Shteti i Kosovës në duart e një njeriu
Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Një para fushatë që po bëhet në Kosovë ngjason në komedi, përmendin shifra ,vende pune, paga pa ditë as ti arsyetojnë ato,kalkulime të mëdha janë bërë nga njerëz që kanë shërbyer si argat për partitë politike pastaj dalin shërbëtorët e liderëve të cilët aspak nuk marrin vesh nga ekonomia apo rendi dhe ligji dhe mundohen ti shpjegojnë problemet sociale, dalin e flasin, por më rëndësi njerëzi t e tyre apo argatët e tyre besnik po dalin nëpër TV dhe po flasin se si kanë me bërë liderin e tyre kryeministër, u dëgjua edhe kjo se në Kosovë ska kuvend por qeveria udhëheq me kuvendin-kështu ishte deri me tash.
Ky është absurdi i radhës më i rëndë për demokracinë Kosovës ,kjo shtetin tonë e shndërron në shtet totalitar ku fati i miliona njerëzve është në duart e një njeriu pra kryeministrit cili do qoftë ai, e po presim me u bere pjese e BE ?
Kështu BE nuk te merr në gjirin e vet sundimtar mesjetar, ska gjasa andaj koha është për tu vetëdijesuar për të votuar parti politike të cilat nuk kanë sundimtar, por kanë funksionim demokratik në brendinë e tyre, në radhë të parë i funksionojnë organet institucionale të saj, pastaj te garoj për nivelin nacional por jo te jetë parti e një njeriu dhe ai të votohet për nivel nacional.
Njerëz të shumtë për të ardh keq, nuk din as çka flasin e lere me të bindin dikën për të votuar- njerëz analfabet për ekonomi apo rend dhe ligj, për të ardhur keq për shtetin tonë dhe por cirkun e madh që po ndodhë në demokracinë tonë të re.
Hajgare e madhe po bëhet ne shtetin tonë të varfër ku palaçot po tregojnë si ndërtohet shteti, tash ka edhe të atillë që janë problem serioz për rendin dhe ligjin, e po dalin po i përmendin tjerët, ata vet janë edhe objekt hetimi për gjera që i kanë bërë gjatë qeverisje së tyre, të njëjtit denoncojnë të tjerët, kjo është hajgare dhe pafytyrësi kjo ndodhë te ne, se në një shtet demokratik ish kanë moti jashtë politike.
Për të ardhur keq për shumë çka po dëgjojmë prej këtyre njerëzve të verbuar nga pushteti dhe fuqia që fitojnë, njerëz të cilët një pjesë e madhe prej tyre 80% të dështuar ne jetën profesionale dhe individuale e ashtu po donë më sundua me tjerët, kjo është mjaftë e tmerrshme për demokracinë, kush u bërë më fol në emër te qytetarit të Kosovës, për të ardhur keq se spaska te ne njerëz që së paku dinë dhe janë edukuar mirë por jo me këto palaço politike, të gjithë po qeshin me këta njerëz që 14 vjet njëjtë, sërish dalin e flasin pa lidhje e jetojnë vetëm nga dallaveret e vota e qytetarëve, por jo që ata din diçka .BE nuk i intereson se çka thonë por i intereson vetëm koncepti me rëndësi që deklarimi te jetë evropian e tjerat ska problem ,derisa nuk qeverisë demokracia e jo individ ska BE, nëse veç kemi një zhvillim tjetër të mirëfilltë demokratik dhe funksionim te rendit dhe ligjit atëherë flasin për BE, kështu thonë zyrtarët e BE.
Me këto gjera dhe me këtë para fushat të kundërligjshme nuk mund te bindin këndë në BE se janë për BE, vështirë ,andaj liberalizimi I vizave është larg sikur edhe integrimi ne BE, me këtë tempo Kosova bëhet pjesë e BE ne vitin 2036, andaj nuk bënë kështu më, por se qytetarët duhet të ndëshkojnë këta që merren me cirk politik dhe profiter të tillë të cilët I kanë bërë dhe po I bëjnë dem shumë të madh shtetit.
Gjithçka po premtohet në këtë vend madje ne debate marrin pjesë njerëz të cilët lidhje skanë për atë punë duken se e mësojnë çka kanë shkruajt të tjerët dhe dalin ne Tv i recitojnë edhe atë kur te flasin skanë as kuptim fjalitë e tyre çka thonë andaj si mund të dëgjohen këta njerëz pa lidhje kur flasin për shtetin dhe ekonomin, shtetin ligjor, kishte dal në një debat një njëri ne TV folke ska lidhje që politikanët janë të dobët dhe janë t ë njëjtë, sipas këtyre njerëzve ska nevojë as shkenca politike me pas në këtë vend as juridik e as ekonomik e çka tjetër se po bojkan njerëzit edhe mos me ditë gjë, kjo është me qesharake dhe me e tmerrshme për një shtet që pretendon demokracinë dhe sundimin e rendit dhe ligjit. Individi apo lideri i ka votat këtu edhe mund te jetë defekti, andaj njerëzit dhe liderët e partive e ndijën vetën sundimtar, kjo duhet të ndërrohet pritet që shohim se si do to votohet dhe kush do të ndëshkohet kësaj here nga qytetari.