23 Dhjetor 2024

Shkatërruesit e atdheut dhe dhunuesit e mëmëdheut

Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora   

Shqipëria, si mohuese e bashkimit kombëtar: Në rrethana normale Shqipëria do të duhej të ishte apo ta luaj rolin e Panteonit apo strumbullarit - kërthizës ku lidhet pazgjithshëm e kaluara, e tashmja dhe ardhmëria e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Të gjitha shtetet - vendet e rajonit, këtë çështje e kanë rregulluar në mënyrë që i ka paisur me pasaporta të gjithë ata që e kanë vendin e origjinës shtetin që i ka lëshuar dokumentin e udhëtimt dhe të tjera pavarësisht se ku kanë jetuar apo ku kanë lindur.

Shqipëria këtë nuk e ka bërë përjashtuar rastet kur kanë pasur interese biznesi, kanë qenë bashkëmendimtarë  apo bashkëpjesëmarrës të një komuniteti kriminal të njëjtë, e kanë shitur shtetësinë për para, e kanë përdorur apo keqpërdorur për qëllme dhe nevoja politike duke paisur me pasaporta (madje edhe diplomatike) ata që tërë jetën kanë punuar kundër intereseve kombëtare, i kanë shërbyer qençe Jugosllavisë dhe Serbisë kurse, në pak raste kanë bërë vlerësime të drejta dhe parimore se kush duhet ta fitojë shtetësinë shqiptare. Ju kujtohet kur“gjyshi digjital“, për të mbajtur apo për të marrë pushtetin pati propozuar që gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të paisen me pasaporta të Shqipërisë.

Bashkësia Ndërkombëtare, e njohur për standarde të dyfishta dhe pafytyrësi menjëherë e kërcënoi Shqipërinë e cila u zboth me një shpejtësi të zërit por se nuk pati kërkesa të njëjta edhe për shtetet e tjera.

Shqipëria, që nga përmbysja e sistemit totalitarist kur u bë një kapërcim nga një diktaturë absolute në një demokraci komuniste të tipit të konvertimit të UNMIK -ut në EULEX, asnjëherë nuk ka  qenë e rrezikuar nga Greqia, Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia por, gjithnjë është rrezikuar nga vet shqiptarët, mafia politike dhe baronët e  drogës siku edhe trafikantët me qenie njerëzore.

Vet shqiptarët ia kanë futur flakën Shqipërisë duke e lënë pa kufij disa herë dhe, nga ky aspekt nuk mund të gjeni popull në Europë apo botë që ka punuar kundër vendit që të tjerët e mbrojnë me të gjitha mjetet .

 Tre persona kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën është sot Shqipëria, “Mbreti“ Zog, diktatori Hoxha dhe“gjyshi digjital“, Sali Berisha për faktin se kanë sunduar mbi shqiptarët kohën më të madhe, që nga shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912 e deri më sot. Që të tre kanë pasur detyrim kushtetues t’i bashkojnë trojet shqiptare e që nuk e kanë bërë .

“Mbreti“Zog, jo që nuk i ka bashkuar trojet shqiptare por edhe ka falur troje shqiptare për të mbetur në pushtet. Enver Hoxha, jo që nuk i ka bashkuar trojet shqioptare por as që ka lëvizur gishtin e vogël në vitin 1945 kur Kosova u detyrua t’i bashkohej Jugosllavisë.

Aradhat partizane të Shqipërisë, në vend që të radhiten në anën e nacionalistëve shqiptarë që nuk donin të qëndronin nën pushtimin sllav, ata në mënyrë aktive morën pjesë në shuarjen me gjak të kryengritjes së Drenicës që udhëhiqej nga Shaban Polluzhaa dhe Mehmet Gradica sikur që nuk e ndërmorrën asnjë veprim për ta parandaluar masakrën e Tivarit ku u vranë me mijëra e mijëra shqiptarë.

Sali Berisha, në kohën kur bashkësia ndërkombëtare i vuri embargo për furnizim me karburante Jugosllavisë kriminale për ta penguar lëvizjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave dhe serbe, liqnin e Shkodrës e shndërroi në treg të lirë për Jugosllavinë dhe Serbinë, në emër të një patriotizmi idiotesk.

