Shkollat e futbollit Igli Tare dhe patriotizmi
Shkruar nga Bujar Abdullahu
Shkollat e Futbollit
Zanafillën e zhvillimit të futbollit të një vendi gjithsesi duhet kërkuar tek shkollat dhe akademitë e futbollit e të cilat në vendet e ndryshme të Evropës Perëndimore mund ti gjesh në numër mjaft të madh e të themeluara mbase edhe një shekull më herët.
Për shkak të rrethanave jo të favorshme te shqiptarët përgjithësisht e në Kosovës posaçërisht, futbolli, ka pasur shumëçka veçse jo progres për ҫarsye shkëlqimi i talenteve të atëhershëm, rrezatimi i të cilëve për shkak të mu atyre rrethanave, rrallë kalonte përmasat e mahallave.
Aktualisht në Kosovë ka shkolla të futbollit; Shqiponjat e Bashkume Besëlidhja Q.S. Prishtina Kurda ABC etj., janë vetëm disa prej tyre, të cilat veprimtarinë e ushtrojnë me jo pak mangësi si në aspekt të kuadrove ashtu edhe në atë financiarë, por edhe me pak e hiq ndihmesë, nga autoritetet përkatëse.
Sido që të jetë pa ndonjë hamendje them se këto shkolla, të tilla si janë, janë një nismë e mbarë dhe premtuese për një të ardhme më të mirë të futbollit tonë.
Megjithatë nuk duhet shumë për ta ilustruar se futbolli në Kosovë aktualisht, përkundër shkollave të futbollit, akoma është në gjendje të mjerë. Nuk kemi fusha të mjaftueshme, financim adekuat, kuadro, etj.. Ja një pyetje që ilustron realitetin e hidhur.
A dini ndonjë futbollist i cili është i lindur dhe rritur në Kosovës e i cili është katapultuar dhe bërë i njohur në futbollin evropian?
Jo, së paku sa unë kam njohuri, asnjë futbollist i njohur nuk ka dalë nga terrenet tona, nga lloçi ynë dhe është bërë i famshëm gjithandej Evropës.
Të gjithë ata të cilët mund të kualifikohen me këtë epitet, pra të famshëm, janë produkt i akademive të huaja evropiane të futbollit, tek të cilat talentët shqiptarë janë inkuadruar me largimin e prindërve të tyre nga dhuna sistematike e serbëve dhe vendosja në shtetet përkatëse.
Sido që të jetë, përkundër mangësive, me këto shkollat tona është duke u bërë hapi adekuat drejt një zhvillimi të duhur. Është duke u krijuar ajo që unë po e quaj zhvillimi i sistemi të brendshëm të futbollit shqiptarë. Por sa vlen kjo po që se ne nuk e kemi edhe sistemin e jashtëm të futbollit?
Pak më të moshuarve ju kujtohet futbolli jugosllav? Ju kujtohet kur në Evropë serbët, kroatët, boshnjakët dhe të tjerët që përfaqësonin futbollin jugosllav, bënin hatanë në arenën evropiane të futbollit?
Pa i përmendur emrat e tyre ua përkujtoj një fakt; të tillët pasi arritën kulmin e famës dhe u erdhi koha që të vazhdojnë karrierën tanimë jo si futbollist, u sistemuan tek ato klube ngjyrat e të cilëve paraprakisht i mbronin, e të tillët nuk ishin pak, dhe ishin të shpërndarë në jo pak klube evropiane.
Ky sistemim nëpër klube të ndryshme perëndimore është sistemi i jashtëm i futbollit, të cilën ne shqiptarët kemi filluar ta bëjmë shumë shumë më vonë, ndërsa po që se ka raste që edhe ka ndodhur në atë kohë, pra që një futbollist të ketë një rol udhëheqës në klubin tek i cili fillimisht ishte inkuadruar si lojtarë, ai nuk ka pasur ndikim në futbollin shqiptarë dhe po që se ka pasur nuk besoj se ka qenë në nivel të atillë për të cilën edhe mund të mburret.
Igli Tare si model
Pas sistemit të brendshëm edhe atij të jashtëm është e nevojshme edhe ndërlidhja e këtyre sistemeve. Si bëhet kjo? Shkollat e futbollit pra janë në fazën fillestare, sistemimi i lojtarëve të vjetër shqiptarë në klubet e ndryshme evropiane, gjithashtu është në fazën fillestare, tani kërkohet që këta lojtarë të vjetër me mundësitë që kanë dhe duke ju falënderuar aftësive, guximit dhe pa dyshim atdhedashurisë, ti pikasin talentët nga trevat tona dhe tu ndihmojnë atyre që të inkuadrohen në klubet e mëdha evropiane.
Mos të pandehim se me këtë gjest u ndihmohet vetëm talenteve shqiptarë, jo, me këtë u ndihmohet edhe klubeve tek të cilat ata mund përfshihen, e në veçanti kjo vlen për futbollistët shqiptarë të Kosovës për shkak se këta lojtarë mund të merren pothuajse falas, badihava.
Në këtë drejtim nuk mund të kaloj e mos ta përmend njeriun i cili aktualisht me shumë pragmatizëm dhe patriotizëm ndihmon futbollin shqiptarë.
Ky njeri fillimisht morri në Lazio Lorik Canën e më pas edhe Etrit Berishën ndërsa tash tenton ta merr edhe Abrashin e Kaqen. Ky patriot është Igli Tare. E Besnik Hasi...kush!?!? Kjo megjithatë është vetëm një ndihmesë talentëve të futbollit shqiptarë, por për tu kompletuar përfundimisht ndihmesa nga këta futbollist të vjetër duhet që ata të ndihmojnë edhe në binjakëzimin e klubeve tona të varfra financiarisht e të pasura me talent, me klubet përfaqësues të së cilave janë.
Në këtë drejtim ka ndodhur një binjakëzim, jo me ndihmën e lojtarëve të vjetër por nga lidhjet e vjetra farefisnore të njërit nga udhëheqësit e shkollës Besëlidhja (tani Gallatasarai Kosova) dhe një anëtari të kryesisë së klubit të famshëm turk Gallatasarai.
Kjo disi më jep shpresë dhe besim se megjithatë do të ndërmerren hapat e duhur për zbulim të talentëve të rij por edhe të binjakëzimit të shkollave tona të futbollit me ato të Evropës perëndimore.
Kurbeti dhe Rita Ora
Xherdan Shaqiri, Granit e Taulant Xhaka, Blerim Xhemajli, Valon Behrami, Shefki Kuqi, etj. janë vetëm disa nga emrat e futbollistëve të cilët aktualisht mbrojnë ngjyrat e klubeve shumë të njohura evropiane, e shumë prej tyre edhe të kombëtareve jo shqiptare, e për të cilët është folur, debatuar e diskutuar aq shumë në mediat tona dhe në rrjetet sociale sa që polemikat zhvillohen edhe mbi bazë të cilësimit të tyre, si tradhtarë apo ambasador të futbollit shqiptarë. Ku është e vërteta?
Fillimisht të gjithë këta djelmosha nuk flasim mirë shqip edhe pse nga kryetari i FSHF-së cilësohen si shqipfolës, të gjithë janë me prejardhje nga trevat shqiptare, të gjithë janë me babë e nanë nga vise tona e të gjithë luajnë në klube të famshme evropiane, por asnjëri nuk e kishte famën që ka tash para se të luanin në përfaqësuesen zvicerane apo edhe të ndonjë përfaqësuese tjetër.
Të jetosh si refugjatë nuk është lehtë, sistemet në të cilat punojnë dhe veprojnë të thithin brenda dhe nuk të lënë me marr frymë, saqë edhe gjuha e nënës është vështirë e transmetueshme tek pasardhësit.
Kurbeti është i rënd. Duhet punë për pak bukë, për mbijetesë, dhe prindërit e këtyre talentëve nuk janë përjashtim, e kjo bënë që këta të mos kenë pasur aq shumë kohë e mundësi ti dedikohen fëmijëve për tu përkujdesur që e kaluara e tyre mos të humbet vrapimeve në fushat e blertë të futbollit ...
Por megjithëkëtë kjo nuk do të thotë që mos të bëhet më shumë, kjo nuk do të thotë se këta djelmosha nuk kanë mundur ta pranojnë kombëtaren KUQ E ZI, përkundër thash-e-thënave se FSHF-ja u ka kërkuar tholla, një mik i imi thotë ska bir none që e shtin shqiptarin me lujtë për ni kombtare tjetër po që se ai vërtet nihet shqiptarë. Mirë e ka...pikë.
Rita Ora, krejt kortezhin e saj e solli midis Prishtine, në këtë vend pa lumë, e incizoj këngën Shine ya light edhe pse në kontratën e saj nuk parashihet një gjë e tillë, ajo e bëri, ajo për më tepër, në secilën paraqitje nuk hamend të përmend se është shqiptare. Shiptarizma e saj mund të vërehet edhe tek tradita e saj kulturore, ku stëgjyshi i saj emëroj të birin (gjyshin e Ritës) me emrin Besim. Ska kush tmë bind se Rita nuk është patriote. Kaq për Ritën.
Konstatimi se të gjithë shqiptarët që përfaqësojnë Zvicrën apo ndonjë përfaqësuese tjetër nuk ishin aq të famshëm para se të luanin për kombëtaret respektive jep vetëm një dozë arsyetimi se pse ata zgjodhën përfaqësueset jo shqiptare, por gjithsesi jo arsyetim të arsyeshëm.
Ndërsa kur është fjala për Adnan Januzaj ai është i vetmi nga të gjithë talentët shqiptarë, i cili është bërë i famshëm para se të luaj për çfarëdo përfaqësuese, dhe kjo paksa ia ngushton komoditetin e arsyeshmërisë për mbrojtjen eventuale të ngjyrave të ndonjë përfaqësuese jo shqiptare.
Ndërsa deklaratave të babait të Adnanit, Abedinit, se FSHF-ja ia ka mbyll dyert vetit apo edhe se nuk ka pasur profesionalizëm në qasjen e Federatës për përfshirje të Adnanit në kombëtaren tone janë vërtetë të pamatura, madje naive dhe me plotë të drejt përfaqësuesit e FSHF-së konstatuan ndër të tjera se ato deklarata janë edhe të paqarta. Iniciativa Adnan thuaj po Shqipërisë besoj është ftesa më e mirë që do të ketë mundur të ketë një futbollist.
Pse Abedin nuk i the Adnanit ti thotë po kombëtares por arsyetohesh se nuk ke pas ftesë. Pse tek e fundit ti nuk shkove në Federatë e tu thuash po djali im është shqiptarë dhe do të përfaqësoj kombin e tij.
Ai duhet të pres ftesën - por kjo nuk është arsye që të mos përgjigjet pozitivisht kësaj ftese gjithëkombëtare. Përgjigja do të ishte thjesht një PO në ndonjë nga mediat tona apo edhe të huaj, madje edhe në ndonjë portal apo rrejt social mund të kishte pohuar ftesën e shqiptarëve.
Në fund prap për Abedinin, jo Adnanin se ai vërtetë është vetëm një i rritur që rishtazi nga fëmijëria ka kaluar në këtë stad, nëse një kryetarë i FSHF-së konstaton se po që se Adnani nuk e ndjen fanellën kuq e zi atëherë mund të luaj edhe për Serbinë, besoj se nuk është i rëndë sa pretendohet nga disa, kjo i bie gajle e madhe për cilën përfaqësuese luan nëse jo për atë nga i ka rrënjët, mund të luash për Bangladeshin, Anglinë, Senegalin apo edhe Serbinë përderisa nuk vesh fanellën KUQ e ZI luan kundër nesh.
Dhe të jeni të bindur po që se ndodh që ai të vije në trevat shqiptare me një përfaqësuese tjetër unë do jem i pari që do të vërshëllej Adnanint.
Por megjithatë e kaluara e Abedinit disa foto të familjarëve të tij të veshura me uniformë të UҪK-së më japin shpresë dhe besim se megjithatë në atë familje pulson fuqishëm shqiptarizma dhe se ky djalosh është i yni..., e pra ADNAN THUJ PO SHQIPËRISË.
Autori i këtij teksti është bashkëthemelues i shkollës së futbollit Shqiponjat e Bashkume dhe trajner i licencuar nga UEFA