Shqiptarët të dalin me kërkesa konkrete kombëtare
Shkruar nga Gani Qarri
Pas tradhtive të gjata e të pariparueshme të partive shqipfolëse si BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH-s, së Menduh Thaqit, të cilat për kaq vite shitën hapur interesat kombëtare të shqiptarëve, mjaftoi, një dënim i motivuar nga urrejtja e papërballueshme sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve, mënyra jonjerëzore e së cilës shkaktoi eksplodimin e gjithë mllefit të shumëkohshëm, mbledhur në zemrat e shumëvuajtura nga shtypja dhe padrejtësitë e pa fund mbi shqiptarët.
FYROM-i, ky konglomerat i ngritur dyshimtë, të cilin nuk e njeh askush për popull, qysh nga lindja si kopil i Titos- në ish Jugosllavinë komuniste, u kthye në vrasës historik dhe përdhunues permanent të shqiptarëve, metodë të cilën vetëm sa e përforcoi edhe më tepër pas shpalljes së \"pavarësisë\".
Mjerisht, edhe atëherë, përveç shqiptarëve që e pranuan ngutshëm me shumë eufori dhe rrëmbyeshëm, e pa asnjë kriter dhe kusht paraprak, askush nuk veproi në këtë mënyrë kaq të marrëzishme.
Ndaj,edhe sot mbetet e pakuptueshme se pse u dashtë të respektohet kaq gjatë një mish-mash i tillë i neveritshëm, pa histori as traditë, pa të kaluar as të ardhme të sigurt, një përzierje sllavo-mongoleze pa kulturë as traditë,ngrehinë aq fragjile sa që pa shqiptarët, nuk mund të ekzistoj as edhe një ditë...
Megjithatë qeveria e këtij kuazi populli, (leshpërzier) është jo vetëm tepër mosmirënjohëse por edhe pafundësisht e armiqësuar ndaj shqiptarëve sa që ajo çdo ditë motivon kriminelët dhe banditët sllavomaqedonas, jo vetëm për ti rrahur e plagosur bashkëkombësit tanë, por edhe për të kërkuar vdekjen e tyre kudo, rrugëve,shesheve, objekteve publike, shkollave e spitaleve e deri te stacionet sportive dhe mediat sllavomaqedone anë e mbanë.
Fatkeqësisht shqiptarët nën FYROM, terrorizohen deri në atë masë sa që edhe prindërit me dit të tëra të mos guxojnë të dalin nga shtëpitë e tyre,të nxjerrin fëmijët përjashta,dhe as ti dërgojnë ata në shkollë për shumë ditë mësimi, prej nga shpesh u vijnë të përgjakur në shtëpi, apo dërgohen direkt në spitale të rrahur e të plagosur nga huliganët sllavomaqedonas.
Madje për të qenë çudia edhe më e madhe, shqiptarët nuk rrihen barbarisht vetëm në tren, autobus, shkollë, stacion apo rrugë, por ata vriten e plagosen dhe keqtrajtohen për vdekje para fëmijëve, grave, nënave dhe baballarëve edhe në shtëpitë e tyre, vetëm pse janë shqiptar, duke mos i`u dhënë askujt llogari nga qeveria dhunuese sllavomaqedonase për veprimet e saj ndaj shqiptarëve...
Madje FYROM_i, për të mbyllur sa më gjatë dhe dënuar sa më të rëndë me dhe pa faj bashkëkombësit tanë,rezervoi për dënimin e tyre të ashtuquajturën veprën penale si Terrorizmi që në këtë kuazi shtet konsiderohet si njëra ndër veprat më të rënda, fat të cilin e përjetoi edhe një gazetar nga Kumanova.
Mjerisht, burgosja e shqiptarëve për të ashtuquajturin Terrorizëm nga kjo qeveri banditeske me identitet dhunues ndaj shqiptarëve, që nga viti 2001, ende nuk pushon,dhe burgjet në FYROM janë për ditë e më të stërmbushura me bashkëkombës tanë.
Madje, edhe pse u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit ajo ndaloi vetëm luftimet ndërmjet shqiptarëve të shtypur dhe sunduesve sllavomaqedon, por jo edhe dhunën ndaj tyre e cila asnjëherë nuk pushoi qysh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, kur në shënjestër u vunë pjesëtarët e pambrojtur të UÇK-së.
Ndaj, i gjithë opinioni i gjerë ende i ka të freskëta burgosjet e vazhdueshme të këtyre ushtarëve,ku vetëm në burgun e Idrizovës vuajnë dënimin që sa vite mëse 200 pjesëtar të saj me shumë vite heqje lirie si dhe mbytjen e paradokohshme në burg të ish-ushtarit të UÇK-së nga Tetova, Ibrahim Sulejmani i cili nuk është i vetmi.
Keqtrajtimi monstruoz dhe dënimet drakonike të shqiptarëve civil në fshatrat Brodec,Sopot e Rakovec, burgosjet e përjetshme të shqiptarëve të fshatit Haraçinë, dhe sa e sa raste të tjera që kanë mbyllur për kohë të gjata dhe pa asnjë faj, shumë shqiptar.
Ndaj Angazhimet në çështjen e këtij kombi me disa gjendje brenda tij, kërkojnë punë të mëdha, mirëkuptim të kujdesshëm afrues dhe fjalë të shkurtra e me peshë, të cilat si prodhim përfundimtar do të sillnin një vepër të krijuar për vlerësime meritore dhe adhurim të përgjithshëm kombëtar.
Edhe në marrëveshjen e Ohrit asnjëra nga obligimet ndërmarra 14 vjet më parë nuk është realizuar, emri shqiptar nuk përmendet askund në Kushtetutën e këtij vendi,dhe shqiptarët nuk u sanksionuan asnjëherë si komb shtet-formuese. Për të gjithë ata që ende kanë dyshime le ti lexojnë parimet e kësaj marrëveshje në 6 pikat e renditura këtu!
Parimet themelore te Marrëveshjes se Ohrit:
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtimi i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor
Përmbajtja e Marrëveshjes se Ohrit
1. Ndërprerja e armiqësive
2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
4. Përfaqësim në gjyqësor ne proporcion me popullsinë
5 Gjuhe zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%
6 Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve te bashkësisë ne zonat ku ata përbejnë shumicën)
Ndaj, protesta shqiptare duhet të profilizoj sa më shpejtë strategët e vet dhe të nxjerrë sa më parë programin e veprimeve me kërkesa të njëmendta kombëtare në ballë, me një Recetë Shëruese për sëmundjen që sa kohë na mundon si komb. Aty duhet të renditen dhe emërtohen me kujdes kërkesat pikësëpari sipas asaj që më së shumti u mungon shqiptarëve, duke filluar me të drejtat e Popullit Shtet-formues dhe përkryer me Liri dhe Bashkim Kombëtar, që do të zgjidhte të gjitha problemet ekzistuese të popullit tonë.