Shteti serb nuk regjistron fëmijët shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
“Njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta e të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është baza e lirisë, drejtësisë dhe e paqes në botë”- është një paragraf i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, ku ndër të tjera thotë: Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë”, dhe në Nenin 7 i cili specifikon se: “Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lindë që atëherë ka të drejtën të ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe brenda mundësive, të drejtën për të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre”.
Iu referuam kësaj konvente në këto dy nene nga shkaku se popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, gjegjësisht e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës po përballet me këtë problem shumë serioz sa i përket regjistrimit të fëmijëve të tyre shqiptar. Duke marrë si bazë karakterin politik që bart në vetvete kjo natyrë mes dy shteteve, mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që shteti serbe nuk e njeh ende shtetin e Kosovës, në këtë rast e shfrytëzon këtë hapësirë politike që të mos i’a jap të drejtën për tu regjistruar fëmijët shqiptar që kanë lindur në Kosovë nga të dy prindërit me shtetësi serbe dhe me vendbanim në Luginë të Preshevës, edhe pse këtë të drejtë legjislacioni në Serbi ia garanton por në praktikë nuk zbatohet.
Shteti serb duke shfrytzuar këtë vakum politik e zbaton në mënyrë të qëllimshme këtë çështje duke mos ua dhënë të drejtën e regjistrimit të fëmijëve shqiptar, në njërën anë duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në natalitetin e popullatës shqiptare dhe në anën tjetër duke diskriminuar çdo fëmijë të posa lindur që të regjistrohet menjëherë sapo lindë dhe të drejtën për të fituar shtetësi.
Edhe pse tani më, ekziston një Maternitet i vogël në Preshevë fal një donacioni që kanë dhënë Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës, ku vlenë të theksohet se ka gjinekolog shqiptar, por lindjet për fëmiun e parë dhe ato nëna që janë me grup të gjakut (negative) dhe ato nëna që janë me moshë mbi të tridhejtat si dhe me ndonjë komplikim që të gjitha udhëzohen direkt në Vranjë.
Nga praktika e deritanishme që një nënë shqiptare të lindë në maternitetin e Vranjës është një pasiguri shumë e madhe pasi që nuk është asnjë gjinekolog shqiptar dhe ekziston hakmarrje politike e qëllimshme deri në atë shkallë sa me qindra nëna shqiptare janë dëmtuar me paramendim gjatë lindjes, ku mjafton të bëhët një hulumtim ku dalin me dhjetëra vdekje të dyshimta, dëmtim të fëmijëve të lindur gjatë periudhës së Luftës në Kosovë, ku vihet re lindje e fëmijëve me të meta psiko-fizike, dhe se ato nëna që kanë lindur në Vranjë një pjesë e konsiderushme pos që lindin një fëmijë, fëmijë të dytë nuk kanë më, pastaj shumicën e lindjeve e bëjnë me prerje cezariane, gjë që është aq e dhimbshme, po që shikohen plagët se sa te zgjeruara i kanë, që do të thotë janë prerë në mënyrë të pa dhimbshme e të pa nevojshme dhe të mos flasim se trajtimin e kanë po si kafshë dhe u kërkojnë me qindra euro për një trajtim minimal.
Shumica e nënave detyrohen që të lindin në spitale private në Maqedoni, Shqipëri e gjetiu për t'iu mundësuar të regjistrojnë fëmijët e posalindur dhe për ti shpëtuar që të mos futen në maternitetin e Vranjës gjegjësisht në duart e kriminelëve , që një pjesë e stafit të mjekëve të këtij materniteti gjatë luftës së Kosovës kanë qenë të përfshirë në krime lufte.
Klasa politike në nivel lokal është shumë mirë e informuar për këto probleme por po heshtin në mënyrë të qëllimshme, dhe mirren me probleme aq periferike siç është tash së fundmi iniciativa e Bashkësisë Islame të Preshevës që kanë thithur një projekt nga Bursa e Turqisë për synetimin e fëmijve pa pagesë.
Çështje të rëndësishme e konsiderojnë rrethprerjen kurse lihen anash me qindra të sëmurë, fëmijë, pleq dhe gra të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që kanë nevojë për ndihmë me të cilët nuk mirret askush, dhe asnjë donacion nga Europa as që bëjnë përpjekje me tërheqë në këtë drejtim. Mjafton të shikoni tash së fundmi deklaratën e kryetarit të Trupit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq se “Qenka gjithçka e definuar me ligj sa i përket shqiptarve të kësaj ane dhe se nuk duhet bërë asnjë paralele mes shqiptarve të kësaj ane me sërbët e Kosovës”, këso deklarata injoruse dhe neveritëse në shekullin njëzet e një janë të pa pranueshme dhe duhet rikujtuar se komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i priviligjuar në botë, dhe sa ata jan kolon që ka sjell shteti serb në periudha të ndryshme, kurse ne shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi autokton dhe jemi provinca më e izoluar, më e militarizuar në Europë, dhe jemi ende të robëruar e na mohohet e drejta për të jetuar të lirë dhe bashkuar më Kosovën në bazë të Referendumit.
(Drita Osmani - Psikologe, psikoterapiste, ish-veterane e UÇPMB-së, si dhe aktiviste për të drejtat e njeriut të shoqërisë shqiptare, Bashkëthemeluese e Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara.
Valon Jashari - Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare)