Shkolla titiste e instaluar në LDK

Shkruar nga Ali Hertica
Le t´iu marrin nëpër gojë, t´iu përqeshin, t´iu dënojnë, t´iu burgosin e, madje edhe t´iu varin, por publikoni mendimin tuaj!
Isa Mustafa u rizgjodh ne krye te LDK-së përmes aklamacionit dhe duartrokitjeve te delegateve te cilët u zgjodhën bash sikur ne vitet kur ne këto ane pushtetin e kishte LKJ-ja.
Edhe atëherë zgjidheshin delegatet sipas kutit te partiakeve dhe u epeshin instruksionet se cili do te duhej te zgjidhej ne krye te partisë.
Tash kjo mode e bartur nga pushteti i dikurshëm i LKJ-së në LDK u bë standard i cili nëse nuk thyhet nga demokratet e vërtetë do te mbes edhe ne të ardhmen.
Zërat për mos pranim të rezultateve sa vijnë e shtohen dhe një ndarje e re nda lkj-istet dhe ldk-istet shihet ne horizont. Eskorta e Isa Mustafes dhe e Hamitve ia bene ashtu si deshën.
Ne këtë çorbe rol te madh luajti edhe kryetari i KK te Podujevës, z.Agim Veliu, i cili te gjithë delegatet e vet i zgjodhi me një qellim që të gjithë mundësisht ta eliminojnë secilin qe do të kandidohet për kryetar përpos Isa Mustafes dhe gjithsesi ta zgjedhin këtë me aklamacion pa kundër kandidat.
Ky e eliminoi edhe disa kuadro që njihen në opinion para shume vitesh si Nazmi Halimi, etj dhe te cilët posa e pa se do te zgjidhet delegate e thirri kryesine e degës ne Podujeve dhe e eliminoi kuvendin e një dege te fuqishme të qytetit.
Sabri Hamiti po ashtu u zgjodh ne Këshillin e Përgjithshëm të LDK-se pa qene i zgjedhur fare nga baza e vet.
Edhe ky u zgjodh sipas shkollës titiste me titull akademik dhe nj serviliyem si një matuf I leckosur endeca, mbase ky është rritur në këtë shkolle duke e anshkaluar praktiken rugoviane të zgjedhjes ne mënyrë demokratike.
Akademiku plagjiator i shume teksteve me klanin e tij të krijuar ka përfituar përvojë nga ajo thënia,, përçaj e sundo,, dhe gjithashtu ka marr mësim nga shkolla makjavelliste, sepse ky i lëshon kryetaret e mëparshëm posa te zgjidhet i riu, dhe kjo duke bërë puqe.
Kështu e ia hodhi Fatmir Sejdiut i cili sa ishte kryetar i LDK-së shtihej si kuadër dhe mbështetës i tij. Anëtarësia e LDK-së tani duhet që të konsolidohet në bazat demokratike dhe tu thotë ,,JO ,, këtyre bashibozukeve që e futen praktiken titiste në një parti si kjo qe ka tradita demokratike nga themeluesi dhe vizionari Rugova,kur është një qmenduri edhe nga pjella e te ndjerrit Rugova që ulën më këta maskarenj që po junjnë më vlerat intelektuale dhe popullin e mjeruar në varëferi.
Për të shkuar kjo mbrapshti kane punuar shërbime të ndryshme për ta montuar këtë situate e cila si një bombë që do të plas në të ardhmen e afërt.
Rigrupimi i demokrateve të rinjë dhe të frymes neorugioviane ku duhet që kërkesa e tyre për tu përsëritur serish zgjedhja e kryetarit të LDK-së me kundër kandidate do ishte rruga ma me mire për tu këndellur LDK-ja dhe për te marr forca te reja.