02 Maj 2024

Shqiptarët nga Vraja u dëbuan para dhe pas kongresit të Berlinit

Shkruar nga Reshat Avdiu
 
”Masurica, e cila ishte jasht teritorit të Pustarekës janë vërejtur shtëpi të forta të ndërtuara nga guri të cilat ishin ndërtuara aty kushedi se kur.”

Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti se mbi lumin e Masuricës dhe të Surdulicës Vërlla. Jakup Haxhiu e kishte ndërtuar me kohë mullirin me matrial të forte prej guri,  në të silleshin dhe bluanin nga fuqia e ujit në të njëjtën kohë të gjashtë gurët e tij.

Siç thoshin të moshuarit tanë se rreth mullirit dhe për gjatë lumit, nga banorët e Masuricës dhe të Surdulicës ishin të ngritura me kohë kopshtije dhe pemishte të shumëta e të begata të mbjedhura me të gjitha llojet e perimeve dhe të pemëve që i nevoiteshin banorëve të Masuricës e të Surdulicës.

Të parët tanë ishin nga Kaza e Vrajës (Rrethi i Vrajës), kishin filluar të shpërnguleshin qysh nga viti 1870 dhe përfundimisht gjatë viteve  1877-1878 dhe nga fundi i vitit 1883,  këta të shpërngulur dhunshëm në  fillim u vendosën  përkohësisht  nëpër  trevat  e  Bujanoci, Preshevës, Bilaçit, Malësinë e Hogoshtit, Dardanës, Shoshajën e Poshtme, Konjare të Kumanovës mandej në vetë qytetin e Kumanovës dhe në ate të Shkupit.

Një numër bukur i madhe i tyre, pastaj në etapa të ndryshme do të emigrojnë për në Turqi, Siri dhe vendet tjera aziatike, kurse një numër i tyre i konsiderueshëm vendosen në Vilajetin e Kosovës, ndërsa një numër minor i tyre vendoset edhe në Vilajetin e Manastirit, kurse në Vilajetin e Shkodrës dhe në atë të Janinës, s’ka të dhëna që të jenë vendosur muhaxhirët tanë të shpërngulur me dhunë nga Masurica dhe Kaza e Vrajës.
     
“Prandaj pa u shpërngulur, mbetën edhe 14 fshatra të trevës së Masuricës e të Kazasë së Vrajës, banorë këta  të cilët nuk u shpërngulën gjatë muajt të fundit të vitit 1877 dhe as gjatë vitit 1878, por pas disa vitesh (ky ishte një numër shumë i vogël që kishte mbetur pa u shpërngulur gjatë vitit 1877-78, vër. autorit ).   
                                  
Këto fshatra ishin: Suvojnica, Allashnica, Surdulica, Masurica Plakë (si fshat) 1 etj. Këto fshatra përmenden edhe në dokumentet arkivale, ku thuhet se shqiptarët gjendeshin nëpër shtëpitë e tyre edhe gjatë vitit 1879, pastej edhe gjatë vitit 18812,  ata qëndruan së paku deri më 1882 nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme.

Mirëpo, edhe këta më në fund u detyruan t’i lëshonin ato vende dhe të kalonin në anën e Perandorisë Osmane, gjegjësisht në  Preshevë3. Kjo ishte e natyrshme, sepse në këtë kohë fillun torturat e serbëve ndaj shqiptarëve të fshatrave Surdulicë e Binoc4.

Pra, nga tri grupet e fshatrave të përmendura shihet se banorët e grupit të parë dhe ata të grupit të dytë u detyruan t’i lëshonin vendbanimet e tyre qyshë nga fundi i verës në gusht të vitit 1878, ndërkaq, fshatarët e fshatrave të rrethinës së Masuricës dhe Kazanë e Vrajës, mbetën aty deri në vitin 1881 e ndoshta edhe deri më 1882 e më vonë.

Themi më vonë sepse, siç do të shihet më tutje, në shënimet statistikore të vitin 1884 në atë anë hasen ende disa familje muslimane, sidoqoftë shumica e shqiptarëve u shpërngulen menjëherë pas mbarimit të Kongresit të Berlinit, pra në gusht të vitit 1878, disa të tjerë, siç e pamë (ato të anës së Vrajës) shpërngulen aty nga viti 1882.

Pra, u detyruan të shpërnguleshin të gjithë shqiptarët që i shpëtuan shpërnguljës së parë të dimrit të vitit 1877-1878.

