Shqetësim i drejtë i Shenasi Ramës dhe tifozllëku i Mustafa Nanos
Shkruar nga Faik Krasniqi
Shqetësimi i Shenasi Ramës është edhe i shumë shqiptarëve të ndershëm që, nuk mund të pajtohen me tërë këtë pisllëk gjigand që po na servir dita-ditës klasa politike apo paria e Tiranës, siç thotë i nderuari Shenasi.
Ajo që kanë bërë, bëjnë e po bëjnë politikanët, përtej çdo moralizimi , fundja e fundit, edhe mund të justifikohet me shprehjen e njohur dhe shumë të ndyrë që politika është lavire! Në këtë kontekst edhe lëvizja e fundit politike e Edi Ramës mund të justifikohet.
Por, ajo që nuk mund të justifikohet, në asnjë mënyrë dhe që ka ngjallur me të drejtë edhe këtë reagim të z.Shenasi Rama, janë përpjekjet jashtëzakonisht të zellshme të analistëve si Mustafa Nano apo Eduart Zaloshnja, për ta përligjur këtë aleancë që, nga ana e vet është më e fëlliqura dhe më imoralja e 22 viteve demokraci , së cilës, as pehlivanllëqet me spektakolare të Berishës nuk mund ti shërbejnë si balast!
Nëse politikanët bëjnë gabime apo faje me lëvizje të tilla, përkundrazi, analistët si Mustafa Nano që i përligjin fajet e këtyre politikanëve, bëjnë krim .
Këta palo analistë si Mustafa Nano , përveç këtij mëkati kanë edhe ca mëkate të tjera, jo më pak të rënda. Ky njeri i mbushur me mllef krahinor, me shkrimet e tij nxit urrejtjen ndërkrahinore si askush tjetër në shtypin shqiptar.
Vetëm të shikosh komentet që pasojnë shkrimet e Mustafa Nanos, do të vëresh, se si askund tjetër, aty shpërthen ndyrësisht mllefi dhe urrejtja krahinore. Po, mund të pyesë njeriu naiv , çfaj ka Muci që komentuesit e shkrimeve të tij, shpërthejnë në urrejtje dhe mllef ndaj verioreve dhe veriut në përgjithësi?! -Sepse, janë shkrimet e Mustafa Nanos që, në mënyrë dinake dhe të ligë, i yshtin në të tilla rrugaçërira , të cilat, duhet thënë se, janë shumë të rralla ose mungojnë fare në komentet e shkrimeve të analistëve të tjerë.
Përçmimi i z.Shenasi Rama ndaj analistëve të kallëpit të Mustafa Nanos, nuk ka të bëjë vetëm me këtë qëndrimin e tyre të fundit, të turpshëm, atë të propaganduesit partiak, por, edhe me mënyrën sesi këta oportunistë kanë bërë përpara në zingjirin social të shoqërisë shqiptare.
Mustafa Nano është ilustrimi i përkryer i oportunistit par exellence.
Të frikësuar nga ndryshimet e mëdha në vitin 1990, njerëz të tillë, u gdhinë krejt papritur demokratë((Muci ka qenë anëtar i PPSH) ;përfituan nga kjo dhe dalëngadalë, duke e parë se soji i tyre, i mbijetoi ndryshimit të madh , krejt papritur, kthehen në shtratin e e tyre të natyrshëm
Është një fenomen interesant dhe shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare, por që vihet re me shumë tek ata që bien më shumë në sy, meqenëse janë të pranishëm me surratin e tyre pothuaj çdo ditë në media .Të tillë janë Nano dhe Zaloshjna, të cilët marrin guximin dhe në mënyrë të paturpshme, mburren me kontributin e tyre në vitin 90 si demokratët e orëve të para!
