Shteti i shantazhuar
Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Kosova ka nevojë për njerëz në pushtet të cilët nuk mund të akuzohen nga askush për asgjë, pra as nuk mund të shantazhohen nga askush.
Njerëz të cilët janë të aftë e të përgatitur për të udhëhequr me shtetin pa gjynahe.
Kosova ka nevojë për parti të re diçka që është e aftë për të qeverisur me shtetin, njerëz të sotit, këta vështirë mund të emërtohen politikan të cilët shumë lehtë mund të shndërrohen në njerëz të dëgjueshëm dhe te shantazhuar, sepse mund te kenë shumë gjynahe, andaj shumë lehtë mund të shantazhohen dhe mund të kryejnë punë çfarëdo që kërkojnë faktorë të ndryshëm ndërkombëtar.
Politika e jonë shtetërore kërkon njerëz të cilët nuk janë servile dhe me gjynahe po besojnë në rendin juridik dhe aftësitë e veta dhe të tjerëve në rrethin politik, këta të ashtuquajtur politikan janë me përplot probleme dhe më përplot paligjshmëri dhe shumë lehtë mund të kushtëzohen apo shantazhohen politikisht.
Kosova ka nevojë do të thotë për njerëz politik që janë të lirë dhe nuk mund të kushtëzohen për asgjë politikisht, në të kundërtën ne do të ballafaqohemi me shumë problem paramendoni deri ku ka ardhë fusnota madje edhe ne takime regjionale të shoqërisë civile agjenda bëhet me fusnotë të Kosovës,absurd i paparë në të drejtën ndërkombëtare dhe në zhvillimet shtetërore, pasoja të dëmshme mjaftë për vendin.
E ishte dal ministri e tregojke për sukseset e diplomacisë. Për të ardhur çudi një ministër Ish dal ne TV e tregojke sa njerëz janë punësuar me merita kur dihet se ajo ministri ka punësuar militant politik dhe me listë të ardhur të gatshëm ka shti ne punë në cilësi të ambasadorit e në cilësi shërbimeve konsullore apo gjera tjera.
Shumica e njerëzve të punësuar nëpër ministri dhe në shërbim diplomatik janë ose miq të tyre ose familjar ose përkthyes të tyre, por më së paku që dikush ka shkua me merita atje, dhe për atë së ka ditur apo është marr ndonjëherë me politik apo profesion, po që behet një hetim i pavarur dalin familjar të pushtetarëve apo dalin militant të partive politike apo partisë në pushtet, pse ne duhet të dëgjojmë njerëz të tillë të cilët flasin për punën e tyre dhe meritat , ndoshta meritat më të mëdha të tyre janë që kanë kryer punë familjare e grupore e klanore dhe për militant të partive tyre.
Ka shumë arsye pse ne jemi larg këtyre temave të integrimeve politike, në shumicën e rasteve këta pushtetar janë kushtëzuar nga njerëz dhe zyrtar ndërkombëtar, janë detyruar të pajtohen me të gjitha gjera që kanë ardhë, është shumë vërtet se këta njerëz më mirë është dashtë fare të mos merren me politik, më mirë është dashtë te merren me agjenda private të tyre, por jo me politik shtetërore, edhe një e vërtet është se këta njerëz janë mbrojtur përmes politikes dhe se në të kundërtën janë frikuar se përfundojnë në procese gjyqësore ashtu si përfundojnë.
Këta njerëz shumica prej tyre duhet te merren ose me gjera personale të edukimit apo gjera tjera por më së paku me shtetin dhe pushtetin për këtë arsye jemi larg integrimeve evropiane dhe zhvillimeve tjera , ska as investitor të huaj askush nuk investon në një shtet familjar.
Të gjithë këta njerëz që kanë mundur të shantazhohen nuk është dashtë fare të merren me politik shtetërore.
Ata bëhen politikan shumë të vegël kur dalin para zyrtarëve ndërkombëtar, por në anën tjetër ata udhëheqin dhe vazhdojnë të qeverisin mbi rendin dhe ligjin.
Procese te shumta gjyqësore pritet te bëhen për akuzat e Dick Martit, të pa pranueshme dhe ,mjaft të dëmshme për shtetin tonë të ri.
Një numër i konsiderueshëm pritet të ballafaqohet me gjykatën speciale. Përmenden shifra të ndryshme.
Zgjedhjet dhe vendet e rezervuara
Pakica serbe si dhe pakicat tjera vazhdojnë në një mënyrë të kushtëzojnë votimin për FAK-un, dhe natyrisht LDK si i vetmi subjekt politik që po reziston vështirë do ta ketë në ditët në vijim, por është më vështirë të shantazhohet nga qarqe te ndryshme, kjo duket pozitive për LDK dhe politiken e saj, përderisa te tjerët nuk dëgjohen, problemet janë diku tjetër, kështu që duket se zgjedhjet do të shtyhen për në shtator po që se nuk ka ndonjë marrëveshje, zgjedhjet e paralajmëruar për 8 qershor janë mjaftë të rëndësishme për vendin.
KQZ është e gatshme për të organizuar zgjedhje edhe në këtë afat , si organ teknik do të kryej punën e vet, dhe pritet që sa do pak të ofrohen shërbime të mira zgjedhore.
Për standarde zgjedhore nuk mund te flasim, sepse këtë janë zgjedhjet të jashtëzakonshme të gjitha procedurat janë me afat të shkurtër andaj këtu nuk mund të kërkohet cilësi e kualitet i shërbimeve ,sepse vetvetiu kuptohen si zgjedhje të shpejta.
Me rëndësi është me organizua zgjedhje. Edhe kësaj here do te kem expres zgjedhje.