Krejt këta alienë politikë ndikuan dhe po ndikojnë ta kemi një gjendje në Shqipëri ashtu si e kemi  sot.

Nëse i përcillni protestat e opozitës skajshmërisht të korruptuar, njerëzisht, komëtarisht, moralisht  dhe me udhëheqës të kriminalizuar deri në palcë, nuk ka pse të befasoheni për urrejtjen që e shprehin gjatë protestave, si ndaj institucioneve legjitime ashtu edhe ndaj objekteve ku janë vendosur këto institucione.

Po ta kishin këtë vendosmëri, vullnet dhe kriminalizim veprues kundër dukurive negative qëe kanë përfshirë gjithandej shtetin dhe politikën shqiptare, po ta kishin këtë gatishmëri për të mbrojtur Kosovën nga Serbia kriminale dhe fashiste që udhëhiqet nga kriminelët Vuçiq, Daçiq, Sheshel, Odalloviq, Vulin dhe të tjerët, opozita shqiptare do ta shkruante historinë, jo vetëm të Shqipërisë por edhe të tërë shqiptarisë.

Do të integrohej në Europë moti si pjesë e shëndoshë e demokracisë e jo si pjesa më e shëmtuar e vlerave njerëzore, si krimi i organizuar që po ndodhë sot.

Liderët e opozitës, me një të kaluar dhe të tashme puro kriminale, pa pasuri dhjetëra e qindra milionë euro të bëra nga krimi, me një patriotizëm primitiv folklorik, udhëheqin protestat duke bërë garë se kush po bënë më shumë dëm ndaj institucioneve, policisë dhe vet shtetit shqiptar.

Po kush është ai i marrë që do të investonte për të bërë biznes në Shqipëri në rrethanat aktuale kur nuk ekni siguri se hoteli ku jeni vendosur nuk do të shndërrohet në gërmadhë nga vandalët e opozitës, të manipuluar dhe udhëhequr nga liderë të korruptuar apo neronë modern, që, ndonëse artin nuk e kanë frymëzim për shkatërrimin e Shqipërisë përveç rrugaçërisë dhe banditizmit kriminal, nga motive të ulëta pikërisht këtë e bëjnë ?!

Cili është ai i marrë që do të bëjë turizëm në Shqipëri këtë vit e të mos ketë frikë se mund të bien në pritë të Bashës,“gjyshit digjital“apo Moninkës e të plaçkiten deti në lekun e fundit ?!

Ku e ka burimin ky sadizëm ndaj kundërshtarëve politikë e që trajtohem më keq se të ishin armiq apo robër lufte që e demonstron opozita ndaj pozitës sikur edhe ky mazohizëm që e ushtron opozita ndaj anëtarëve të saj përveç te krimbi i vetëshkatërrimt, i shndërruar tashmë në elefant të tërbuar që rrëzon çdo gjë që e gjen gjatë rrugëtimit vdekjeprurës dhe apokaliptik.

Po të ishte vetëm përgjegjësi e opozitës, do ishte vetëm gjysma e së keqes për faktin se e kemi një pozitë që ka legjitimitet dhe legalitet të mandatuar me votën e qytetarit dhe, e cila, gjithashtu është shumë e kriminalizuar.

E keqja e Shqipërisë qëndron në faktin se piramida sunduese përbëhet nga themeli i krimit të organizuar të të gjitha profileve e cila përfundon me një maje politike e përbërë nga politikanë të korruptuar që e mirëmbajnë  bazën kriminale dhe të cilët politikisht dhe fizikisht jetojnë dhe mbijetojnë falë kësaj baze të krimit të organizuar.

Në krye të pozitës është një kryeministër i cili me retorikën dominuese ndaj kundërshtarëve politikë, medieve dhe shoqërisë civile është shndërruar në një monstrum dhe kontabandues të demokracisë.

Besimin e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera jashtë Shqipërisë, Edi Rama e ka përdhunuar skajshmërisht.

