24 Dhjetor 2024

Shpalli zgjedhjet Presidente

Shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje

Sot, 2 vite e 5 muaj, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010 në të cilat u bë vjedhja e orkestruar e votës dhe u degradua vullneti i qytetarëve të Republikës, gjendemi pak muaj para një procesi tjetër zgjedhor të zgjedhjeve lokale të cilat Presidentja e Republikës së Kosovës, vazhdon ende të mos i shpallë.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, zgjedhjet duhet të mbahen në mënyrë periodike çdo katër vjet dhe atë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Më 15 mars 2013, Lëvizja Vetëvendosje!, i propozoi Presidentes së Republikës së Kosovës dy data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, 29 shtatorin ose 6 tetorin 2013. 

Pra, kërkesa jonë është që jo më larg se data 29 maj Presidentja e Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve lokale në vendin tonë meqenëse afati kushtetues është që 4 deri në 6 muaj para përfundimit ligjor të mandateve të fituara nga zgjedhjet lokale në  2009-tën.

Kjo kërkesë mund të themi se gjetur dakordësi të gjerë edhe nga subjektet politike por edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Urgjenca dhe interesimi që Presidentja tregoi për shpalljen e zgjedhjeve në fillim, tani përveç që janë zbehur, por madje nga zyra e saj dalin qëndrime që thonë se afati i mbajtjes së zgjedhjeve është deri në dhjetor të këtij viti, duke ngritur kështu dyshime që prapa kësaj mund të përgatitet vjedhja e madhe e radhës.

Lëvizja Vetëvendosje! e ka të qartë se afati formal për mbajtjen e zgjedhjeve mund të jetë dhjetori sikur që e ka të qartë që pushteti aktual i dalë nga vjedhja industriale në acarin e dimrit të vitit 2010 fërkon duart për një rast tjetër.

Andaj i rikujtojmë Presidentes se historia e dhjetorit të vitit 2010, kur në temperatura të ulëta e në terr u shënua vjedhja më e madhe në historinë e shkurtër zgjedhore të Kosovës mëton të përsëritet në rast se ajo vendos që zgjedhjet të mbahen përtej pjesës së dytë të muajit tetor.

Kjo dhe për arsyen se sipas ligjit zgjedhor në vend, pas zgjedhjeve ka çdo herë zona balotazhi të cilat përgjithësisht zhvillohen një deri në dy javë më vonë në varësi të daljes së rezultatit nga votimi i parë.  

Ne e shohim si shumë të rrezikshme për vendin çfarëdo përpjekje të Presidentes që zgjedhjet t\'i shpallë në muajt pas tetorit. Kjo do të nënkuptonte dhënien e mundësisë atyre që vodhën në 2010-tën si dhe bashkëpjesëmarrje në krimin zgjedhor pasi që me këtë do të lehtësohej realizimi i këtij të fundit.

Ne i bëjmë thirrje Presidentes, që mos t\'i shërbejë këtij pushteti dhe që konform detyrimeve të saj kushtetuese, të shpall datën e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur në gjithë territorin e vendit, brenda afateve të parapara nga shumica dërrmuese e subjekteve politike dhe shoqëria civile.

Çfarëdo arsyetimi në emër të proceseve të tjera, të cilat nuk lidhen ligjërisht me procesin zgjedhor, nënkupton shkelje të rëndë të Kushtetutës, gjithashtu dëshmon edhe njëherë që kjo Presidente më së paku përfaqëson interesat e qytetarëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)