Shkurt, burracakërinë dhe oportunizmin e tyre, sot, na e shesin si një akt të pastër idealist
! Ja shikojini sesi janë rigrupuar përsëri sot tonet
të gjithë janë , pothuajse, nga e njëjta mëhallë;të gjithë në një mënyrë apo tjetër, për çështje të ndryshme, kanë të njëjtin qëndrim; të gjithë kur ndjehen në rrezik, taman si oportunistë të vërtetë, rigrupohen vetvetiu(si në rastin e 1 prillit) dhe mbështesin njëri-tjetrin;mbështesin sojin e tyre,tonin e famshëm
Zelli i tyre për të justifikuar, me çdolloj kostoje morale, harbutllëkun e fundit politik , e dëshmon një gjë të tillë.
Prandaj, është i revoltuar zoti Shenasi Rama me këta rrufjanë;prandaj shprehet ai me përçmim dhe përbuzje për këtë soj oportunistësh që, për fatin tonë të mbrapshtë ndikojnë në opinionin publik si gazetarë e analistë që janë.
(Sqarim: toni , në kohën e monizmit, por që për inerci vazhdon edhe sot, ishte një komunist, ,veteran lufte, njeri i besueshëm i regjimit, mundësisht nga mëhalla e Mucit ,Kacit,Bacit,Cacit,Raqit etj etj pafund kësolloji
)
Sëmundja e tifozllëkut gazetaresk!
Si çdo gjë në botën shqiptare sëmundja e tifozllëkut, mbizotëruese për çdo gjë, është mahnitëse!!! Politikanët në mbarë botën, qoftë dhe në Afrikë do e kishin zili politikanët shqiptarë kur politikae shpk-ve është një lojë e pisët me arbitër të blerë dhe ndeshje të shitur ose dhe kur ska shitje ka ndeshje me shkelma dhe grushta, se asnjë se pranon dot humbjen as barazimin, ku tifozët pa tru katundarë i sulen njëri-tjetrit, duke e bërë gjoksin e barbarit gropë për zotësinë e të futurit njëri-tjetrit dhe pse ska buke të ha në shtëpi e ushqejë fëmijët!!!
Ky është sot parametri matës i shoqërisë shqiptare, prandaj dhe komentatorët e këtij sporti të pisët dhe degjenerues, që se gjen as në cepat e Afrikës por vetëm në Kolumbi, Sicili, Honduras, si Muci, Stefani, Lubonja që mbahen gjasë si kritikë dhe neutrale të kësaj loje të degjeneruar që bëhet mbi këtë popull ( Këtu më duhet të korrigjojë padashje Shinasi Ramën që për etiketë përdor etiketimin Katundaresk), janë po aq specie të infektuara nga Tifozllëku si dhe vëllezërit e tyre barbarë, por që arrijnë, në krahasim me vëllezërit e tyre katundarë, ta fshehin tifozllëkun e tyre nën petkun e neutralit duke propaganduar moralin e të keqes më të vogël!!!
Shinasi Rama jeton si shumë të tjerë si ne që kemi jetuar në perëndim jashtë kësaj sfere degjeneruese dhe mundohet të iluminojë qorrat e bibës që në mjegullën e ujkut nuk shohin më se çpo bëhet në vendin e barbarëve dhe kanë humbur orientimin.
Unë i kam lexuar shkrimet e tij të fundit dhe është shumë i saktë në kritikat e tij për parinë halabake të Tiranës dhe pse kafshët që jetojnë në gropën e satanit nuk arrijnë dot ta kuptojnë, se janë të zënë aq shumë me njëri-tjetrin sa ju duket sikur i tërë planeti jeton dhe vepron me ligjshmërinë e piraterisë halabake të parisë së Tiranës.
Uroj jo vetëm Prof.Shinasi Ramën të shkruaj sa më shumë analiza për horrorin shqiptar të këtyre 23 viteve, por dhe shumë shqiptarë intelektualë që jetojnë jashtë vendit pasi vetëm ata janë në gjendje ta shikojnë nga lart katrahurën në gropën e satanit dhe të kenë këndshvështrimin e duhur për barbarët e \'\'albanistanit\'\', që i kanë shpall luftë Romës!!!!!!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë së \'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')