Sloganet patriotike të brohoritura në Beograd, në fillim të rrugëtimit të tij drejt vendosjes së një diktature demokratike, të ripërsëritura çdoherë kur ka pasur nevojë për infuzion patriotik e që janë të ndërlidhura me probleme të mungesës së testosteronit e që për pasojë ka klimaksin politik dhe veprues, Edi Rama i ka përdorur si perde tymi që pëprdoret në dasmat provinciale ku këndojnë vlerat e dëshmuara kombëtare dhe artistike, Linda Morina dhe Daja i Kombinatit.

 Edi Rama i ka bërë lesh gazetarët e Kosovës duke ua caktuar rolin e palaços (ata që e kanë merituar), i ka fyer thuaja të gjithë politikanët e Kosovës përjashtuar këtu pjesën sijameze të vetes së tij, shumë më inferior në aspektin intelektual, politik e mos të flasim për ate retorik, Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Turkmenistanit (e kanë të përbashkët mik shpirti, zemre e sidomos interesi, demokratin e përmasave aziatike, Rexhep Hatip Erdoganin), zotëri Hashim Thaçi. në mënyrën më të paskrupullt i ka quajtur idiotër, mashtrues dhe gënjeshtarë politikanët e Kosovës duke ua shitur rrenën e vet të tjerëve.

Edi Ramës dhe Hashim Thaçit nuk iu pëlcet prapanica nëse Kosova humb territor përmes korigjimit të lehtë apo të rëndë të kufijve, ndërrimit të territoreve, tregëtimit me serbët dhe shqiptarët fatkeq që do të  shndërrohen në para të imta për pazare të mëdha me Serbinë midis kriminelëve Vuçiq dhe Daçiq dhe donkishotëve milionerë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Edi Ramës nuk i interesojnë kufijt e Kosovës sikur as edhe ata të Shqipërisë nëse nuk ka një interes dhe nuk mund t’i përdorë për ta mbajtur pushtetin. I tillë është edhe Hashimi, ky kallamar i ushqyer në hurdhat e Erdoganit dhe të Ramës.

Shqipëria nuk ka gjasa të dalë nga ky kaos i organizuar midis dy komuniteteve politike të kriminalizuara e që identifikohen si pozitë demokratike dhe opozitë demokratike. Lul Basha,“gjyshi digjital“dhe Kryemadhja mendjevogël nuk janë alternativa e Edi Ramës sikur që as Edi Rama nuk është mundësia për integrim të Shqipërisë.

 Lufta politike midis dy krahëve apo poleve politike të kriminalizuara e që udhëhiqen nga të korruptuarit bashkëpunues i ngjanë luftës së mafias për kontrollim të  tregut dhe shitjes së substancave narkotike.

I vetmi dallim është se të dy baronët, i pari don Edi, për shkak të kontrollit të pushtetit ka mundësi që në treg të nxjerrë kokainën, si më shumë fitimprurëse kurse baroni i opozitës, don Luloja për shkak të rrethanave aktuale nuk ka mundësi të shesë kokainë por, kur i ipet rasti e shet heroinën e në rastin më të keq i promovon prodhimet vendore të Lazaratit, Dibrës apo të Shkodrës.

Qoftë edhe figurativisht. Shqipëria ka nevojë për një forcë të re politike e cila nuk është e ngjizur nga banka e spermës politike të dhuruesve Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Prej“gjyshit digjiatl“, në këtë aspekt nuk ka aspak rrezik për faktin se banka e spermës që e ka deponuar 30 vite më parë, kur kishte potencë politike, është hedhur në mbeturina si material i papërdorshëm dhe i pareciklueshëm !

I ka mbetur që, kohë pas kohe ta lëshojë ndonjë pordhushe që nuk e shqetëson askend përveç se vet trembet nga pordha e tij . i vetmi rrezik është se kontribuon në ndotjen apo kontaminimin e mjedisit politik.

Politika në Shqipëri është shndërruar në politikë të fiseve apo familjeve mafioze, në mungesë të një alternative për të cilën Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë si peshku për ujë apo i humburi në shkretëtirën e Saharasë për një fije flladi. Kemi të drejtë të shpresojmë për këtë alternativë politike sepse, në të kundërtën, Ferrit të Dante Aligerit do t’i shtohen edhe disa rrathë  të  tjerë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)