22 Dhjetor 2024

Shoqëri patriarkale

Shkruar nga Aida Shehu

Më shumë se gjysma e femrave shqiptare rezulton ti jenë nënshtruar dhunës fizike apo emocionale nga bashkëshortët si dhe të afërmit e tyre, kryesisht babai apo vëllai. Ky konstatim është bërë nga një studim i kryer prej Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, i realizuar disa kohë më parë në Shqipëri.

Sipas këtij studimi, rreth 50.6 e grave të vrojtuara kanë pranuar të kenë përjetuar dhunë emocionale nga burrat e tyre ose partnerët e tyre intimë apo edhe baballarët e tyre 39.1 kanë pohuar se kanë përjetuar dhunë psikologjike 31.2  dhunë fizike dhe 12.7 dhunë seksuale.

Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e ndjeshme e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i raportit të qeverisë shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Sipas Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, rreth një e treta e grave dhe vajzave shqiptare përjetojnë një formë dhune brenda familjes.

Kjo dhunë shfaqet në të gjitha format si dhunë emocionale, si forma më shpesh e hasur e dhunës në familje dhunë ekonomike, e cila ndeshet më shumë në zonat urbane dhunë fizike, e cila ndeshet më shumë në zonat rurale dhunë seksuale, e cila rezulton më pak e raportuar,  pohon raporti i qeverisë shqiptare.

Sipas raportit në fjalë, grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë janë 1823 vjeē dhe 3745 vjeē, ndër të cilat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat rome si dhe gratë e vajzat e zonave rurale. Ndërkohë jemi në dijeni të plotë!

 se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit dhe ndalimin e diskriminimit.

Po ēfarë ngjet me femrat nëpër botë Në shtetin afrikan Kongo ēdo vit dhunohen rreth 400.000 femra, ose mbi 1.100 femra në ditë, përkatësisht për ēdo orë dhunohen 48 femra. Mbi 120 milionë femra u janë nënshtruar gjymtimeve gjenitale femërore në botë. Femrat mbajnë vetëm 12 të vendeve në parlament në mbarë botën. Gratë llogariten si 23 e analfabetëve të rritur, ndërsa vajzat 23 e fëmijëve pa qasje në arsim në tërë rruzullin tokësor.

Pa humbur kohë rikthehemi në Shqipëri, ku, edhe pse ndodhemi 20 vjet pas shembjes së nomenklaturës komuniste, ende vazhdojmë të kemi rritje të krimit në familje dhe veēanërisht dhunë sistematike karshi gjinisë femërore. Detajet e vrasjeve të zbuluara këto ditë në medie nuk dëshmojnë thjesht një prirje rritëse të krimit në familje, por përmes brutalitetet me të cilin kryhen mund të lexohet qartë mllefi që fshihet në instinktin vrasës të vëllait, babait apo bashkëshortit të këtyre grave.

Është e trishtë të dëgjosh për fatin e Lilianës së gjymtuar, Fiqeretes 16vjeēare të ekzekutuar nga i ati, 20vjeēares Ina të rrahur nga i ati, Bukuries së vrarë nga i shoqi... e sa e sa të tjerave, që figurojnë vetëm si emra në dosjet ende të pazbuluara të organeve hetimore.

Por më e trishtë është të shohësh nivelin e ulët të ndjeshmërisë së opinionit publik, përmes të cilit mund të matim standardet e normave të shoqërisë.

Legjislacioni shqiptar e paraqet qartë të drejtën jetësore individuale të ēdo shtetasi, madje ligjet tona janë në përputhje të plotë me ato europiane. Duhet theksuar se ndërkombëtarët dëshmojnë për një legjislacion ndër më të mirët në Europë që ka vendi ynë. Problemi është jo te hartimi i ligjeve sesa te moszbatimi i tyre.

Pikërisht këtu gjendet edhe defekti i shoqërisë shqiptare, e cila ende sot vazhdon me ato ritme të larta të dhunojë dinjitetin dhe personalitetin e femrës. Nga ana tjetër, shoqëria në përgjithësi dhe shteti në veēanti kanë zgjedhur rrugën e heshtjes, për aq kohë sa jeta e tyre nuk është e cenuar drejtpërsëdrejti.

Vetëm gjatë muajve tetordhjetor të këtij viti kemi pasur një rritje të ndjeshme të krimit në familje dhe të dhunës ndaj grave. Duke nisur nga zonat në Veri të vendit, në Shkodër me ngjarjen e 20vjeēares Ina më 15 tetor, në Dibër me vrasjen e bashkëshortes nga bashkëshorti, në Tiranë me krime të njëpasnjëshme brenda familjes, për të vazhduar në Jugun e vendit po me të njëjtat ritme. Kjo tregon qartë se psikika vrastare e këtyre njerëzve është e pandalshme.

Nga ana tjetër, tregues i qartë është edhe heshtja e femrave, ndrydhja dhe vetmia e tyre, mosfunksionimi i sistemit gjyqësor, organet e pabesueshme të shtetit, si policia apo dhe organe të tjera, të cilat duhet të marrin në mbrojtje individin, por kjo asnjëherë nuk ka ndodhur.

Ndërsa krimi edhe me lënien e këtij viti dhe fillimin e vitit të ri 2012 nuk po di të ndalet, duke vazhduar të marrë ende shumë jetë femrash të pafajshme. Duket sikur vendi ngjan me një skenë makabre, ku femrat trajtohen si në thertore, kasaphane, për!

 të pritur kasapin me thikë në dorë. Deri kur Derisa shoqëria të reflektojë, shteti të reagojë dhe politika të vendosë drejt fatin e individitfemër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)