25 Dhjetor 2024

Shteti i ngulfatur nga politika

Shkruar nga Bardha Smajli 

Të gjithë ndjejmë një shqetësim që sa vjen e rritet lidhur me drejtimin që po merr siguria jonë dhe gjithqka tjetër që punojmë, ëndërrojmë e shpresojmë për të ardhmen e vendit tonë.

Kjo sepse gjithnjë e më shumë ka shtrirjeve të vazhdueshme të rrjetit të konspiracionit dhe grupeve që lindin prej tij, sjelljeve nepotike, dhe veprimeve jo etike e joligjore që po maksimizohen.

 Ideja e drejtësisë është në zemër të një shoqërie demokratike, në fyrmën e lirisë që ju japin dhe mbrojnë ligjet, edhe pse disa janë vetëm në fillim të studimeve, analizave dhe përfundimeve, nuk është e vështirë t’a kuptojmë se politika e ka ngulfatur shtetin, të gjitha shtyllat e shtetit janë të kufizuara, sistem gjyqësor, prokurorial, policor, arsimor, kulturor janë të ngulfatura nga politika.... prandaj e kemi të vështirë ta kemi mendjen e qetë edhe të punojmë drejt e të ëndërrojmë të ardhmen.

Nëse kjo praktikë vazhdon si e tillë, atëherë le t’i urojmë mirëseardhje “mbretërisë” që nuk di se si ta quajë, por sundimin absolut do ta kenë prokurorët dhe gjyqtarët të deleguar nga politika, ku unë nuk do të kisha pasur dëshirë të jetojë në një mbretëri të tillë, të bllokuar dhe të shtypur nga nga ata që thirren për të sjell drejtësi.

Në mënyrë të qartë kjo ishte më e komplikuar se sa e kam menduar, sidomos kur mundohesh t’i japësh një drejtim ose edhe më vështirë një zgjidhje.

E vendosur për të kaluar kohë duke lexuar studime, raporte e lajme kontradiktore, krahasime dhe metoda analogjike me vende të historisë së ngjashme, për të kuptuar se ç’farë drejtimi duhet të zgjedhim për këtë sfidë.

Zgjidhja kyqe qëndron në përgjigjjen e pyetjes se çfarë po ndodhë rreth nesh? Përse për disa është ndalur koha dhe për të tjerët jo? Si qëndron situata në sistemin ku po aspirojmë?! Ç’farë duhet të ndërrmarrim? Dhe kjo është ajo se ç’farë nxorra si përfundim.

Sistemi i drejtësisë së një vendi duhet të bazohet në një themel që të jetë moralisht i përshtatshëm për një shoqëri në ndryshim e sipër, fjala tranzicion është ajo e cila na përshkruan më së miri.

Tranzicionin e përcjellin reformat, dhe reformat sjellin ndryshme që praktikisht në të shumë e raste rezultojnë pozitive.

Një shtet modern, i cili synon të promovojë mirëqenie publike dhe që i trajton qytetarët objektivisht, reformat është vështirë të arrihen dhe në thelb janë të brishta ngase pushteti vjen nga qeverisja e politika.

Kjo sfidë për reformimin e sistemit të drejtësisë kërkon të rinjë energjik. Njerëz që do të kenë guximin të sfidojnë mungesën e vullnetit politik, për të forcuar dhe zbatuar ligjet me përpikëmëri. Guximin për të kërkuar, forcimin dhe koordinimin e institucioneve të nevojshme për të vënë luftimin e korrupcionit, nepotizmit dhe vlerësimit pa merita.

E gjitha kjo duhet të fillojë nga baza, pra nga arsimi, e që sot e sa vite qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë gjendje, dhe pajtohen se duhet të ndërmerren disa veprime për ta përmirësuar gjendjen ekzistuese.

Cilësimi i mësimdhënësve e profesorëve, numëri më i vogël i studentëve të pranuar në fakultete, rregullore të reja që do të përforconin bashkëpunimin mes profesorëve dhe studentëve, respektimi i orarit të punës, masa ndëshkuese, angazhim intensiv i dyanshëm e shumë veprime të tjera janë të mirëseardhura nga të gjithë.

Mirëpo shokuese është fakti se përpjekjet janë minimale për ta ndryshuar këtë gjendje, vullneti e dëshira janë të ulta, për faktin se niveli i besimit nuk është më konfidencial tek organet shtetërore.

Dilemat më të mëdha na paraqiten ato morale si rrjedhojë e shqetësimeve që lidhen me parimet e individit dhe sjelljeve etike.

Parimet etike duhet të jenë të ngulitura në kulturë të karakterit të njeriut, qoftë ai politikanë, gjyqtarë, profesorë, asistent, avokat, prokurorë e të tjerë, që në fillim të formësimit të personaliteti dhe karakterit të tij.

Dhe sa i përket drejtësisë, në një demokraci, fjalët e gjyqtarëve meritojnë respekt, por vetëm kur ato janë nën bazat e tyre të etikës.

A nuk duhet që gjyqtarët e mirë, të saktë dhe kompetentë në punën e tyre të besojnë se shkrimi i tyre do të paraqes nuancë vetëbesimi dhe do të sjellë drejtësinë në vend?! Epo, askush nuk e favorizon një gjyqësor të varur dhe askush nuk e favorizon një gjyqësor të kriminalizuar.

Ndryshimi fillon nga ne! Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të dështojmë në këtë pikë. Ne jemi 10 vite shtet, 10 vite që duken të gjatë, por t’i krahasosh me nevojën për lirin e lëvizjes, lehtësirave të bashkëpunimeve, tarifave të tregtisë, ekonomisë, kulturës, zhvillimit arsimor, këto vite janë pak për matrapazët, vagabondët, “të fortët” që e kanë kapur këtë shtet dhe po i vazhdojnë këto përpjekje akoma.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)