23 Dhjetor 2024

Shumica e këshilltarëve, “skemë sociale” e puthadorë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Ai që nuk ka pësuar asgjë, nuk guxon të më këshillojë. (Sofoklo)


Vizita e fundit, dhe lamtumirëse, në cilësi të Presidentit të Shqipërisë e Bamir Topi, në Kosovë, e zhvilluar më 29 qërshor, kishte peshë dhe rëndësi të posaqme, për opinionin e gjërë, e në veqanti ate kosovarë, meqë, me shumë të drejtë, nga ata, që vlersojnë realisht, rrjedhat dhe ngjarjet, që kanë përcjellë në vazhdimësi, lidershipin, në skenën politike në Shqipëri, e në veqanti në Institucionin e Presidentit, që nga ramja e komunizmit, në këtë shtet, është shumë vështirë, të identifikohet e vlerësohet pozitivisht, ndonjë përsonalitet tjetër, që, sikur Bamir Topi, edhe në momente shumë kritike, kur ky shtet kalonte gjatë kësaj periudhe kohore,e që fatkeqësisht këso veprime janë bërë rutinë dhe jo të rralla, te “nëna Shqipëri”, dhe ate, nga “britmat e kukamat “ e “patriotëve me bateri”që me dekada, prezentojnë politikën e këtij shteti.

 Presidenti Topi,gjatë mandatit të tij, ka reflektuar,në radhë të parë, stabilitet moral e profesional, angazhim konkret e permanent, në vijën institucionale, edhe në momente shumë të vështira , e nën presion, edhe me veprime konkrete ,me  kundërshti e refuzime për dekretime e vendime të ndryshme, kur, qoft”i madhi”,”demokrati” Berisha apo”opozitari” e kryesocialisti, Rama,por edhe të tjerët, tentonin, që Presidenti, të luante, rolin e “kukullës”, apo, që ai, të “mbante tupanin”,kurse të tjerët ti binin.

Vizita e Topi në Kosovë, karakterizohej, edhe me ngjarjet e fundit në Shqipëri, e në veqanti me “odisejadën” apo telenovelën, që ndodhi, për disa ditë radhazi, në Parlamentin e Shqipërisë, pikërisht, me emërimin e pasardhëist të tij, përkatësisht Bujar Nishani,e që në koluaret në Shqipëri, por edhe nga njëhësit e rrethanave politike në Kosovë,dihet se është i përgëdheluri i Salës, dhe “militant” i Pd-së.

 Pa hyrë në analizë të protokollit dhe agjendës, së përgatitur nga Presidenca e Kosovës, që ishte edhe nikoqire e këtij takimi, Bamir Topi, si i pari i shtetit shqiptar; që edhe në prononcimin e tij para gazetarëve, e tha, se ndihet shumë krenar, që, si President i Shqipërisë, po e mbyll mandatin e tij në Kosovë, sa i përket adresimit dhe prononcimit për mediat kosovare, dhe shpalosjes së opcioneve, përshtypjeve, por edhe ambicieve, për të ardhmen, qoftë të Shqipërisë apo edhe të Kosovës, si politikan dhe si lider i një subjekti të ri politik, të sapoformuar, në Shqipëri, kjo mundësi, nuk iu dha, apo nuk iu krijua, qoftë me fajin e atyre që ishin sponzor të vizitës së tij, apo (ndoshta) edhe të stafit të tij të ngusht,dhe me të drejt pos diskutimit në Parlament, para deputetëve dhe që u transpetua drejprdrejt, edhe nga televizioni publik RTK-ja, debat të hapur dhe dialogim me gazetarë, si ne konferenca për shtyp ashtu edhe në ndonjë studio televizive nuk pati!

Pika kulminante e dështimit, në raport me mediat dhe opinionin e gjërë,që iu bë vizitës së Presidentit Topi, ishte konferenca për shtyp e organizuar në Presidencën e Kosovës,pas takimit Topi-Jahjaga,kur që në start, nga stafi i Presidencës kosovare ,apo zëdhënësi, ose këshilltari për media, Arbër Vllahiu,u kërkua nga gazetarët që të bëhën vetëm 4 pytje dhe ate 2 për Presidentin Topi dhe 2 për Presidenten Jahjaga, dhe ate, duke i ndarë, 2 pytje për mediat nga Shqipëria dhe 2 pytje, për mediat nga Kosova!

