26 Dhjetor 2024

Shqiptarët votuan kundër Arrogancës

Shkruar nga Faik Krasniqi


Shqiptarët votuan kundër Arrogancës: Ky ishte një nga fjalët më të përdorura pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Kosovë.

Urtësia kolektive e shqiptarëve ngrihej në qiell si një zbulim i tipit Eureka. Për diturinë e njerëzve të mi të një gjuhë e gjaku nuk kam patur asnjëherë dyshim .Ajo që nuk ma mbush mendjen është që shqiptarët janë aq të ndjeshëm ndaj arrogancës. Për qartësim arrogancë sipas fjalorit merriam-Webster: Arroganca është një qëndrim superioriteti që manifestohet në një sjellje autoritare , krenare ose në pretendime e supozime.

Atëherë në rastin e pushtetit përse do ta toleronim atë kaq gjatë?

Në një rrafsh më jetësor fenomenin e hasim përditë . E hasim te sjellja e shoferit të autobusit, te vozitja e makinave, radha e pagesës së faturave, në spitale, në polici, në auditorët e universiteteve. Pothuaj në çdo agjenci të shërbimit qeveritar dhe në një masë edhe ato private.

E hasim në media që edhe i paguajmë për t`ua dëgjuar qëndrimet arrogante.

E shohim të fqinjët që e konsiderojnë të drejtë të festojnë me muzikë të lartë deri në mëngjes herët apo që e kanë sport hedhjen e qeses së plehrave nga kati i pestë. Sa herë keni bërë rolin e tavllës së duhanit në distancë (dikush qetë qetë shkund mbetjen e cigares nga ballkoni )?

E shohim në familje në raportin mes brezave . E shohim te vetja jonë . Kemi qëndrimin se asnjë nga ato të mësipërmet nuk na përfaqëson ne.

Një shoqëri nuk është tjetër veçse tërësia e individëve që e përbëjnë. E ne kemi shumë për të bërë për individin.

Urtësia kolektive e shprehur në një rast si zgjedhjet tregon shumë. Por një reagim i vetëm nuk mjafton. Ne kemi nevojë ta heqim arrogancën nga sistemi. Nga pak, përditë duke i transformuar jetët një e nga një. Të gjithë ne mund të vlerësojmë veten dhe mund të ndryshojmë jetën tonë. Atëherë do jemi në rrugën e rilindjes atëherë do përparojmë.

Si do dukej një individ jo arrogant e për rrjedhojë një shoqëri jo e tillë?

Në këtë rast e kundërta është përulësia.

Janë nëntë karakteristika që i kam lexuar diku por që nuk e mbaj mend autorin, kështu që po i postoj nën Anonim.

1-Mos mendo me lart për veten për shkak të gjërave që duken, mbaj mend që këto gjëra i ke për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten tënde.

2-Përulësi nuk do të thotë të kritikosh veten(por të kesh opinion realist).

3-Ushqe idenë për t\'i bërë gjërat në fshehtësi dhe i kënaqur kur nuk merr lavdërime.

4- Kurrë mos ki turp për familjen, shkollën që bën.

5- Kur nënvlerësohesh nga të tjerët mos ushqe inat ndaj këtij personi.

6-Ji i kënaqur kur të tjerët dalin me sukses dhe mos e shiko se po ulesh ti.

7-Kurrë mos e krahaso veten me te tjerët nëse kjo nuk është për rritjen e tyre.

8- I përuluri sheh me admirim pikat e forta dhe me falje pikat e dobëta tek tjetri.

9- Falëndero Zotin për çdo dobësi që ke si një element përulje.


(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ‘’Lajm’’)
[Image]

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)