vlastimir Gjorgjeviç ,madje zonja dëshmoi fuqimisht edhe në Hagë kundër Kasapit Ballkanas Millosheviçit ,kurse tash kjo zonjë maltretohet nga vjehrra kunati familja e ish burrit ndjerë terrorizohet gjykatave paturpesisht madje i thuhet ti nuk je gjaku jonë ja përbuzja mungesa solidarizimit familjar ,ja cfare sjellje kriminale ka ndaj saj .
Dikush mund thotë Kosova ka Presidente grua Atifeten ,dikush mund flete per femrat e bukura në Pejë Tiranë Korçe ,Prishtinë Ulqin Preshevë mërgatë por realiteti është tjetër përtej kesaj panorame bukur përtej studiove televizive ,balerinave e show spektakleve kjo është njëra anë e medaljes .
Tjetra është më e vrazhde injorimi femres në politikë ,në arsimim shtypja e saj në zona rurale dhe urbane dhuna fizike marrja e fëmijëve pa gjyq në raste divorcesh etj dajaku vetem kafshet rrahen jo njerzitë dhe hesht Presidentja për Shyhreten dhe sa Shyhrete tjera kemi ne po që nuk dalin në media .
Gruaja shqiptare duhet qmohet dhe respektohet ,duhet ndalohet viktimizimi i saj padrejtesite ndaj saj dhe çudia më e madhe se si femrat heshtin për rastin e Shyhretes nga Jahjaga deri te një amvise dmth ju mungon vetëdija dhe pajtohen indirekt me gjendjen çfare është ke ne .
Pse nuk ka solidarizim rrjete sociale me Shyhreten nga ne te gjithë dhe femrat në veçanti paradoxale logjikë robi