25 Dhjetor 2024

Shqiptarët e Shtutgardit votojnë për Dr.Stefan Kaufman

Shkruar nga Asllan Dibrani

Në Gjermani po mbahen zgjedhjet aktuale si ne çdo vend tjetër në Evropë . E diela me 22 .09. 2013 do të jetë një ditë votimesh në zgjedhjet e kate vjetorit te ardhshëm për Gjermani . Edhe shqiptarët ne Gjermani janë një pjesë e procesit në vlugun e këtyre zgjedhjeve, qe vota e tyre do te luajnë një rol vendimtare pe ata qe i preferojnë.

Një aksion i ngjashëm do te jetë edhe me shqiptaret e Shtutgardit me rrethin nga e cila ne bazë te bisedave dhe aktiviteteve paraprake kësaj here votën e tyre do t\'ja hedhin Dr .Stefan Kaufman, kryetar aktual i partisë se CDU-së për qytetin e Shtutgardit dhe deputet i Bundestagut gjerman qe prapë kandidaturën e vet e ka përsërite, kandidon për deputet në Bundestagun gjerman.

Kush është Stefan Kaufamn?

Stefan Kaufmann filloi veprimtarinë e tij politike fillimisht jashtë CDU Shtutgardit . Pra, ai themeloi në vitin 1992 \"Forumi për politikën akademike dhe arsimore të Tübingenit \".

Kjo shoqatë ka vënë vetes detyrën e zhvillimit të një koncepti të politikës arsimore me çka u shpërblyer për vepra \" gjeniale nga \" Ministria e Shkencës Kërkimit dhe Arteve të Baden - Württembergut \".

Në vitet 1995-1998 Stefan Kaufmann ishte si asistent dhe zëdhënës i politikave arsimore në Parlamentin Evropian bashkëpunoj edhe me Doris Pack.

Në vitin 1999 Kaufmann u bashkua me partine CDU. Ndërmjet marsit 2001 dhe tetor 2009, zëdhënësi Stefan Kaufmann i grupit CDU në qarkut Stuttgart.

Nga prilli 2003 deri në tetor 2010, ai ishte kryetar i rrethit të CDU - Shtutgart Sillenbuch Riedenberg Heumaden.

Në nëntor 2006 , Stefan Kaufmann u zgjodh në bordin e qarkut të CDU-së në shkallë rajoni.

Në korrik 2008 nga partia e CDU-së së Shtutgardit u emërua për kandidatë federale në fushën elektorale parlamentare. Në tetor të vitit 2008, Stefan Kaufmann u zgjodh zëvendëskryetar i rrethit në Shtutgard për CDU-në.
 
Stefan Kaufmann në maj 2011 u zgjodh Kryetar i Qarkut të CDU Shtutgart.
Më 13 korrik 2012,Stuttgart Kaufmann përsëri u kandidua nga CDU kandidat elektorale për zgjedhjet federale të vitit 2013.

Stefan Kaufmann është anëtar i Komitetit të arsimit, hulumtimit dhe vlerësimin e teknologjisë.

Ai është gjithashtu një anëtar për Peticione dhe Komisioni për Transport, Ndërtimit dhe Zhvillimit Urban ,Komisionin për Arsim , Kërkimit dhe Teknologjisë.
 
Kaufmann është një anëtar i grupit të Bashkimit Evropian nga Bundestagut gjerman,është kryetar i ekonomisë së vendit dhe anëtari \"Këshillit Ekonomik të Baden- Württemberg\" dhe kryetar i Bordit Këshillimor të ekonomisë CDU për Shtutgard.

Kaufmann është i pasionuar pas muzikës klasike dhe opera si balet dhe teatër nga e cila ne bazë të karrierës se vet ka krijuar një figurë te rëndësishme   ne fushën  kulturës ,politikës dhe shkencës.   

Stefan Kaufamn një politikan i cili e ka dëshmuar veten për  një qytetar  me repuatcion evropian , po ashtu ai ka një aktivitet te dendur bashkëpunimi edhe me shqiptaret nga e cila ka qene pjesëmarrës i shume hershem, ne manifestimet  dhe festat tona kombëtare nga e cila  ka përfituar një simpati dhe  respekt tek shqiptarët.

Ai ishte në festën e 100 vjetorit të pavarësisë e cila u mbajt në Shtutgard po edhe ne pese vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Diskutimi i tij dha dëshmi pran publikut shqiptar dhe la përshtypje se  është një mik i mirë i shqiptarëve.

Ne në fund i urojme këto zgjedhje të jene  sa ma të suksesshëm ne rang te Gjermanisë dhe të  fitojnë ata që  shtetin mik  gjerman ta prosperojnë edhe ma tutje ne  një shtet  te fuqishëm   për demokraci , me një ekonomi të zhvilluar dhe te shendosh po edhe me një politike adekuate  në rrafshin kombëtar po edhe  atë botëror.

Po ashtu edhe Dr Stefan Kaufman i urojme një mandat te ri me përkrahjen edhe  të votës së shqiptareve  në Shtutgard me rrethine.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)