Në këtë mënyrë u pa se ishtin të kota shpresat në Kongresin e Berlinit dhe në fjalimet e Millan M.Obrenoviqit, i cili me 6 janar 1878 në Nishë pat deklaruar se të gjithë qytetarët pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre fetare dhe kombëtare, do t’i gëzonin të gjitha të drejtat e barabarta, mirëpo fjalët e tij i morri era dhe nuk u bë ashtu siç foli.”

Siç e cekëm edhe më lartë pas vendosjës të popullatës muhaxhire nëpër këto lokalitete, hasën në banor tjerë dhe se muhaxherët tanë i quanin këta jerli (vendor).

Dhe se këta jerlit para ardhjës të të parëve tanë nëpër këto troje, domatet e kuqe i grumbullonin dhe i hidhnin si të kalbura e të pa nevojshme.

Muhaxhirët tanë nga Sanxhaku i Nishit dhe Serbia Juglindore ua mësuan këtyre vendoreve shumë gjëra të reja e të nevojshme për jetën e tyre të përditëshme.
   

Poshtë mullirit të Masuricës për rreth Vërllës ishin të mbjellura gjithashtu edhe nëpër tërë fshatin, mjaft pemë të llojeve të ndryshme në Masuricë më së tepërmi rritej dhe kultivohej arra mandej dardha e që banorët e quanin turke ndërsa në: Allakincë, Allashnicë Surdulicë, Zhitoragjë, Prekodellnicë, Kallababë Binoc etj. rritej dhe kultivohej me shumicë kumbulla, molla topolake dhe pemë tjera të llojeve të ndryshme.
   

Që nga shpërngulja e shqiptarëve me dhunë dhe represion nga serbët duke filluar shumë para viteve 1877-78 dhe gjerë nga fund  viti i 1883. Shtëpitë dhe pasuritë tjera të tundëshme dhe të patundshme të banorëve shqiptarë të: Masuricës, Allashnicës, Surdulicës, Kallababës, Dugojnicës, Binocit, Zhitoragjës etj, qenë të uzurpuara nga serbë uzurpator të ardhur nga malësia e rrethinës të Surdulicës dhe nga ata të Cërnatravës, ndërsa mulliri i Masuricës i Jakup Haxhiut, ishte uzurpua nga serbët uzurpator të Levosojës së Bujanocit.

Këtë na e dëshmoi një mjeke dhe ndihmesa e saj në repartit e sonatoriumit të Surdulicës, mandej e njëjta gjatë bisedës spontane tha se tek varrezat e Masuricës ku edhe pushojnë eshtrat e të parëve tanë, serbët ardhacak e uzurpatorët të vendosur dhunshëm nëpër shtëpitë, arat, livadhet, kopshtijet dhe zabelet tona.

Kanë filluar tash së fundi t’i ngrisin kopshtiet e tyre mbi varrezat e Masuricës e së fundi mbi atarin e varrezave e kan ngritur fushën e fudbollit dhe se gjatë punimit të terenit kishin hasu në kocka njerëzish!

Po, po në kocka njerëzish, ku këta uzurpator përveçse na i moren pasurit dhe shtëpitë e na dëbuan me dhunë dhe terror nga vatrat tona shekullore,tash së fundi kanë filluar t’na i usurpojnë  edhe varrezat e të parëve tanë.

Siç më patë thënë axha im Shaip Avdiu aty ishte i varrosur edhe stërgjyshi ynë Jakup Haxhiu me shumë masuricas tjerë..
   

Sipër Masuricës dhe Surdulicës ngriten malet e larta të Vardernikut më plotë gjelbrim dhe me  bukuri tjera të rralla natyrore.            

Masurica dhe Surdulica janë vende mjaftë piktoreske, ku në mes njërit dhe tjetrës lokalitet nga ana lindore rrënzmaleve janë të ngritura  tash me kohë shtëpia e pleqëve dhe pushimorja e piknikut, ku gjatë verës njerëzit e rrethinës së Vrajës dhe turist të huaj vijnë për t’i vizituar këto bukuri të rralla natyrore, gjithashtu në periferi të Surdulicës gjendet edhe sonatoriumi.

Të gjitha këto objakte janë të ngritura dhe ndërtuara nëpër trojet e shqiptarëve dhe se vet shkolla tetëvjeçare e Masuricës është e ngritur në oborrin e shtëpisë të Mehmet Mehmetit që ishte shpërngulur me dhunë  me tre vëllezërit tjerë të tij gjatë vitit 1870.

Ai vetë mbetet dhe vendoset në Bilaç ndërsa vëllau i tij më i vogël Avdiu vendoset në Bushtran, ndërsa dy vëllezërit tjerë të tij Tefiku dhe Murati vendosen në Konjare të Kumanovës.
   

