Shkëlzen Maliqi, "susta" e Thaçit dhe e Veselit!
Shkruar nga Faik Krasniqi
Shkëlzen Maliqi është djali i ish-sekretarit të Punëve të Brendshme të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës të Federatës Jugosllave, Mehmet Maliqi, i njohur dhe ndërkombëtarisht për ashpërsinë ndaj irredentistëve dhe nacionalistëve shqiptarë.
Jo vetëm i ati, por edhe i vëllai Gazmend Maliqi që ishte punëtor operativ i UDB-së në Prishtinë dhe përgjegjës për shumë keqtrajtime të shqiptarëve në vitet 80-ta.
Të kujtojmë se Edi Rama para disa vitesh Shkëlzen Maliqin e quante mashtrues ordiner kur ky i fundit organizonte sondazhet e ''Gani Bobit'' në Shqipëri i kontraktuar nga Klan.
Udhëheqësit e Shqipërisë duket e kanë të pamundur t'i shpëtojnë psikologjisë Bizantine. Rama pa dashje i bëri një të mirë Kosovës duke i larguar një person të padëshiruar për shqiptarët e Kosovës.
Shkëlzen Maliqi nuk është një intelektual i madh dhe as një intelektual i pavarur siç thoshte Edi Rama në justifikimin e panevojshëm të emërimit të tij si këshilltar për rajonin.
Kontributet e tij publicistike në gazetarinë e Kosovës janë produkte momenti dhe ka shumë pak gjëra që mund t'i ngelen kohës. Nuk është kurrsesi as i pavarur.
Të gjthë e dimë afërsinë e tij me Hashim Thaçin dhe PDK-në. Ka qenë këshilltar në disa ministri gjatë dy mandateve të udhëhequra nga Thaçi dhe PDK-ja.
Dihet edhe për bizneset e përbashkëta që kanë këta dytë, të publikuara nga mediat që janë nxjerrur nga Regjistrimi i bizneseve. Dihet edhe afërsia e tij me (ish) shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, ku me ''analizat'' e tij dhe debatet në TV dhe mediat tjera, shërbente si ''zëdhënës'' i tij dhe SHIK-ut.
Në shumicën e ''analizave'' të tij mbronte pisllëqet e Thaçit dhe qeverisë dhe atakonte opozitën, e sidomos kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Shpesh sulmet e tij i drejtonte edhe kah Vetëvendosja.
Por cak i sulmeve të tij (me siguri me urdhër të shefave të vetë, dihen marrëdhëniet jo të mira mes Veselit dhe Haradinaj) ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Anësia politike e Maliqit është parë hapur prej qeverisjes së Thaçit.
Thaçit sa herë i duhet për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, e përdor Maliqin si ''sustë''. Shkëlzen Maliqi duhet t'i sqaroi opinionit, se a është këshilltar i Edi Ramës apo vazhdon akoma të jetë zëdhënës dhe ''sustë'' e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!
(Autori është publicist nga Prishtina)