27 Dhjetor 2024

Shteti është në rrezik nga pushteti mafioz

Shkruar nga Faik Krasniqi

Shtetin dhe shoqërinë e kanë uzurpuar, mafiozët, intrigantët, manipulatorët, debilët, kidnapuesit, uzurpatorët, matrapazët, dallavergjinjtë, rrugaqët, gënjeshtarët, lakmitarët.

Shteti është ngulfatur nga anarkistët, burokratët, idiotët, analfabetët, primitivët, arrogantët, nepotikët, komikët, mediokrët, hajdutët. Shteti është në rrezik nga të marrët, të pafytyrët, të çoroditurit, pederastët, arrogantët, të krisurit, idiotët, injorantët, çobanët, të paditurit, të pashpirtët, profiterët, kontrabandistët, kriminelët.

Shteti po kërcënohet nga munafikgjitë, hafitë, spiunët, tradhtarët, mercenarët, agjentët, shiki-stët, udba-shët, komunistët, rankoviqistët, titistët, leninistët, stalinistët, marksistët, enveristët, ekstremistët, radikalët.

Nga të sëmurët psiqik me sindrome shizofrenie, histerikët, të çmendurit, pedofilët, maniakët, paranojakët.

Shteti është kapur për fyti nga biznismenët e paskrupulltë, kriminelë të veshur me petkun e pushtetit dhe politikës, biznese të pista të shpërlarjës së parasë, dhe populli është futur në GETO të izolimit nga këta idiotë të cilët duhet të shkojnë në përgjegjësi penale për abuzime me shoqërinë dhe ligjin.

I gjithë ky llum jashtëqitje e ka një emër- \'\'MAFIA POLITIKE E LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR NË MËNYRË INSTITUCIONALE ME PUSHTETIN, DHE NËNTOKËN E ZEZË TË KRIMIT\'\'...

Shteti është kapur për fyti nga krimi dhe policia ndjehet e pafuqishme ndaj tij. Krimi nuk ka frikë nga shteti, pasi përfaqësuesit më të lartë të \'\'kupolës\'\' së policisë, bëjnë ortakëri me krimin.

Ne sot po jetojmë në një shtet tërësisht të pasigurtë, ku nëse flet, nëse shpreh mendimin tënd ndaj pakënaqësisë me pushtetin, do të përballesh me dhunën e presionin e pushtetit i cili ka dhunuar lirinë e fjalës, të mendimit e të medias.

Edhe policia e shtetit që duhet të ofronte siguri të qytetarëve ndaj dhunës e krimeve në rritje në mënyrë të frikshme, ajo nuk e bën detyrën e saj, sepse është vënë në shërbim të pushtetit mafioz të Thaçit për ta ruajtur atë nga vullneti i popullit. Kosova dhe populli i saj duhet çlirohet nga ky pushtet mafioz dhe kriminal.

(Autori është publicist nga Prishtina)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)