29 Dhjetor 2024

Shqipëria e Bashkuar ulet nga qielli në stadiumin e Beogradit

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Shovinizmi dhe fashizmi serb u manifestua fuqishem edhe ne nje loje futbolli. Populli serb, i mbarsur nga shteti i tij me urrejtje te permasave fashiste ndaj kombit shqiptar, edhe ne nje loje futbolli nxori nga gjiri i tij dhe shpalosi ne syte e mbare botes, flamurin e urrejtjes dhe te shovinizmit te eger ndaj Shqiperise dhe shqiptareve...

Shteti serb, i ngritur dhe i ndertuar ne nje pjese te madhe te tokave te Shqiperise, ua ndaloi shqiptareve qe te udhetonin ne Beograd per te pare futbollin midis Shqiperise dhe Serbise...!! Ky shtet, qe edhe sot udhehiqet nga ideologji dhe politika shoviniste e fashiste kishte ndaluar edhe perdorimin e cfaredo simboli shqiptar...!!

Qe ne fillim dukej qe kombetarja jone ishte e pergatitur shpirterisht dhe menderisht per ta perballuar me dinjitet (krenari...) urrejtjen dhe armiqesine e Serbise dhe te serbeve.

Kjo krijoi siguri edhe per mbare kombin shqiptar qe po ndiqte me emocion te vecante kete perballje, qe, per fajin e Serbise, me shume ngjante me nje situate \"lufte\" se sa me nje loje futbolli...!!

Kesaj agtmosfere i kishte kontribuar shteti serb me gjithe aparaturen e tij!! Personalisht nuk jam \"tifoz\" i futbollit dhe asnjehere nuk kam gjetur kohe qe te shikoj nje loje futbolli 90 minuta...

Por, keto ndeshjet e kombetares i kam ndjekur dhe me behej qejfi per sukseset e saj. Ajo qe nuk kuptova sonte, nuk besoj ta kene kuptuar as bashkekombesit e mi, eshte veshja sportive e kombetares... Ku ishin ngjyrate tona kuq e zi?!!

Nje pjese te lojes e ndoqa ne RTK. Ajo qe degjoja nga dy-tre gazetare sporti a \"komentatore\" ishte gati e padurueshme per veshin dhe per mendjen... Flisnin nje gjuhe krejt te pagdhendun, te vrazhde dhe pa pike respekti per publikun-shikuesin dhe per gjuhen tone...!! Flisnin ca gjera te shkeputura dhe shpeshhere te palidhura, te pakuptimta...!!

Ne fakt, nuk kishte asnje fjali te rregullte dhe asnje mendim te sakte dhe te kuptueshem... Per ate harten e Shqiperise se bashkuar me flamur dhe me Ismail Qemalin e Isa Boletinin, qe erdhi nga qielli dhe ra ne stadiumin e Beogradit, thoshin se ishte \"Shqiperia e Madhe\"...!!

Kete terminologji e perdori edhe ndonje gazetar i ndonje televizioni privat ne Tirane...!! Kjo ishte edhe \"cudia\" e kesaj nat te mbushur me krenari shqiptare...!! Disa shqiptare vazhdojne te sherbehen me terminologjine serbo-sllave dhe greke, tamam sikur ta kene kryer shkollen politike ne Kumroc...!!

Nje gazetare tjeter hodhi dyshimin-dilemen se kjo HARTE e Shqiperise se bashkuar mund te ishte lansuar nga serbet per te provokuar situaten...!!

Mijera flamuje serb, parulla dhe thirrje histerike kunder kombetares shqiptare nuk ishin provokuese, ndersa nje harte-flamur shqiptar paska provokuar serbet!! Budallalleqe te budallenjve tane gazetare!!

Hedhja e kesaj harte te Shqiperise se bashkuar me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin ne stadiumin e Beogradit dhe ne syte e miliona serbeve ishte fitorja me e madhe e kesaj loje futbolli ndaj nje Serbie shoviniste-fashiste...

Edhe kombetarja jone e fitoi lojen me nerva ndaj Serbise dhe serbeve ne Beograd... Kombetarja jone luajti, u mbrojte dhe sulmoi dinjitetshem, me nje gjakftoftesi, disiplin dhe me nje ekuiliber te mrekullueshem... Ekipi serb ishte mposhtur dhe po bindej se do ta humbte lojen nga shqiptaret...

Kjo ndjenje dhe bindje tashme kishte perfshire edhe \"tifozet\" serbe ne stadium... Ishin minutat e fundit te pjeses se pare kur tifozet serbe nisen te futeshin ne stadium dhe t\'i sulmonin futbollistet tane te papenguar nga policia serbe...

Barbaria, vandalizmi dhe fashizmi serb ndaj nje kombetareje te pambrojtur u manifestua edhe sonte ne syte e gjithe botes... Por, kombetarja jone trime nuk u frikua dhe nuk u dorezua...! Qendroi edhe ne Beograd dhe u kacafyt pa pike frike me vandaliste dhe bandite serbe, te cilet sulmonin pa u penguar nga policia e Nikolicit dhe Dacicit...

Krenaria, trimeria dhe guximi shqiptar i kombetares sone u deshmuan edhe ne mbrojtjen e hartes-flamurit shqiptar...

Ashtu si edhe perberja e kombetares, qe ishte me futbolliste te bashkuar nga e gjithe Shqiperia, edhe harta e Shqiperise se bashkuar me I. Qemalin dhe me I. Boletinin, e tmerruan shovinizmin serb mu ne Beograd...

Fitorja ishte e shumefishte! Gezimin e saj e \"prishen\" vetem ca gazetare, te cilet, krejt hajvance, Shqiperine e Bashkuar (etnike, kombetare, natyrale...) e quanin me terminologji serbo-ruso-greke, \"Shqiperi e Madhe\"...!!

Nderim te vecante nga kombi shqiptar meritojne edhe ata shqiptare qe menduan dhe realizuan hedhjen e Shqiperise se Bashkuar ne qiellin e Beogradit!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)