27 Dhjetor 2024

Shpërndarja e Kuvendit domosdoshmëri

Shkruar nga Mr.sc. Blerim Burjani

Së shpejti pritet edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, si legjislatura më e dobët e mundshme e shtetit, një pjesë e tyre e trajtojnë veten si “veteran të kuvendit”, e një pjesë e madhe e këtyre përfaqësuesve të partive politike s’kanë asnjë profesion ose kurrë nuk kanë ushtruar ndonjë profesion te caktuar, e disa aksidentalisht janë në këtë legjislaturë.

Për të ardhur keq madje edhe për të folur për këta njerëz, hiq më pak këtyre njerëzve iu ka shkuar mendja madje edhe pension suplementar me marrë.

Parlamenti s’ka pas në dorë asgjë, gati 95% kurrë as ligjet si kanë lexuar, se që s’kanë marr veshë ajo dihet. Kuvendi është udhëhequr plotësisht “nga qeveria”, në realitet është dashtë te jetë e kundërta, pra Qeveria te jep llogari organit më të lartë të shtetit.

Por kur të mendojmë se kush është krejt në kuvend përfaqësues i popullit atëherë definitivisht është më mirë mos me i pyet fare. Debat i dobët e ka përshkuar periudhën katër vjeçare të funksionimit të këtij parlamenti.

Deputet të “lodhur” me çka ti lypsh, që me vu në gjendje edhe më komike ishte VV ndonjëherë e ndalke punën me përformanca artistike ku dominojke komedia. Për të ardhur keq për këndë qytetari paguan rroga të këtyre njerëzve?

Definitvisht jemi ende e larg vetëdijesimit për institucionet e shtetit, shumica e njerëzve të dobët dhe të pa arritshëm në jetën e tyre kanë mbërri mu bërë deputet, kjo është për tu dhimbsur.

Partitë politike definitvisht janë shumë larg demokratizimit,larg shumë edhe vetëdijesimit. Brishtësia e dobësia e ka mbuluar punën e këtij kuvendi.

Askush nuk ka pas respekt për këtë kuvend e më së paku bashkësia ndërkombëtare që më së shumti ka referuar të punojë me qeverinë. Ka deputet që “recitojnë ka të flasin”, një pjesë nuk di as çka flasin, se për ligje me fol apo me marr iniciativë është larg shumë dhe e pa imagjinueshme.

Paramendoni kur të vjen ligji prej qeverie ata mblidhen në komision e flasin” kjo duhet kështu ajo duhet te jetë kështu”, pa kuptua gjë në të ?

Ajo që më së shumti na ka rastisë me shikua në këtë kuvend, opozita pa ndal kritikonte Hashimin, e ai në mënyrë cinike u qeshke” duke thanë më vete me të ardhë gjynah prej këtyre njerëzve, me të vërtetë është ashtu me të ardhë gjynah për këtë legjislaturë.

Kjo legjislaturë  e amputuar prej ndonjë profesioni, pastaj prej moralit politik, ndërgjegjes, se për politiken s’ke çka flasim.

Ky nivel i kësaj legjislature paraqet mjerimin tonë politik, krejt atë çka din këta njerëz janë me lavdërua liderin e vet secili, një cirk i madh ka ndodhë në këtë legjislaturë, prej deputetit kemi njerëz që kanë mbërri gjithë çka me u bërë profesor, udhëheqës I sindikatave sportive gjithçka.

Pse i kemi kështu punët nuk është e rastit, partitë politike propozojnë njerëz për deputet, ose e bëjnë listën prej njerëzve që po që se ua shikojmë biografin kurrgjë s’janë kanë krejt jetën tyre derisa sa s’kanë mbërri me u bë deputet”.

Partitë politike nuk duhet të mbajnë kësi njerëz fare në partitë e tyre,ata duhet të angazhojnë së paku te kenë njerëzit e kandiduar me vlera të pastra profesionale themelore, nuk lypet me çdo kusht me kanë ekspert por së paku te ketë vlera në ndonjë fushë te jetës sociale,për të ardhur keq me të vërtetë.

Paramendoni çka flasin në komisionet parlamentare, tema është tërësisht tjetër ata s’kanë lidhje me temën e dikush e thotë një fjalë dhe e tërë mbledhja shkon duke u shtyrë ndërmjet veti për gjera që s’kanë lidhje me komisionin përkatës e atëherë çka i thonë kësaj?

Kjo legjislaturë kishte pas problem të madh më u mbledhë në një seancë parlamentare me përbërje të plotë”, mjerimi tjetër për kënd ka votuar qytetari.

Këta njerëz të kësaj legjislaturë dhe do pensionist të kësaj legjislature nuk e kanë me vendin ne legjislaturë të re, e shumica prej tyre pretendojnë serish te jetë deputet e pastaj edhe ne ndonjë funksion ministrorë, nëse kjo ndodh atëherë ne s’kemi shpresë së do të këndellemi nga kjo pa aftësi e madhe, dhe do të mbetemi pa liberalizimi të vizave, pa integrime evropiane. Jeta jonë politike u bërë komedi e fortë me marr pjesë në festivalin e”Kanit”, për të arritje jetësore me ia dhurua dikujt oskarin për “padijeshmëri” kësaj legjislature.

Po pritet shpërndarja e kësaj legjislature më në fund, brenda javës do të shpërndahet me ketë do të ndalet cirku që katër vjet, disa njerëz te kësaj legjislature duhet të bëjnë sa më shumë “selfije” se kurrë ndoshta s’kanë më pa vetën brenda në cilësi të deputetit, dhe se pjesën tjetër d ta qojnë duke e këqyr fotot e tyren kur janë kanë deputet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)