22 Dhjetor 2024

Shqiptari denbabaden e ka ndigjuar mikun e vërtetë

Shkruar nga Prof. Arbër Kastrioti

Mospajtim me gjendjen në veri të Kosovës. Mospajtim edhe me tolerancën çfarë po bon sot Qeveria e Kosovës, ndaj njerëzve(lexo: kategorish të ndryshme, prej atyre që janë të manipuluar, të kushtëzuar, kriminel dhe kontrabandues të ndryshëm) që e kundërshtojnë shtrirjen e ligjit të Kosovës edhe në veri të vendit.

KFOR-i si strukturë ushtarake më e fuqishme në botë, ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ajo në Kosovë është për ta ndihmuar popullin e Kosovës, pra ka mandat të caktuar, çka donë të thotë nuk ka mandat që të merret me çështje politike.

Çështjet politike i takojnë vetëm dhe vetëm institucioneve legale të Kosovës, mirëpo ndihma e miqve tanë është e domosdoshme. Ne miqtë tanë në krye me SHBA-të i duam, i nderojmë dhe u jemi shumë mirënjohës për ndihmën që janë duke na e dhënë si në rrafshin humanitar ashtu edhe në rrafshet tjera.

Si asnjëherë deri më tash, jemi të gatshëm të vdesim vetëm e vetëm për ta mbrojtur integritetin e Shtetit të Kosovës. Kosovës mund ti ndryshohen kufijtë vetëm në drejtim të Shqipërisë Londineze edhe atëherë kur të bëhet RIBASHKIMI KOMBËTAR.

Tash e disa ditë qeveritarët e Qeverisë së Kosovës në krye me kryeministrin Hashim Thaçi me plotë gojën deklarojnë se barrikadat të vendosura nga njerëz që e kundërshtojnë ligjin në veri të vendit i kanë ditët e numëruara.

Qytetarët si gjithherë deri më tash janë në dilemë se kujt t’i besojnë, këtë huti po e sjellin mediet elektronike në Kosovë, respektivisht RTK-ja në njërën anë thotë se çdo gjë është nën kontroll, ndërsa TV-et e tjera thonë se gjendja atje është alarmante.

Qytetarët besojnë dhe duan të besojnë edhe më tutje se qeveritarët tanë në krye me kryeministrin Hashim Thaçi e thonë atë që mund ta realizojnë. Ata kanë të drejt të besojnë në udhëheqësin, respektivisht në kryeministrin e tyre. Gjithashtu kanë të drejt të informohen tamam se çka është duke u ndodhur për momentin rreth – në veri’ut të Kosovës.

Deklaratat e kryeministrit se për ndarje të Kosovës as që mund të bëhet fjalë, neve të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe jo vetëm neve na jep një fije shprese se territori i Kosovës është i paprekshëm dhe i pandashëm.

Këtë deklaratë të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi na të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar e mbështesim dhe e përkrahim në çdo mënyrë të mundshme, por kryeministrin nuk e mbështesim nëse bënë “pazare” për ta copëtuar Kosovën.

Kufijtë e sotëm të Kosovës mund të ndryshohen vetëm nëse shkohet në drejtim të Shqipërisë Londineze, respektivisht vetëm nëse bëhet hapi i parë i Ribashkimit të kombit shqiptar, përndryshe deri në shqiptarin/en e fundit, (djem e vashat e Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës), do ta mbrojnë me çdo kusht Kosovën.

Ne duam që vërtetë të jetë ashtu siç thuhet:  “nuk ka kthim prapa”. Por gjendja në terren nuk na jep për të kuptuar se vërtetë ashtu do të jetë. Ne duam që në këto dy vendkalime kufitare të ndërpriten veprimtarit ilegale, prandaj e mbështesin vendimin dhe qëndrimin që kësaj pune t’i shkohet deri në fund.

Të gjithë neve na mallkon gjaku i dëshmorëve, veçanërisht gjaku i dëshmorit - policit të njësisë speciale Enver Zymberi nuk do të na linte të qetë nëse e lamë pengë gjakun e tij.

Nëse Thaçi ka pasur për qëllim të bëj një vizitë spektakulare në veri të vendit (gjë që ne nuk besojmë) duke dërguar njësitet speciale të policisë së Kosovës, vetëm e vetëm që ti përmirësohet imazhi politik, ne i themi se Kryeministër keni gabuar, sepse kështu nuk ngrihet e as nuk forcohet imazhi politik.

Shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit askush nuk ka të drejtë për ta kontestuar , zotëri kryeministër, atë të drejt ta garanton kushtetuta e vendit, sado që është si e tillë e dëmshme për shqiptarët.

Qeveria e Kosovës tashti nuk ka të drejtë të lëshojë pe nga vendimet e saja, në të kundërtën neve të gjithëve respektivisht i gjithë kombi jemi futur në telashe të paparashikueshme, madje dhe më keq se përpara 25 korrikut.

(Autori është kryetari i FBKSH-së)

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)