Shpend Ahmeti, një hipokrit i pacipë
Shkruar nga Burim Podrimçaku
Loja me Kishën Protestante dhe Xhaminë e Myslimanëve në Prishtinë, ka vetëm një epilog: Votën dhe vetëm Votën. Kryetari i komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, çështjen e xhamisë me vendimin e fundit për “Kushte ndërtimore” e ka kthyer përsëri në piken zero pas katër vite mandat, ndërsa votën përsëri e kërkon në emër të Xhamisë, një Hipokrizi e pacipë!
Këtë fakt z. Ahmeti e ka dëshmuar edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013, i cili atë botë në njërën anë si një figurë e dal nga Subjekti politik “FER”, i ishte bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje, si një kuadër i ri plot energji nga Universiteti i Harvardit, për të rikthyer shpresën e çdo të riu në kryeqytet, mënjanë duke tejkaluar vijat politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përkundër që i ri në moshë, lojërat politike dhe strategjitë për të arritur majën e pushtetit në Prishtinë, assesi nuk përbënin rregull apo dispozitë, subjekt, apo ideologji, qëllimi duhet arritur me çdo çmim dhe çdo premtim.
Nisur nga kjo, z. Shpend Ahmeti me mbështetjen e LVV-së në njërën anë, që VV ishte ndërtuar si një subjekt me fondacione nga “SOROS” për të quar një hap para agjendën e saj politike e ideologjike për Kosovën, Ahmeti kishte bërë edhe një pakt në prapaskenë ndaj LVV-së atë botë, me fondacionit “Rockefeller Brothers”, ku këtij të fundit, në momentin e marrjes së pushtetit, konkretisht në mars të vitit 2014, z. Shpend Ahmeti ,i kishte shpërblyer me nënshkrimin e marrëveshjes së parë me këtë fondacion, si shpagim i ndihmës dhe financimit në zgjedhjet e vitit 2013.
Epilogu i lojërave të ‘fatit’ nga z. Ahmeti po vazhdon, vetëm se kësaj radhe me një dinamik më të rrezikshme, atë të kartës fetare në kryeqytet. Disa ditë më parë derisa z. Ahmeti ishte pyetur nga gazetarët mbi lejen për Kishën Protestante në Prishtinë, ky i fundit ishte përgjigjur: “Duhet të respektohen të drejtat e komuniteteve fetare në vend”, edhe pse ky komunitet në Prishtinë përbëhet hiq më shumë se 0.17% e popullsisë së kryeqytetit.
Në anën tjetër, siç është i informuar edhe opinioni, kemi një kërkesë nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) që nga ardhja e z. Ahmeti në pushtet, pra në fund të vitit 2013 për pajisje me leje ndërtimi për Xhaminë e madhe të Prishtinës, e assesi të Lagjes Dardania siç është potencuar nga këshilltari i Shpend Ahmetit, ateisti Yll Rugova, i cili kishte mbledhur disa herë nënshkrime për ndalim të kësaj xhamie.
Komuniteti mysliman në Prishtinë përbëhet hiq më pak se 98% nga popullsia e përgjithshme në kryeqytet, një e drejtë e tillë nuk është dhënë që katër vite për këtë komunitet.
Nisur nga deklarata e z. Ahmeti për komunitetet pakicë duke i pajisur me leje brenda natës, në fshehtësi të pastër nga opinioni, madje duke ndërtuar një kishë me një lagje ku 99.99% e atyre që banojnë aty janë të komunitetit mysliman, komuniteti mysliman anën tjetër zvarritet me kërkesa më banale që mund të dëgjoj çdo qytetar.
Ajo çka e shpërfaq hipokrizinë e z. Shpend Ahmetit edhe matej së fundmi është presioni i kësaj të fundit ndaj BIK-ut për publikim të një shkrese për lejim të Kushteve ndërtimore për Xhaminë e madhe në Prishtinë. E cila nëse shikohet në thelb nga përmbajtja, kjo i bie se z. Ahmeti çështjen e Xhamisë së Kryeqytetit e ka kthyer pas 4 vite të mandatit të tij në pikën zero.
Me këtë veprim të fundit, stagnimit dhe instrumentalizimit katër vjeçar të çështjes së xhamisë, si një e drejtë elementare e të drejtës dhe lirive të njeriut në aspektin fetar, kryetari aktual i Prishtinës z. Shpend Ahmeti, nuk ka të drejtën të kërkoj votë nga komuniteti mysliman në kryeqytet.
Kryeqyteti i Kosovës ka nevojën për një kryetar i cili në parim ka drejtësinë, sinqeritetin dhe besnikërinë ndaj amanetit ndaj votuesve, e assesi të një kryetari i cili nga një udhëheqës i kryeqytetit të sulmon policinë me gur nëpër protesta të huliganve, të luan me kartat e kishave apo xhamive, e aq më pak me instrumentalizim të komunitetit mysliman duke e shkelur çdo amanet nga premtimet e bëra vite me parë, i cili vazhdon t’i përsëris po të njëjtat premtime/gënjeshtra ndaj tyre.