22 Dhjetor 2024

Shpifjet e Dick-ut dhe kombi shqiptar

Shkruar nga Besnik Rama

Kombi ynë shqiptar (jo në pak raste) ndodhet nën trysninë e më të mëdhenjve, edhe pse nuk është një vullnet politik i forcave të mëdha, zhurma mediatike është shumë e ndjeshme. I ndjeshëm është edhe temperamenti i një ballkanasi, e veçmas i një shqiptari.

Ai nuk i duron asnjëherë thirrjet dhe ulërimat drejtuar kundra tij, ashtu siç është munduar e përpjekur në historinë e tij të kundërshtojë vendimet e fuqive të mëdha të cilat kanë qenë historikisht të padrejta dhe në kurriz të trojeve tona, megjithëse duket që SHBA dhe Evropa po korrigjojnë gabimet e tyre të kaluara.

Dick Marty është “kushtruesi” i cili edhe pse nuk mund të di ose të paktën nuk ka provuar kënaqësinë e dhënies së një kushtrimi si këto të maleve tona, ai (pa)dashje dha kujën se gjoja Hashim Thaçi dhe UÇK-ja paskan shitur organet e njerëzve. Gjithashtu, në këtë trafik është përfshirë edhe qeveria shqiptare. Ndër të tjera, Dick Marty ofendon ashpër shqiptarët duke i quajtur njerëz të ulët dhe trafikant. I gjori Dick!

Shqipëtarët dhe shqiptaret duhet ta kenë të qartë se Dick Marty nuk e do kombin shqiptar, madje ai është munduar me mekanizmat e tij të përgatitur nga Beogradi zyrtar të pengojë Pavarësinë e Kosovës, por edhe të flasë me nota pesimiste për liberalizimin e vizave të vendeve të BE me Shqipërinë. Ai duke akuzuar liderët shqiptar, dëshiron të deligjitimojë besimin që populli kosovar i dha qeverisë aktuale të drejtuar nga Hashim Thaçi.

Dick Marty ndodhet përballë kombit shqiptar, ku pretendon që direktivat e marra nga Beogradi t’i realizojë në mënyrë që të pështjellojë situatën mjaft të mirë që po kalon populli shqiptar kudo në trevat e tij etnike. Dick Marty thuri ato pallavra për të penguar ecurinë e integrimit europian edhe të shtetit të Kosovës, pasi me Rep. e Shqipërisë nuk ia arriti një qëllimi të tillë.

Së fundmi, shqiptarët duhet të qëndrojnë të qetë, pasi e kaluara ka vërtetuar që njerëz të tillë dashakeq ka pasur plot e përplot, por kryesorja është që ne i kemi kaluar këto momente që të tjerëve t’iu mos ia bëjmë qejfin duke i dhënë vëmendje të madhe një situate të tillë, pasi Dick-u “dik i gjorë” mbetet, ndërsa integrimi i shqiptarëve do përparojë gjithnjë përpara.

(Autori eshte Kryetar i deges se PD-se, Gjermani)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)