Poshtë Masuricës dha Surdulicës shtrihet fusha e paskajshme, pastaj këtu graviton dhe pjesë merr në këtë fushë Surdulica tash si qytet dhe Zhitoragja pastaj fusha nga ana Perëndimore shtrihet deri posht  Morava-Jugore te Hani i Hasan Haxhijës.

Që shtrihet edhe ky si qytez, rreth Moravës, ku edhe sot ende i rrjedhë gjaku i Hasan Haxhiut sipër mbi lum që e kishte vrarë Vlladika (prifti) i Vranjës më1877 deri sa po flinte natën vonë në gjumë!

Ku mandej ia mori hanin, shtëpinë bagëtinë e siç thotë populli dhe mbarë katandinë, mandej, e emërtoi me emrin e tij neveritës sllavë kinse Hani i Vlladikës nga Vraja.
   

Këtë përveç rrëfimeve të pleqëve, që e vërtetojnë dhe e ndriçojnë se Hani në Moravën-Jugore ishte i Hasan Haxhiut janë edhe shumë familje tjera shqiptare me mbiemrin Haxhiu, deri më tani të sllavizuara që nuk ishin shpërngulur edhe pas fundvitit 1883 nga vatrat e tyre shekullore.

Dhe se familje me mbiemëra tashë të ndryshuar nga Haxhiu në Haxhiq, përveç se që hasen sot në Masuricë, në numër më të madh familje me mbiemër të njëjtë ka në vetë qytetin e Surdulicës.

Prandj për ta vërtetuar edhe më mirë rastin se një shqiptar në Masuricë tash i sllavizuar i mbanë dy emra: Ali dhe Dejan. Dhe se ky Dejan Ali Haxhiqi, vajzat e tij s\'kishte dashur t’i fejonte dhe martonte me serb por me shqiptarë njërën vajzë e kishte martuar në Zhunicë të Preshevës dhe dy të tjerat në Bilaç të Bujanocit.

Ndërsa familja tjetër edhe më e madhe shqiptare  që është serbizuar gjer më tani janë Lekiqët e Surdulicës, gjegjësisht familjet Lekaj të Surdulicës, njëri nga pjesëtarët e kësaj familje Boca Lekiq, thot dhe shprehet kështu, gjyshërit tanë gjer sa ishin gjall i  mbanim të gjitha traditat  shqiptare pastaj edhe baballarët tanë me vështërsi i pranuan ritet dhe zakonet e serbëve.

Por më në fund ne të rinjtë e familjes son duke qenë gjithnjë të shantazhuar nga serbët dhe pushteti u detyruam të kalonim në fenë e tyre.

Çka ishte më interesat për këto familje shqiptare kur u ndamë nga ata akoma e mbajnë traditën e përcjelljes se mysafirit  deri tek dera e oborrit, duke na falimenderuar për vizitën tonë të ngrohtë vëllazërore na thanë ejani për vizita sa më të shpeshta këtu në Memleqetin tonë të vjetër se ne jemi të një gjaku dhe trungu familjar.

P. S.

\"Në fakt në nenet 35 e 39 të Traktatit të Berlinit është formuluar shprehimisht se në rrethet e cederuara*, si myslimanët, (këtu shqiptarët vër. Autorit) ashtu edhe të krishterët, do t’i gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat civile e politike dhe do t’i zotërojnë lirisht pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme.


1 Muhaxhirët e Shoshajës së Poshtme,komuna e Preshevës,e quajtën ashtu Masurica Plakë.

2. AS, MUD-P  C.9-77   1879, Pov  br. 121. 1.IV.1878. Këtu vërehet një lloj bashkëpunimi i fshtarëve të Dllogojnicës Llukavicës, Prekorogjës, Zhitoragjës, Surdulicës me pushtetin serbë. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe kërkohet që të çarmatosen shqiptarët(AS,MUD P,9-77,1879,br.3360,datë 21.IV.1879 Suvojnica).

3. AS, MUD-P.Beograd 3.V.1879 (9- 77) Surdulica 24.V.1879.Disa shqiptarë të 9 fshatrave që mbetën atje u mbytën nga serbët. Kjo shifet nga një procesi gjyqësor.

4. Po aty, sipas aktit prej 19 majit 1879 nr.2504.Qatipi Jovan Vukmanoviq tregon se janë mbytur disa shqiptarë dhe se pastaj shteti ka caktuar roje për t’i ruajtur shqiptarët.  Surduljica,1879. 

/Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)