Por cka ndodhi?

 Pas diskutimit të shkurtër të Presidentes Jahjaga dhe Presidentes Topi, zëdhënësi, Arbër Vllahiu, fillimisht i jep të dretën, të bëjë një pytje përfaqësuesit të TV Vizion Plus-it, pastaj, Radio Dukagjinit, dhe  një pyetje për korespondentin e Top Chanelit, dhe”expres”, e shpall të mbyllur këtë konfernecë me gazetarë, me tri pytje të parshtruara, dhe duke injoruar totalisht televizonet dhe mediat tjera kosovare, dhe me një nervozizëm të theksuar, edhe kur iu kërkua” jashtë këtij protokolli”, që mundësisht, Presidenti Topi, të përgjigjet, në një pytje edhe për televizionet kosovare, gjë që edhe u pranua nga Topi, gjestikulimi dhe mimika e cfaqur e Vllahiut fliste, se ai ndihej i shqetsuar dhe i befasuar.

Se, Presidentja Jahajaga, në raport me mediat, është e mbyllur dhe shumë vështirë po arrinë të ambientohet me botën mediatike që po e përcjell ate si Presidente,dhe që është edhe obligim i saj, ta respektoj, nuk ka dilemë, se edhe vërejtjet dhe kritikat, janë të shumta, dhe të arsyeshme, kur mediat bëjnë këso vërejtje për mostransaperncë, por ditën konkrete, apo thënë shkurt e shqip, kur Topi e Jahjaga, takohen e bisedojnë, kur për gjithë ata që ndijenë vehten shqiptarë, atyre u drejtohen, dy presidentë, gjithashtu shqiptarë, është një krenari, mburrje dhe privilegjë, që mos të kursehemi,mos të mëshefemi, mos të gënjehemi ,mos të kamuflojmë, dhe mos të koritemi.

Kësaj radhe, jo që nuk foli, Presidentja Jaghjaga, edhe pse, po atë ditë, nga stafi i saj i afërt i sigurimit, u rrah keq një qytetar i Kosovës, deri sa ajo rregullonte floket për këtë takim,dhe(ndoshta) nga frika, se do ti parashtrohej ndonjë pytje,pikërisht, lidhur me kete rast, angazhimi jo vetëm i zëdhënësit, ishte, që konferenca me gazetarë, të përfundojë, sa më parë, por kalkulimi, është bërë gabim, sepse Presidentja Jahjaga, nëse mendon se me mbulimin apo heshtjen e rasteve do të fuqizohet,atëherë karierës së saj i shtohet vetëm epiteti i diktatores e jo demokrates.

Sidomos tash, kur Presidentja Jahjaga, mori “vizën”, se do të jet e para, deri më 2016, duhet që ti bëjë “refresh” në veqanti stafit të saj, i cili, më tepër, po kujdeset për promovimin e vetëvehtes ,se për Presidenten.

Zatën, Presidentja Jahjaga, edhe pse nuk mund të mburret me suksese të mëdha, gjatë kësaj periudhe, bile ajo, nuk mund të akuzohet se po e vjedh kete Kosovë, sikur shumë liderë tjerë, e që vlen të respektohhet.

Ndoshta, viktimë, e këtij rasti ishte edhe Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi,i cili, vërtet vizitoi për herë të fundit Kosovën si President, por nuk foli haptas me popullin, dhe nuk u “hap” për publikun kosovarë, me fajin e tij, apo të dikujt tjetër,edhe pse mendoj, se ai, do duhej, të përgjigjej jo vetëm ne 2 pytje, por edhe në 2o e më tepër.
 
Sa për këshiltarët e liderëve politik kosovarë,nuk është për tu habitur, dhe qëndron konstatimi, se pjesa dërmuese e tyre, janë “skemë sociale”, apo puthadorë të shkëlqyer, që shërbejnë,perfekt, vetëm për të mbet ne skenë dhe për të mbijetuar.
 
Për fat të tyre, tereni është shumë i përshtatshëm edhe në këtë Kosovën pas vitit 1999-të.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)