27 Dhjetor 2024

Shkrepsa e vjetër nuk e ndez zjarrin

Shkruar nga Faik Krasniqi

Gjashtë vite pas pavarësisë së Kosovës, vendin po e gjen totalisht të okupuar si shoqëri nga klanet mafioze, të zhytura në kriminalitet, shpërlarje parash, korrupsion, nepotizëm, dhe me intenca të okupimit me çdo kusht të institucioneve më vitale shtetërore. Defenitivisht që pas marrjes së pushtetit nga Hashim Thaçi më 2007 kemi degradim enorm pothujase në çdo pore të jetës.

Kjo strukturë qeverisëse okupoi institucionet më profitabile dhe më të rëndësishme të shtetit, si: PTK-në, Aeroportin, Universitetet Publike, policinë, gjykatat, prokuroritë, ministritë, ndërrmarrjet publike, RTK-në, bizneset, parregullësi të mëdha me tenderët dhe me qindra-mijëra abuzime të tjera.

Veriu i Kosovës vazhdon akoma të mbetet nën duart e kriminelëve serb të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

Kosova për të dalur nga kjo gjendje e rëndë në të cilën gjindet tash - kuptohet me Qeveri të ndershme dhe me intelektualë të mirëfilltë, dhe jo me çobanë dhe analfabetë që sot fatkeqësisht po e udhëheqin Kosovën - duhet të veprojë kështu! Shtrohet pyetja se si të dilet nga kjo situatë?!!!

Çdo njëri prej nesh tash e 15 vite i bëjmë vazhdimisht pyetjes vetes pse jemi katandisur kaq keq, pse jemi në këtë gjendje të rëndë. Fare e thjeshtë, derisa udhëhiqemi nga kjo klasë e qelbur politike, e konsumuar, nga këta analfabetë, si mund të ndryshojë gjendja në të cilën ndodhemi?!

Kosova për të dalë nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ndodhet, duhet të udhëhiqet nga intelektualët e rinjë dhe të ndershëm, të përgjegjshëm dhe që kanë vizion për të çuar vendin përpara.

Në Kosovë ka intelektualë të mirëfilltë që janë të dijshëm, të rinjë, të ndershëm, të përgjegjshëm, të guximshëm, vizionarë, me programe kombëtare dhe ekonomike-shoqërore që do të mund, jo vetëm ta ndalin këtë teposhtëze, po të fillojnë ta ngirisin Kosovën për një kohë jo shumë të gjatë.

Duhet të fillojmë nga vetja, secili nga ne. Duhet të fillojmë të kuptojmë se shteti ka ligje! Duhet të kuptojmë se ligjet duhet të respektohen!

Duhet të kuptojmë se të gjithë qytetarët kanë të drejta, por edhe detyra dhe përgjegjësi! Pra, na duhet një vetëdijësim.

Kosova nuk ka nevojë për njerëz të konsumuar, kur ka intelektualë të rinjë e energjikë, por politika e vjetër nuk iu ka dhënë hapësirë për t\'u dëshmuar.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë analfabetë, kur ka njerëz të mençur që e çojnë vendin përpara.

Kosova nuk ka nevojë për politikanë kriminelë dhe të korruptuar, kur ka njerëz të ndershëm. Një shkrepsë e harxhuar nuk të ndihmon ta ndezësh zjarrin!

Ka ardhur koha që Kosova të udhëhiqet nga intelektualët e rinjë dhe të ndershëm.

Duhet t\'u ipet rasti intelektualëve të mirëfilltë, të rinjëve vizionarë, njerëzve të ndershëm, të përgjegjshëm, përndryshe na mori lumi!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i \'\'Nismës për Kosovën\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)